Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nënat e stresuara lindin fëmijë homoseksualë Empty Nënat e stresuara lindin fëmijë homoseksualë

Wed 5 Feb 2014 - 0:55
Nënat e stresuara lindin fëmijë homoseksualë Stressed-pregnant-womanNjë neuro-shkencetar holandez ka studiuar për vite me radhë mënyrën e jetesës së një nëne gjatë shtatzënisë. Sipas, profesor Dick Swaab mënyra e jetesës së nënës luan një rol jetik në seksualitetin e foshnjës.

Profesori Dick Swaab nëpërmjet librit të publikuar dhe të shumëpërfolur arrin në konkluzionin se gratë që janë të stresuara, konsumojnë duhan, alkool dhe drogëra të ndryshme, fëmijët e seksit mashkull do të lindin homoseksualë. E njëjta gjë edhe për bebet e seksit femër. Shkencëtari ka arritur në këtë përfundim, pas disa vitesh kërkimi në këtë fushë.

“Gratë shtatzëna që kalojnë stres kanë më shumë mundësi që të lindin fëmijë homoseksualë, sepse rrisin nivelin e hormoneve të kortizolit që ndikon në prodhimin e hormoneve të seksit të fetusit”.

Ky studim pohon gjithashtu sesa më shumë vëllezër më të mëdhenj të ketë një djalë, aq më shumë rritet mundësia e tij për t’u bërë homoseksual. Homoseksualiteti vjen për shkak të përgjigjes imune të nënës ndaj substancave mashkullore të prodhuara nga foshnjat djem në barkun e nënës, një përgjigje që forcohet me çdo shtatzëni që kalohet.

Nga ana tjetër shkencëtarë të tjerë besojnë se, orientimi seksual i një fëmije ndikohet direkt nga edukimi në familje dhe në shoqëri. Doktori Swaab apelon që të gjitha femrat që duan të bëhen nëna të jenë të kujdesshme dhe të mos konsumojnë duhan dhe alkool.

Ndërsa partnerët e tyre meshkujt gjatë 9 muajve të shtatzënisë të bëjnë të pamundurën për t’i bërë bashkëshortet të ndihen të lumtura, që të mos përjetojnë stres.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi