Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

KODI +355 REVOLTON BEOGRADIN Empty KODI +355 REVOLTON BEOGRADIN

Fri 7 Sep 2012 - 20:01
Message reputation : 100% (1 vote)
Ministri për Tregti të Jashtme dhe të Brendshme dhe Telekomunikacion, Rasim Lajiq, ka thënë se zëvendësimi i kodit telefonik nga ana e Kosovës, paraqet shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai ka thënë se sot e ka dërguar një notë proteste në Unionin Ndëtkombëtar për Telekomunikacion.

Lajiq, ka thënë se në letër ka kërkuar nga Unioni që të pengojë zbatimin e rezolutës, sepse sipas tij, nëse ajo zbatohet, në praktikë do të nënkuptojë që të gjitha telekomunikimet ndërkombëtare me Kosovën do të kalonin nëpërmjet Shqipërisë, me të cilën do të shkilej parimi i ekstrateritorialitetit në përdorimin e numrave ndërkombëtarë.

Edhe zëvendëshefja e Qeverisë së Serbisë për integrimet evropiane, Suzana Grubeshiq, ka reaguar ndaj rezolutës së hartuar nga Kuvendi I Kosovës, e cila kërkon që në vend të tri kodeve të huaja telefonike, të Serbisë, Monakos e Sllovenisë, të përdoret kodi telefonik i Shqipërisë.

Ajo ka thënë se marrë parsysh këtë fakt, bisedimet për telekomunikacion mes Prishtinës e Beogradit nuk do të jenë të lehta, por sipas saj, nuk i duhet dhënë rëndësi e madhe, “aktit të njëanshëm” të Kuvendit të Kosovës.

Rezoluta parasheh që Kosovës në rast të mosmarrjes së kodit të vet telefonik, atëherë t’i lejohet të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe heqjen e kodeve telefonike të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386.

Në projekt-rezolutë i bëhet thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kërkohet fillimi i negociatave me Republikën e Shqipërisë.

Për shkak se nuk është anëtare e OKB-së, Kosova edhe më tej nuk mund ta ketë kodin e vet telefonik. (rel)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi