Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fshihet nga e dashura, rrezikon jeten Empty Fshihet nga e dashura, rrezikon jeten

Sat 8 Sep 2012 - 0:02
Fshihet nga e dashura, rrezikon jeten Rusi-tubacioni-rrezikon-jeten-300x225Rrezikon jetën vetëm e vetëm për “t’i shpëtuar të dashurës”. Historia e një të riu rus, i cili u fsheh në tubacionet e shkarkimit të mbeturinave në një pallat në Rusi për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për të.
31-vjecari, në përpjekje për t’iu shmangur të dashurës, “hidhet” në tubacionet e mbeturinave nga kati i tetë i pallatit shumëkatësh ku banonte.
Fshihet nga e dashura, rrezikon jeten
Ka mundur të lëvizë për tre katë më poshtë duke mbërritur deri në katin e pestë, por më pas ka ngecur.
Për minuta të tëra është pëpjekur të lëvizë, por pa ia arritur qëllimit.
Më pas dorëzohet e godet me forcë tubacionet, duke shkaktuar zhurmë në mënyrë që të dëgjonin fqinjët.
Këta të fundit, pasi kanë dëgjuar zhurmën dhe të qarat e 31-vjecarit, kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit. Për të shpëtuar jetën e të riut, është dashur prerja e tubacionit.
Policia ruse tha se kjo është hera e dytë që një person ngec në këto tubacione. Edhe në rastin e parë, fatmirësisht nuk pati viktima.
Pallatet e kohës së komunizmit në Rusi, janë të pajisur edhe me një tubacion që shërben për shkarkimin e mbeturinave, i hequr vertikalisht në mes të shkallëve zbritëse, model i ndjekur për të shmangur daljen jashtë banesave të banorëve kur termometri shënon dhjetra gradë nën zero. (Top Channel / Lezha.eu)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi