Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Te gjesh nje pune ne Shqiperi Empty Te gjesh nje pune ne Shqiperi

Mon 15 Aug 2011 - 13:23
Je i papune?

Sapo je diplomuar dhe nuk gjen dot akoma nje pune? Ke filluar te shqetesohesh per te ardhmen tende? Mos u frikeso, sepse pasi te lexosh dhe te ndjekesh nje Guide qe do tia dedikojme vetem kesaj ceshtjeje, shanset e tua per te gjetur nje pune do te jene shume here me te medha sesa jane tani.

A e di pse nuk gjen dot pune?

Para se te dish si te gjesh nje pune, ne fillim ti duhet te dish se cfare te pengon ta gjesh nje ne vendin tend. Keto qe po listoj me poshte mund te jene disa nga arsyet e mundshme:

Mundesite e punesimit jane te limituara, ose nuk ka fare: Ndryshimi ndermjet nje niveli te madh papunesie me mungesen totale per tu punesuar eshte se, ne rastin e pare ka disa mundesi per tu punesuar, por jane te limituara ne numer. Kjo do te thote qe vetem me te miret do ti marrin punet. Ne rastin e dyte, edhe pse mund te jesh me i miri prape nuk do te jesh ne gjendje qe te gjesh nje pune.
Papunesi shume e larte: Disa vende kane me te vertete nje perqindje shume te larte te papunesise.
Mungesa e aftesive te nevojshme: Ka raste kur nuk zoteron aftesite e nevojshme per ta fituar nje pune, edhe pse mund te egzistoje si mundesi punesimi. Pershembull ti nuk do te jesh ne gjendje ta fitosh nje pune si sekretare pa marre vesh pak nga kompjuteri.
Nuk di te prezantosh veten: Nese ti ke aftesi te dobeta komunikative, per te dhene interviste apo per te shkruar nje rezyme, mund te kesh shume probleme per te gjetur nje pune te pershtatshme.
Cfare te besh per te gjetur nje pune?

Le ti marrim te gjitha rastet me siper nje nga nje dhe te nxjerrim konkluzionet sesi duhet te merremi me to.

Mundesite e punesimit jane te limituara ose nuk ka fare: Ne fillim fare duhet te dini se ky rast eshte me te vertete shume i rralle, dhe ne te shumten e rasteve ngaterrohet me “Nivelin e larte te papunesise”, kujdes nuk jane e njejta gje. Po marrim rastin tipik te nje shqiptari i cili nuk gjen dot pune. Ne fakt ky rast eshte nje shoku im, i cili nuk kishte asnje njohuri dhe aftesi tjeter pervec atyre qe merr nga universiteti. Duke mos u detyruar nga shkolla, ai nuk bente as kurse te gjuheve te huaja, as kuse kompjuteri etj. Problemi i ketij personi eshte se ai ishte totalisht i bindur se nuk kishte mundesi punesimi, ne koken e tij ky vend ku jetojme nuk ka asnje vend pune ku te kerkosh nje pune. Ai mendonte se problemi i vertete ishte me vendin, kur ne realitet problemi ishte me ate vete, jo me vendin. Perqindja e larte e papunesise do te thote qe vetem personat vertete te zote dhe te talentuar mund ti fitojne punet, kurse njerzit normale (si ai) do te lihen prapa.Ai duke mos e pasur kete avantazhin e te qenurit i zoti ne ate pune, mendoi duke u genjyer nga vete mendja e tij se problemi ishte me vendin. Besimi se ” nuk ka mundesi punesimi ne kte vend” ishte nje besim fallco dhe nje vleresim i pasakte i llogjikes se ketij personi, dhe i kushtoi atij shanset per te gjetur nje pune te pershtatshme. Nese e sheh veten ne nje situate te ngjashme, sigurohu qe te testosh besimet e tua, dhe te kuptosh nese problemi eshte me te vertete me vendin apo me ty. Vetem pasi ti te sigurohesh mire se problemi nuk eshte me ty por me vendin, se megjithese je shume i zoti ti prape nuk gjen dot pune, vetem nese eshte kjo, atehere ti mund te marresh ne konsiderate opsionin per te emigruar ne nje vend tjeter.
Nivel shume i larte i papunesise: Sic e permenda me pare, nje nivel shume i larte i papunesise nuk do te thote se ti nuk mund te gjesh dot pune, por do te thote se ti duhet te jesh pak me i mire se konkurentet e tu, qe ta fitosh keshtu punen pa asnje problem. Ta diferencosh veten nga te tjeret eshte shume e lehte: Ti duhet te jesh unik dhe ndryshe, qe ne tregun e punes perkthehet se ti duhet te kesh me shume shkathtesi, aftesi dhe cilesi se konkurentet e tu. Pra meso nje gjuhe tjeter, nje program kompjuterik tjeter, bej kurse shtese ne profilin tend, ose bej nje master per te. Cdo gje qe mund ta besh, e cila mund te te diferencoje ty nga masa e njerezve te tjere, do ta beje rezumene tende te duket me bukur se ajo e qindra veteve te tjere qe aplikojne per te njejtin vend pune. Kjo do ti rrise shume shanset per te fituar nje pune.
Mungesa totale e aftesive te nevojshme: Nese ky eshte rasti yt atehere cfare po pret akoma? Pse nuk shkon te punosh per ti fituar keto aftesi qe tani? Edhe pse shume gjera nuk i meson dot pa e provuar nje pune ne praktike, prape ti mund ta krijosh nje ide per ate pune me pak praktikime jashte pune, te pakten sa per te kaluar intervisten e punes. Psh nese ti do te punosh si nje llogaritar, ti duhet te njohesh te pakten Excel-in. Cfare pret qe te te thoje intervistuesi nese ti i thua se nuk ke asnje eksperience me software dhe nuk i ke perdorur kurre me pare? Nese ky eshte shkaku pse ti nuk gjen dot pune atehere eshte faji yt. Fillo te permiresohesh tani para se te jete shume vone.
Nuk di te prezantosh veten: Ky eshte problemi me i lehte per tu zgjidhur nese ti je gati per ate pune, nese je i zoti per te dhe e vetmja gje qe duhet te besh eshte te mesosh te prezantosh veten. Per kete mund te shkruhet nje postim me vete sepse nuk eshte problem injorance e personit qe e ka kte problem, por nderthuren faktore si druajtja stresi, ankthi dhe disa probleme te tjera qe ndodhin ne menyre subkoshiente por pengojne per te shfaqur nje performance te bukur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi