- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Pedagogët grekë, zënë punë në Shqipëri: Ka paga të larta
Sun 9 Sep 2012 - 17:53
Athinë, 8 shtator, NOA - Duket se i ka ardhur fundi kohës kur shqiptarët
e dëshpëruar endeshin rrugëve të Greqisë, me shpresën e gjetjes së një
vendi pune.
Tashmë, janë grekët, ata që duket se po i “hedhin një sy” terrenit të Shqipërisë për të punuar.
Madje, një gjë të tillë po e marrin në konsideratë edhe grekët që u
përkasin shtresave të larta intelektuale të vendit fqinj, si përshembull
ata të sektorit akademik.
Dukuri kjo, që në fakt, është cituar nga vetë mediat greke, të cilat
kanë treguar me detaje sesi pedagogët e kolegjeve apo universiteteve në
Greqi, po shfaqin interesim e tyre për të dhënë mësim në institucionet
arsimore shqiptare.
Saktësisht, e përditshmja greke, “Kathimerini” apo dhe “Greek Reporter”,
citojnë të flasë mbi një çështje të tillë vetë rektorin e Universitetit
të Janinës, Triantafyllos Albanis. Sipas të cilit, Shqipëria fqinje,
pse jo, mund të jetë një mundësi e mirë për akademikët grekë, kjo edhe
sepse në këtë vend, ka institucione të larta private arsimore të cilat
avancojnë sipas programeve mësimore europiane ose amerikane (ku këto të
fundit, njihen dhe janë të ngjashme me homologet e tyre greke).
Por ndër të tjera, ky rektor i një universiteti të rëndësishëm grek, nuk
e përjashton mundësinë e bashkëpunimit të stafit akademik grek, me atë
shqiptar, edhe për faktin, sepse ofertat që sipas tij, paraqesin
institucionet arsimore shqiptare, janë me leverdi.
Konkretisht, ai ka treguar sesi këta të fundit propozojnë për pedagogët
grekë paga të larta, transport të garantuar dhe madje, edhe mbulimin e
shpenzimeve të qëndrimit të tyre në Shqipëri ...
“Disa përfaqësues të shkollave shqiptare kërkuan të takohen me mua në
zyrën time. Mendova se qëllimi i këtij takimi, do të ishte ai i
diskutimeve në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin
kërkimor, por ata donin të ofronin në fakt, një pozitë të mirë në
Shqipëri për disa profesorë të Universitetit tonë", bëri me dije për
mediat greke, rektori Triantafyllos Albanis.
Ndërsa ka përfunduar, se një variant tjetër për profesorët grekë, është
edhe ai i të punuarit në universitete të ngjashme në Bullgari, prej të
cilëve, gjithashtu, sipas tij, u kanë mbërritur oferta të mira.
Kurse gazeta “Kathimerini” ka raportuar tashmë se disa profesorë grekë
kanë lëvizur për në Arabinë Saudite apo Katar, për paga më të larta dhe
marrëveshje 3-vjeçare.
e.t/noa

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi