- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Kanceri i prostatës, vrasësi kryesor i burrave në botë
Fri 28 Sep 2012 - 18:17
Kanceri i prostatës konsiderohet në botë si shkaktari kryesor i vdekjes së meshkujve. Cdo vit 117 burra në 100 mijë preken nga kjo sëmundje.
Praktikisht të dhënat tregojnë se 30% e burrave mbi 50 vjeç vuajnë nga kanceri i prostatës. Me rritjen e moshës rritet edhe risku për ta patur këtë patologji.
“Një përqindje shumë e madhe e meshkujve 70-80 vjeç do kenë probleme me prostatën. Pas moshës 45-vjeçare prostata zmadhohet, ndaj çdo mashkull duhet të shkojë patjetër tek mjeku”, shprehet mjeku Ened Kacorri.
Faiku është 50 vjeç. Ai nuk ndjen shqetësime specifike në lidhje me prostatën, por është drejtuar tek Spitali Amerikan për një kontroll rutinë. Nga ky kontroll doli se Faiku ka probleme me prostatën.
Mjafton një vizitë e thjeshtë për ta kapur në kohë këtë sëmundje dhe sipas mjekëve gjasat janë shumë të mira për trajtim kur ai kapet herët.
Statistikat në botë tregojnë se 2.4% e meshkujve nga mosha 41-50 vjeç preken nga kanceri i prostatës. Nga 51-60 vjeç vuajnë 13.3% e kësaj gjinie. 61-70 vjeç vuajnë 46.9% , ndërsa nga 71-80 vjeç vuajnë 53.4 % e burrave.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi