Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil Empty Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil

Thu 15 Nov 2012 - 19:38
Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil 276262_100001318806680_762540152_n
Engjëllushe Kosturi është një nga vajzat me të bukura të Korçës, ndoshta më e bukura. Për shumë njerëz ajo është hirushja e këtij qyteti. Vështrimi i saj është magjepsës, eleganca e saj është rrëqethëse. Kjo vajzë i përket komunitetit rom. Vjen nga një familje e vjetër e Korçës.
Të parët e saj kanë qenë tregtarë të dëgjuar. Në festivalin e vitit 2010, të organizuar në Maqedoni, ku merrnin pjesë të gjitha vajzat rome të Ballkanit ajo u vlerësua si vajza më e bukur e tyre. Por tashmë Engjëllushja ka filluar të mendojë për një largim të përhershëm nga Shqipëria. E shikon si të pamundur, mbijetesën në këtë vend. Engjëllushte Kosturi ka vendosur të kërkojë azil. Cilat janë motivet që po e nxisnin të ndërmarrë një hap të tillë na i shpjegon vetë Engjëlushte Kosturi, në këtë rrëfim për “Shekullin”. Kosturi rrëfen për përpjekjet e saj për të dal mbi paragjykimet që e kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj jetës.
Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil Romja
Me nervozizëm, por edhe me përlotje nëpër dhëmb ajo tregon rrugën drejtë së bukurës, ku në rastin e fundit ëndrra i ngeli në mes. Dëshira e saj ishte të merrte pjesë në “Miss Albania”. Por në momentin që pohoi se ishte Rome, rruga e saj drejtë kurorës u mbyll “papritur”.

Ju keni vendosur të shndërroheni në një azilkërkuese, cilat janë arsyet?

Tashmë u bënë dy vjet, që ndihem e dëshpëruar. Kam kuptuar, se mbijetesa për ne romët është e vështirë. Edhe pse mund të shndërrohesh në një “heroinë” me shpresën për t’ia dalë mbanë, përsëri arritja e qëllimeve të mia mbetet pamundësi. Vjen një moment që njeriu nis të mendojë, për realizimin e ëndrrave të veta, por pikërisht në këtë çast nis të kuptojë se përpara tij ndodhet një mur i madh, i pakapërcyeshëm. Ky mur është diskriminimit që na bëhet, në çdo hap të jetës që hedhim. Dhe kjo është tejet dëshpëruese. Për këtë arsye kam vendosur të kërkoj azil në çdo vend të botës, kudo që të jetë e mundur.
Bukuroshja rome: Në Shqipëri nuk më japin as punë, do kërkojë azil Romja%203
Doni të thoni se jeni përballur me përvoja të tilla?

Sigurisht që po, por fillimisht dëshiroj të them se kur isha tepër e vogël nuk mendoja kështu, ndoshta nga që nuk arrija ta kuptoja dot botën. Ndërsa rritesha, në shpirtin tim diçka nisi të ndryshonte, por sërish bota ime e vogël ishte e mbushur me shpresa dhe magji të shumta. Në vitin 2010, mora pjesë në festivalin ballkanik që zhvillohej në Maqedoni, ku merrnin pjesë vajzat më të bukura rome të të gjithë Ballkanit. Isha edhe unë atje, dhe kjo gjë ishte mjaft domethënëse për mua. U vlerësova si vajza më bukur e të gjitha pjesëmarrëseve. Pata përshtypjen se kisha filluar të fluturoja mbi retë. Bota m’u duk më e bukur, më e dashur, e mbushur me shpresë dhe jetë, por gjithçka do të përfundonte këtu. Dhe e dini pse? Sepse jam vajzë rome!

Dhe kur u shënua çasti më i vështirë për ju?

Pas festivali Ballkanik të Maqedonisë, sërish në vitin 2010 mora pjesë te “Miss Korça”. U vlerësova si shoqëruesja e parë e “Miss Korçës”. Tashmë kisha filluar të ndërtoja një ëndërr të madhe. Besoja se askush nuk do të donte të bëhej pengesë e jetës time. Kam lindur në Shqipëri dhe ndihem po aq shqiptare sa gjithë të tjerët. Ishte kjo arsye që më nxiti të merrja pjesë edhe te festivali “Miss Albania ” në Tiranë. Shumë vajza u paraqitën në atë konkurrim, ndoshta ishin 300, nuk mund ta them me saktësi. Isha e vetmja vajzë që përfaqësoja Korçën. Dola fituese në përzgjedhjen e parë, dola fituese edhe në përzgjedhjen e dytë, do të kisha qenë fituese edhe në përzgjedhjen e tretë, por pikërisht në këtë fazë të konkurrimit unë deklarova se isha vajzë rome. Fill pas kësaj unë nuk u përzgjodha më. Për herë të parë kuptova se të jesh rome nuk ishte një gjë e mirë.

Çfarë ndodhi në jetën tuaj pas kësaj?

Pësova tronditjen më të madhe të jetës time. Bëra gjithçka që ishte e mundur që unë të vijoja konkurrimin, por kjo gjë nuk ndodhi. Më premtuan se do të më ftonin vitin e ardhshëm, bëhej fjalë për këtë vit, por ftesa sërish nuk mbërriti në shtëpinë time. Tashmë nuk jam vetëm unë që vuan dëshpërimin e madh, por e gjithë familja. Edhe ata mendojnë ashtu si mua: Vajzat rome nuk mund të marrin pjesë në festivale bukurie, ato nuk mund të përfaqësojnë as qytet e tyre shqiptarë ku kanë lindur e janë rritur. Pas gjithë këtyre, më thoni ju, a kam të drejtë të kërkoj azil kudo që të jetë ai, në cilindo vend të botës? Më thoni, a kam të drejtë të përmbush edhe unë ëndrrat e mia, ashtu si gjithë të tjerët? Më thoni, cili dotë ishte ai vend i botës që do të më thoshte: “Jo Engjëllushe ju nuk mund ta përfitoni të drejtën e azilit?

Vepror Hasani/infoshqip/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi