Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Analisti
Analisti
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 35
<b>Hobi</b> Hobi : Leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjilan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/09/2012

GMT - 1 Hours Femra islame shqiptare dhe 'arroganca politike' e pseudopatriotëve!

Sun 9 Sep 2012 - 19:50

Ditëve të fundit çështja e femrës muslimane u ngrit në shkallë të lartë të preokupimeve të politikës diletante dhe politikës së diletantëve të organeve shtetërore në Kosovë. Në këtë rast 'fajtor kujdestar' ishte shamia (jo: ferexhja apo peqja) e një femre intelektuale muslimane. Konkretisht, disa politikanë në anonimitet të etshëm për poena politikë në llogari të një femre muslimane shqiptare duke harruar se nami prej politikani dhe diplomati fitohet me intelektualizëm, urtësi dhe këmbëngulësi politike, e jo me denigrim dhe cenim të të drejtave më elementare njerëzore: të drejtën e mënyrës së vesh-mbathjes, kulturës së ushqimit, banimit etj.



Në këtë reagim më nxitën disa veprime 'joekuilibruese' të të 'rebeluarëve' kosovarë në Gjermani. Sipas asaj që pamë në TV, prej tyre më i zëshmi ishte zotëri Sherif Konjufca. Për këtë arsye, do ta bëj publike një informatë, që edhe zotëri Konjufcës do të mund t'i shërbej si material për memoaret e tij prej politikani.



Po filloj ...



Prej 21. 06. 1998 deri 15. 12. 1999 isha në vuajtje të dënimit 7 vjeçar në burgun e Zajeçarit në Serbi. Sigurisht se edhe zotëri Konjufcës i kujtohet ky burg, sepse sipas të dhënave verbale të zyrtarëve të burgut, edhe ai ka qenë në këtë burg para disa viteve si i burgosur politik. Për dallim nga unë, ku i kalova 18 muaj burg në izolim total bashkë me disa të tjerë si Sejfullahun nga Gjakova, Muhametin nga Istogu, Fadilin nga Ferizaji, dy Bekimët nga Ajvalia, Gazmendin nga Prizreni, e shumë të tjerë, me malltretim, provokim dhe me zvogëlim të ushqimit dhe të të gjitha të drejtave tjera kundrejt të burgosurve vendorë, zotëri Konjufca në kohën e tij kishte kaluar kohën më të madhe në tipin e lirë të këtij burgu. Zyrtari i burgut, mbikëqyrësi serb me përkatësi partiake radikal i Sheshelit, nga pëshpërtitjet e të burgosurve, kuptuam se e kishte emrin Dragan (?), më tha: Përse bëhesh kokëfortë, përse nuk pranon të dalësh në tipin e lirë, do të punosh ngapak, por do të jesh në natyrë të pastër. E sheh se je shëndetlig. Në të kundërtën, do të kalben eshtrat në betonin e burgut dhe do të verbohesh nga terri... Iu përgjigja se nuk dua të punoj, qoftë nëse e kaloj tërë burgun në izolim. Më tha: Ja, ju hoxhët jeni fundamentalistë, nuk jeni kooperativë. Një kolegë i yti, Konjufca dhe disa të tjerë, para disa viteve, ishin më të arsueshëm, më të mençur. I njeh!? Se ai ka qenë kooperativ dhe se ka kaluar mirë këtu me ne tregon fakti se ai edhe këtë kohë vjen për biznis në Zajeçar dhe na viziton, pijmë diçka dhe këmbejmë mendime.



Koha kur m'i tha këto fjalë ishte ndërmjet korrikut 1998 - janarit 1999. Disa herë kam menduar: si mund ta bëj këtë Konjufca, qoftë edhe për tregti dhe të ngjashme.



Mirëpo, ...



Me konstituimin e organeve kosovare zotëri Konjufca doli në sipërfaqe. Detyrë me rëndësi vitale. Edhe atëherë kam menduar edhe sot mendoj se nëse në tërë këtë ka edhe një atom të vërtete, e duhet të ketë, Konjufca nuk ka vend në politikën kosovare. Jo që dua ta anametoj, por sepse meriton. Në anën tjetër, ...



Vallë, përse Konjufca nuk merret me të kaluarën e tij, me miqësinë e tij me serbët edhe në kohën e krimeve të rënda serbe në Kosovë (1989 e këndej), por merret me veshjen e bashkëkombases së tij shqiptare, të nderuarës Besa Ismaili, të cilën nuk e njoh as tërthorazi. Vallë, po harron Konjufca dhe partizanët tjerë se shamia është veshje fetare islame, por edhe kombëtare shqiptare deri në ditët tona. Po harrojnë zotërinjtë se edhe nënat e loket e tyre kanë bartur e bartin edhe sot shami. Po harrojnë se të drejtat elementare njerëzore nënkuptojnë të respektosh diversitetin fetar, kulturor, politik e jo të bësh veprime primitive. Dëshiruam ne apo jo, Kosova është ajo që është. Kosovën nuk ka nevojë ta çojmë në Perëndim sepse ajo gjeografikisht është aty. Evropa nuk mund të mashtrohet nga 'arrogancat' e politikës arrogante dhe të politikanëve diletantë, por me punë serioze dhe vizione afatgjate, me politikë të shëndoshë e jo me matrapazë përfitimesh ekonomike e politike. Pas gjithë kësaj mendoj se të tillët vendin e kanë minimum në dorëheqje, politikisht dhe moralisht.



Në vazhdim do t'i cekim disa probleme, pak më larg polemikave ditore, me shpresë që të jemi patriotë edhe kur duhet ta pranojmë faktin.



Çështja e femrës në islam është një nga problemet që më së shumti iriton Perëndimin dhe pseudopatriotët shqiptarë. Sipas tyre, një ndër problemet që më së shumti provokojnë është institucioni i poligamisë, i cili është shprehje barbare e pangopësisë seksuale të mashkullit, mbeturinë e kohëve primitive e të ngjashme, andaj sa më parë duhet sjellur lirinë e plotë seksuale. Një intelektual ballkanas u kundërvihet mendimeve evropiane duke konsideruar se "poligamia islame nuk është ndonjë institucion "seksual", por zë fill në rrethanat specifike shoqërore-historike dhe në parimet e caktuara ideale. Në pyetje janë rrethanat e fillimit të misionit islam, në shenjë të luftërave të pakursyeshme, kur formalizimi i poligamisë u ka ofruar siguri grave që në po ato luftëra kanë humbur mbështetjen e meshkujve. Në aspekt të parimit medoemos duhet të ceket se bashkësitë poligame vetëm në rastet e rralla lejohen, "që është më tepër mundësi teorike se reale e njeriut." Ky intelektual vazhdon e thotë se: "Palës që gjykon poligaminë mund t'i shtrohet pyetja se çfarë mbështetje morale mund të ketë kritika apo gjykimi i poligamisë që vjen nga kultura, ku praktika e pabesisë martesore dhe e këmbimit seksual të bashkëshortëve tashmë është bërë një institucion i ekonomisë seksuale që shpallet edhe me anë të komunikimit masiv, ku zhvillohet 'poligamia' praktike, joformale ose amorfe në bazë të motivacioneve më të ulëta".



Ai më tej thotë se "poligamia islame është pakrahasueshëm institucion më civilizues, që zë fill në parime të dashurisë dhe paraqet mbrojtje të sigurt nga anarkia dhe promiskuiteti seksual ..."



Kurse shkrimtari i njohur francez, Stendali, duke u përgjigjur në paragjykimet perëndimore rreth femrës në Islam, thotë: "Nën tendën e zezë të arabit beduin duhet kërkuar shembullin dhe atdheun e dashurisë së mirëfilltë ... Shihet se ne kemi qenë barbarë në raport me Orientin kur kemi shkuar që këtë dashuri ta çrregullojmë me luftërat tona kryqtare."



Njëri ndër teologët më të mëdhenj boshnjakë të të gjitha kohëve, H. Gjozo, në këto insinuata përgjigjet mjeshtërisht, duke pohuar: "Dispozitat islame kanë parasysh nevojat fiziologjike dhe biologjike të njeriut. Nëse meshkuj dhe femra me nevoja të njëjta fiziologjike dhe biologjike kanë nevojë për njëri-tjetrin, pse këto lidhje mos të legalizohen, duke pasur parasysh dinjitetin, detyrimet dhe përgjegjësitë. Lidhjet intime vihen nën kontroll shoqëror, në faza të caktuara historike, për ta ruajtur shoqërinë nga deformimet, seksomania dhe hipererotizmi, apo për t'i mbrojtur femrat dhe fëmijët."



Se çfarë ndodh aty ku ndalohet poligamia ligjore, mund të shohim nga një shënim statistikor, i cili ndonëse i vjetër, megjithatë dëfton tragjedinë e modernizmit. Në vitin 1936 Turqia ndaloi poligaminë, e pas tetë vjetëve, ministri i Punëve të Brendshme në Kuvendin Popullor shpalli:



3.229.318 - lindje të fshehta nga prostitucioni



923.325 - martesa të fshehta



1.849.511 - aborte të fshehta



6.002.154 - krime si pasojë e ligjit.



Aktualiteti ynë është shumë më tragjik, sepse rreth vetes kemi kriminelë të shumëfishtë të mbrojtur nga shteti.



Njëri nga njohësit më të mirë të Sheri'atit në botën bashkëkohore, J. Karadavi, bën vrojtimin vijues: "Perëndimi i krishterë i kritikon muslimanët për poligaminë, kurse në anën tjetër ua lejon meshkujve të vetë të kenë shumë dashnore, duke i injoruar të gjitha kufizimet dhe përgjegjësitë ligjore ose etike ndaj gruas ose ndaj rrjedhës që pason nga poligamia joligjore, jofetare dhe jomorale. "Sipas tij, femrat janë para tri alternativave: 1) të jetojnë tërë jetën të vetmuara, 2) të jenë objekt kënaqësie për burrat e huaj, dhe 3) të martohen me njerëz të martuar që mund t'i furnizojnë dhe t'i respektojnë





Po ashtu, edhe çështja e barazimit absolut ndërmjet mashkullit dhe femrës, në të cilin insistohet me të madhe është absurde. Barazia "është e pakuptimtë po në atë mënyrë sikur edhe diskutimi mbi barazinë e trëndafilit dhe jaseminit. Çdonjëri ka aromën e vet, formën e vet dhe bukurinë e vet. Mashkulli dhe femra nuk janë të njëjtë; çdonjëri ka funksione dhe karakteristika të ndryshme. Femrat nuk janë të barabarta me meshkujt pikërisht për atë shkak që as meshkujt nuk janë të barabartë me femrat. Islami i koncipon funksionet e tyre në shoqërinë muslimane jo si antagoniste por si komplementariste. Çdonjëri ka detyrat e caktuara që janë në pajtim me natyrat dhe konstitucionet specifike."



"Barazia moderne", në të cilën insiston Perëndimi, është aplikimi i një parimi juridiko-social në një domen krejt të papërshtatshëm, me çka nivelizohen dallimet objektive psiko-fizike kurse femrës i bëhet dyfish e padrejtë: me represionin e natyrës së saj, përkatësisë "femërores", dhe me humbjen e privilegjeve që në shoqërinë normale implikon natyrën e njëjtë. Prapavija ekonomike e "barazisë" është përdorimi demagogjik i atij parimi në funksion të alibit, me të cilin mbulohet sistemi i eksploatimit fizik dhe shpirtëror të femrave në universumin e mbyllur të prodhimit dhe konsumit." Prandaj, ndryshe nga Evropa, në Islam femra dhe mashkulli janë të barabartë në dinjitet, në arsimim, në edukim, në aktivitete e të tjera, varësisht nga predispozicionet psiko-fizike, e assesi a priori në çdo aspekt.



Në pamundësi që të lëshohemi në hollësi, mund të konstatojmë se paragjykimet evroperëndimore gjenezën e tërheqin duke filluar nga tradita biblike, në trashëgiminë greko-romake, në kryqëzatat e inkuizicionin famëkeq, në paraqitjen e osmanlinjve në trollin evropian, e deri te kolonializmi e neokolonializmi, përkatësisht në modernizmin bashkëkohor, personifikim i të cilit është edhe Ibrahim Rugova, dorë e zgjatur e masonizmit dhe Vatikanit, por edhe e një varg intelektualësh tjerë, të cilëve nuk u mungon dija, por sinqeriteti ndaj popullit. Në vend që këta 'laramanë' t'i shërbejnë popullit,

populli u shërben atyre të jetojnë një jetë 'mbreti nga përrallat', larg nga populli dhe lart popullit por asesi në favor të popullit.



Mjerë populli nëse këta politikanë do ta mbanin të drejtën e jetës dhe jojetës.

Përshtati: F.M
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

GMT - 1 Hours Re: Femra islame shqiptare dhe 'arroganca politike' e pseudopatriotëve!

Tue 11 Sep 2012 - 17:42
Nji material shum i mire dhe me shuuuum argumente.. ja vlen te lexohet..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi