Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gratë e stresuara nga puna, rrezikohen nga diabeti Empty Gratë e stresuara nga puna, rrezikohen nga diabeti

Sat 8 Sep 2012 - 23:55
Gratë e stresuara nga puna, rrezikohen nga diabeti Stres_ne_pune-300x199Stresi në punë, përgjegjës për fillimin e diabetit tek gratë.

E thotë një studim i institutit të punës dhe shëndetit në Toronto. Çështja është shumë e rëndësishme sidomos në ditët kur sapo je kthyer nga pushimet dhe futesh menjëherë nën stresin e punës.

Studiuesit konfirmojnë se gratë e prekura nga stresi i punës janë më të rrezikuara nga diabeti i tipit 2 krahasuar me kolegët meshkuj. Arsyeja? Është shumë e thjeshtë: Gratë shpesh e nxjerrin stresin tek ushqimi, mbi të gjitha hidhen mbi ëmbëlsirat.

Stresi në punë lejon krijimin e një hormoni të quajtur kortisol. Përveç kësaj, duket se ka dhe ndërhyrje në sistemin neuroendokrin dhe atë imunitar.

Sipas studimit, gratë e kanë më të lartë nivelin e stresit. Kjo, për arsye se ato mbartin stres të vazhdueshëm edhe për probleme të tjera familjare. Studiuesit mendojnë se për ta larguar, e rëndësishme është që ky stres të shfryhet diku. Gratë e gjejnë zgjidhjen tek një pako e madhe me çokollata, e cila pa dyshim që nuk i bën të ndihen më pak të stresuara përveç se u shkakton diabetin. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi