Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si t’i përgjysmoni kaloritë e ushqimit tuaj të preferuar? Empty Si t’i përgjysmoni kaloritë e ushqimit tuaj të preferuar?

Sun 9 Sep 2012 - 0:37
Si t’i përgjysmoni kaloritë e ushqimit tuaj të preferuar? 349ap37Shpesh nuk është një zgjedhje, por e vetmja mënyrë e mundshme për të zëvendësuar një vakt. Arsyeja e parë që preferohet shumë nga njerëzit është se gjendet lehtësisht kudo, konsumohet shpejt dhe nuk do shumë kohë për t’u përgatitur për ta marrë me vete në punë.Pra sanduiçi është zgjidhja e duhur për ata që punojnë, vetëm se duhet të kenë kujdes me asortimentet që i fusin brenda. Le ta zbulojmë më poshtë se cilat janë rreziqet që mund të shmangen.

Buka me pak kalori dhe jo shumë e mbushur bën diferencën

Gjëja e parë që duhet të bëni është të zgjidhni bukën e duhur: natyrisht ato që përmbajnë pak kalori nuk kanë yndyrna, dhe janë të ashtuquajturat bukë të zakonshme, që kanë 260 deri në 290 kalori. Më mirë akoma do të ishte përdorimi i bukës integrale, sepse është më e pasur me fibra, ka më pak kalori dhe është më e shijshme, gjë që ndihmon për të mos e tepruar me përbërësit që do të mbushet.

Kombinimi i mbushjes

Nga pikëpamja kalorike, “shokët” idealë për paninen janë proshuta krudo dhe djadhërat si rikota: të dyja bashkë përmbajnë 70 kalori, por duke mos e kaluar masën e 30 gramëve.

Ata që pëlqejnë djathin duhet ta dinë se 30 gramë djathë i staxhionuar përmban 120-140 kalori, ndërsa mocarela ka 200 kalori. Kështu që bëni kujdes me kombinimet: nëse nuk doni të hiqni dorë nga paninja me proshutë krudo dhe mocarela, atëherë është mirë të përgjysmoni sasinë e dy përbërësve.

Provoni kombinim të kripur dhe të ëmbël

Një rol të veçantë kanë edhe përbërësit e tjerë, siç janë gjethet e sallatës, domatet e prera në feta, turshitë: në këtë rast duke i shtuar asortimentet e lartpërmendura nuk ju rrezikohet dieta nëse nuk përdorni vaj dhe majonezë.

Për t’i dhënë më shumë shije sanduiçit tuaj mund të provoni një përzierje frutash dhe perimesh, duke zgjedhur për shembull feta dardhe, molle, pjeshke, fiq, ananas dhe rrush: shija e frutave përzihet mirë me të perimeve, djathit dhe proshutës dhe nuk peshojnë shumë në peshoren e kalorive.

Përdorni lëng limoni

Kur përgatisni një sanduiç në shtëpi (ose kur e blini në ndonjë fast-food), shtojini disa pika limoni dhe nëse është e mundur edhe fruta që hahen me lëkurë, duke shmangur pjesët e bardha. Limoni që është i pasur me acide organike, enzima, vitamina dhe kripëra minerale, e bën më të tretshëm sanduiçin dhe i jep një shije më të mirë, që kënaq stomakun dhe shmang përdorimin e kripës, vajit, salcave dhe përbërësve të tjerë. Nëse pëlqeni më shumë sallamet, mund ta shoqëroni lëngun e limonit me pak vaj ulliri dhe ta lini 30 minuta në qetësi para përdorimit. Të njëjtën përzierje mund ta përdorni edhe kur përdorni salmon, ton, ose peshk shpatë të prerë në feta ose të tymosur. Në këtë rast limoni është përbërësi i duhur për t’i dhënë më shumë shije sanduiçit.

Majonezë? Më mirë kos

Nëse ju pëlqejnë sanduiçet e lyer me salca kremoze, mos e teproni me majonezën ose salcat e tjera të gatshme, që duke qenë se janë të pasura me gjalpë dhe vezë, edhe në doza të vogla (një lugë e vogël për shembull) rrisin kaloritë 100-150 kalori sa herë që përdoren. Për të shmangur rrezikun e shtimit në peshë, mund ta zëvendësoni majonezën me një salcë të përgatitur me pak kos natyral të skremuar: ky përbërës jo vetëm që i jep shije sanduiçit, por është efikas edhe për djegien natyrore të yndyrnave.


Burimi/balkanweb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi