- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Programi ekonomik, Spahiu: Kosova e Shqipëria të heqin pikat doganore
Sat 8 Sep 2012 - 14:28
Tiranë, 8 shator 2012, NOA - Aleanca KuqeZi prezantoi sot identë e saj për zhvillimin ekonomik të vendit. Departamenti ekonomik i AK, i drejtuar nga Prof. Dashamir Uruçi theksoi se vizioni i AK është për zbatimin e politikave të reja fiskale, që do të mbështesin fuqishëm biznesin dhe prodhimin vendas si dhe një program të ashpër në luftën kundër monopoleve në sektorët më strategjik të ekonomisë.
Ndërsa kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu kjo lëvizje ka program të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga varfëria. "Shqiptarët janë populli më i varfër në Europë. Ata janë më të varfrit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe trojet e tjera etnike. Aleanca KuqeZi do realizoj vendime të rëndësishme për të nxjerrë Shqiptarët nga mjerimi. Shqiptarët duhet të ndërtojnë urgjent një vizion të ri për zhvillimin ekonomik mbi pasuritë kombëtare. Shqiptarët jetojnë në tokën dhe nëntokën më të pasur në rajon por janë populli i mbytur në mjerim dhe varfëri", tha Spahiu.
Ai shtoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të unifikojnë programet e zhvillimit dhe reformat ekonomike. “I bëjmë thirrje shtetasit Sali Berisha dhe Kryeministrit Hashim Thaçi që 28 nëntori të jetë afati i fundit që shqiptarët mbajnë pika doganore dhe pika kufitare kontrolli. Shqipëria duhet të jetë e para dhe më pas Kosova që të heqin urgjentisht brenda 2 muajsh barrierat doganore dhe ato kufitare pasi aleanca KuqeZi ka përgatitur strategjinë e modelit BENELUXIT shqiptar. Aleanca KuqeZi kërkon që hapësira shqiptare të mos ketë të njëjtat mure dhe barriera siç ka Shqipëria me Greqinë apo me Italinë”, tha Spahiu.
a.k/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi