Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femrat preferojne meshkuj me tipare te ashpra Empty Femrat preferojne meshkuj me tipare te ashpra

Sat 8 Sep 2012 - 0:06
Femrat parapëlqejnë burrat me pamje të ashpër, të egër e që duken se do të shpërthejnë nga çasti në çast nga testosteroni, në vend të atyre me tipare të ëmbla e delikate.Dhe kjo ka rezultuar nga studimet dhe anketat e ndryshme të realizuara nga biologë e shkencëtarë të njohur evolucionistë.Femrat preferojne meshkuj me tipare te ashpraNjë grup shkencëtarësh nga universiteti “St Andreës”, në Skoci, ka publikuar një artikull më këtë temë ku rezultonte se fytyrat burrërore më nofulla katrore e tipare të ashpra, vijnë si rezultat i niveleve të larta të testosteronit. Ndërkohë që sipas këtyre evolucionistëve, arsyeja për të cilën këto trajta rezultonin tërheqëse ishte pasi këto shenja flasin për një nivel të lartë testosteroni në organizëm, të cilit i duhet bashkangjitur edhe një sistem shumë i mirë imunitar.
Kështu pra, një mashkull që ka arritur maturitetin seksual, pavarësisht nivelit të lartë të testosteronit, ka shumë gjasa që të zotërojë mbrojtje imunitare shumë më të mira se normalisht, gjë që mund ta transmetojë edhe te të bijtë. Ky është edhe lajmi i mirë.
Lajmi i keq është që në rastin e një mashkulli me nivel shumë të lartë testosteroni, shtohen së tepërmi edhe shanset që ai të dashurojë shumë në çastin e parë dhe të lodhet me të njëjtën shpejtësi, duke kërkuar menjëherë dashurinë tjetër: kështu që, në rastet kur femrat kanë ndër mend të krijojnë familje e të gjejnë një baba të mirë për fëmijët, në shumicën e rasteve i hedhin sytë nga meshkujt me trajta më të ëmbla e me sjellje më të butë.
Preferencat e grave
Sidoqoftë, të dhënat mbi llojin e fytyrës që parapëlqejnë gratë flasin për preferenca thuajse të njëjta në të dy rastet. Problemi që u veçua nga ky grup shkencëtarësh ishte që këto barazi në preferenca mund vijnë si shkak i realitetit në të cilin jetojmë sot, ku gratë ndjekin strategji të ndryshme riprodhimi, ose mund të jetë rezultat i mënyrës me të cilën u zhvilluan eksperimentet në fjalë.
Në përgjithësi, u kryen duke u bazuar mbi fotografi të modifikuara virtualisht, në mënyrë që meshkujt të shfaqeshin më burrërorë ose më pak. Lezha.eu Duke qenë se grupe të ndryshme studiuesish kanë ndjekur mënyra të ndryshme manipulimi, shtohet mundësia që femrat e përfshira në këto eksperimente të kenë reaguar ndaj diçkaje që në të vërtetë kishte të bënte vetëm me metodat e përdorura dhe jo kundrejt fytyrave që u tregoheshin: ndoshta do të silleshin në mënyra shumë të ndryshme, në rast se do të bëhej fjalë për fytyra reale.
U ndoqën tre mënyra manipulimi: e para u realizua duke shkrirë tiparet e burrave e grave mesatare, për t’i dhënë më pas formë një fytyre mashkullore; e dyta niset nga një seri fytyrash, të cilat më parë janë përzgjedhur në bazë të burrërisë së tyre, duke pasur njëherësh parasysh edhe rëndësinë e ngjyrës së lëkurës; metoda e tretë bazohet në imitimin e ndryshimeve që pëson realisht fytyra e meshkujve, kur kalon nga mosha e pubertetit në moshën madhore. Është e vërtetë që femrat preferojnë nivele të ndryshme burrërie.
Por vazhdohet vetëm me lajme të këqija për “burrat e vërtetë”. Studime të zhvilluara në të shkuarën bënin të ditur që, pavarësisht preferencave, femrat tërhiqeshin nga trajtat burrërore vetëm gjatë fazës së pjellorisë, efekti bie kur vjen fjala te lidhjet e qëndrueshme. Evolucioni i ka rregulluar gjërat në mënyrë të atillë që në rast se gruaja e tradhton burrin, ka shanse të përfitojë së tepërmi në planin fizik e në sistemin imunitar, duke nxjerrë në dritë fëmijë meshkuj e të bukur si etërit. (Tirana Observer / Lezha.eu)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi