Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shenjat dhe simptomat e varesise ndaj internetit Empty Shenjat dhe simptomat e varesise ndaj internetit

Sun 9 Sep 2012 - 15:54
Të gjithë ne, gëzojmë të mirat që na vijnë nga përdorimi i internetit dhe për shumicën prej nesh është një mjet i domosdoshëm për punë, edukim dhe komunikim.Koha e kaluar në internet mund të jetë jashtëzakonisht produktive për disa persona, ndërsa për disa të tjerë përdorimi i sëmurë i internetit mund të ndërhyjë në jetën e përditshme, në punë, dhe në marrëdhëniet e tjera sociale.
Ja simptomat e varesise ndaj internetit
Kur ndiheni më rehat me shokun tuaj në internet sesa kur e takoni atë nga afër, ose kur ju jeni duke luajtur lojëra, kumar,etj., madje edhe kur ajo ka pasoja negative në jetën tuaj, sërish ju vazhdoni ta bëni atë duke neglizhuar gjithçka. Ndaj është zgjedhur materiali i mëposhtëm, për të dhënë informacion se si të kuptojmë simptomat e varësisë ndaj internetit dhe si të rivendosim balancat në jetën tonë. Ky shkrim është në vazhdim të asaj që kemi thënë në numrin e kaluar pikërisht për këtë problem, dhe në numrin tjetër do njiheni edhe me këshillat se si mund të veprojmë për ta ndaluar këtë gjë.
Përdorimi i shëndetshëm vs sëmurë (abuzues) i internetit
Interneti ofron një burim të vazhdueshëm, gjithnjë në ndryshim të informimit dhe argëtimit, dhe mund të përdorim nga telefonat më të sofistikuar deri tek laptopët dhe kompjuterat, rrjetet sociale, të cilët të mundësojnë 2 llojet e komunikimit, atë publik dhe atë anonim rreth çdo teme.
Por kur bëhet problem përdorimi i internetit?
Përdorimi i internetit nga çdo person është i ndryshëm. Ju mund të keni nevojë të përdorni internetin gjerësisht për punën tuaj, për shembull, ose ju mund të mbështeteni në faqet e rrjeteve sociale për të qëndruar në kontakt me familjen dhe miqtë e largët. Shpenzimi i një kohe shumë të gjatë në internet bëhet një problem kur thith shumë nga koha juaj, aq shumë sa ju bën të lini pas dore marrëdhëniet tuaja, punën, shkollën, ose gjëra të tjera të rëndësishme në jetën tuaj. Nëse sjellja juaj abuzive vazhdon të përsëritet pavarësisht nga pasojat negative, atëherë është koha për të arritur një balancë të re dhe për t’i dhënë vëmendjen e duhur kësaj gjëje.
Faktorët e rrezikut për varësinë ndaj internetit dhe kompjuterit
Ju jeni në rrezik më të madh, nëse: Vuani nga ankthi.
Ju mund ta përdorni internetin për të shkëputur veten nga shqetësimet dhe frika, por një çrregullim ankthi mund të kontribuojë gjithashtu në kontrollin e tepruar të e-mailit dhe përdorimin e sëmurë të internetit.
Ju jeni në një gjendje depresive.
Interneti mund të jetë një ikje nga ndjenjat e depresionit, por varësia ndaj tij kontribuon më tej në izolim, stres dhe vetmi.
Ju mungon mbështetja sociale.
Këta persona shpesh, përdorin faqet e rrjeteve sociale për të dërguar mesazhe, për të luajtur online, si një mënyrë e sigurt për krijimin e marrëdhënieve të reja dhe i ndihmon për të pasur më shumë besim në lidhje me të tjerët.
Ju jeni një adoleshent i pakënaqur.
Ju mund të pyesni se ku mund të ndiheni më mirë dhe në komunikimin në internet mund të ndjeheni më rehat se në jetën e vërtetë me shokët tuaj.
Ju bëni një jetë më pak aktive se ajo që keni bërë dikur.
Ju mund të keni aftësi të kufizuara në të ecur ose mund të keni prindër të cilët nuk ju lejojnë që të dilni shumë shpesh. Kjo ju shtyn të zëvendësoni gjithçka me internetin dhe kompjuterin.
Ndjeheni të stresuar.
Disa njerëz e përdorin internetin për lehtësimin e stresit, pa e ditur që ai mund të ketë një efekt të kundërt. Sa më shumë kohë të shpenzoni online, aq më shumë do të rritet niveli i stresit.
Shenjat dhe simptomat e varësisë ndaj internetit
Shenjat e varësisë ndryshojnë nga një person tek tjetri. Për shembull, nuk ka orë të përcaktuara në ditë ose numër mesazhesh të dërguara që tregojnë varësinë e internetit. Por, këtu janë disa shenja të përgjithshme paralajmëruese, që përdorimi i internetit nga ana juaj mund të jetë bërë një problem:
Të humbasësh sensin e kohës.
A ju ndodh ta gjeni veten në internet më gjatë se sa e keni menduar? Futeni për pak minuta dhe qëndroni disa orë? A ndjeheni i inatosur nëse koha juaj në internet është ndërprerë?
Vështirësi në kryerjen e detyrave në punë ose në shtëpi.
A ju ka ndodhur që gjysmën e detyrave nuk e keni mbaruar, sepse keni qenë i zënë duke qëndruar online?
Izolimi nga familja dhe miqtë.
A është jeta juaj sociale më e varfër për shkak të gjithë kohës që ju kaloni online? A jeni duke neglizhuar familjen dhe miqtë tuaj? A mendoni se askush në jetën tuaj “reale” – madje edhe njeriu juaj më i afërt, nuk ju kupton si shokët tuaj online?
Ndjenja faji në lidhje me përdorimin tuaj të internetit.
A i gënjeni njerëzit që ju rrethojnë në lidhje me sasinë e kohës që ju kaloni në kompjuter dhe çfarë bëni ndërsa jeni online?
Ndjenja euforie ndërkohë që je i përfshirë në aktivitetet e internetit.
A e keni përdorur internetin si një “prizë” kur ndjeheni i trishtuar, apo për kënaqësi seksuale apo eksitim? A keni provuar për të kufizuar kohën tuaj të internetit, por nuk ia keni arritur?
Simptomat fizike të varësisë ndaj internetit
Kjo varësi mund të shkaktojë parehati fizike të tilla si:
Sindromi i kyçit të dorës (dhimbje dhe mpirje në duar dhe kyçe)
Probleme me sytë dhe shikimin
Dhimbje të shpinës dhe të qafës, dhimbje koke të rënda
Shqetësime gjatë gjumit
Shtim i theksuar në peshë ose humbje peshe (Gazeta Shqiptare / Lezha.eu)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi