- kemiAnetari ri
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 5
Hobi : merke
Vendndodhja : Austria
Anetaresuar : 04/03/2010
Italiania pranon fenë islame ne qendrën kulturore shqiptare të Perxhonos(Trento)
Sat 6 Mar 2010 - 0:19
Më datë, 12.02.2010, ditë e xhuma, festë javore e muslimanëve të mbarë botes, ku të gjithë të larë e të parfumosur rendin të gëzuar me dritë në sy drejt xhamisë. Është drita që na ka thënë Profeti ynë (s.a.v.s), kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, atij do t'i qëndrojë një dritë mbi trupin e tij nga ajo xhuma deri në tjetrën...
Gra e burra fëmijë dhe pleq të gjithë i lënë impenjimet për t'iu lutur Allahut të Madhëruar në këtë ditë të shenjte.
Në xhaminë e vogël të Perxhines të mbushur plot e përplot me njerëz, hareja dhe gëzimi ndihej që larg, sepse përveç gëzimit të festes javore sot kishte edhe një gëzim tjetër; motra jonë Antonella shqipton shehadetin duke bërë publike pranimin e fesë islame, ja pra ky është gëzimi muslimaneve sot, xhematit tonë iu shtua edhe një grua besimtare italiane, e para e cila shpreh në qendrën tonë Islamin.
Pas hytbes që e mbajti hoxha i nderuar i kësaj xhamie, e cila theksonte rëndësinë e të qenit mesatar, "Ummete wesata" (siç ka thënë Allahu xh.sh) dhe mbas faljes së xhumasë; kryetari i qendrës tonë kulturore, Altin Braka prezanton Antonelen (Samira në Islam), e cila më pas fillon të shprehi shehadetin para xhematit e shoqëruar nga takbiret e shumta, që sikur donin të thoshin mirëserdhe në fenë e pastër të Allahut! Allahu të pranoftë!
Antonella, shkurtimisht rrëfen se si arriti në njohjen e islamit:
"Historia e njohjes së Islamit për mua është shumë e hershme, ajo që më ka shtyrë të njoh këtë fe ka qenë kurioziteti im, për të njohur një kulturë të re, si kultura arabe. Kontakti im i parë me Islamin ka qenë kur nëna ime më dhuroi një libër i cili fliste për Muhamedin, e ky libër ka bërë që të reflektoj mbi këtë gjë të re për mua, që më parë se kisha njohur. Por, përveç këtij libri asgjë më shumë, sepse nuk kisha mundësi ta njihja më shumë fenë islame, nuk kishte internet. Më vonë kur shkova në shkollën 8-vjeçare, aty në librin e fesë flitej për Islamin, kështu fillova të thellohem më shumë në njohuritë e mia mbi këtë fe. Në shkollë të mesme fillova të kem dyshime në fenë time, dhe shpesh i bëja pyetje vetes: Jezuzi është Zot apo Profet i Tij?
Më pas nisa të lexoj Kur'anin, dhe në veten time kisha një ndjesi të ndryshme nga ajo kur lexoja Biblën. Pas disa vitesh takova një Sociolog të fesë, laik, i cili më fliste për fenë Islame. Këtu arrita të kuptoj më shumë mbi këtë fe. Më pas duke lexuar Kur'anin arrita në përfundim se Islami është rruga ime... dhe këtu i dhashë fund dyshimeve të mija që kisha më parë!
Para se të vija sot në xhami po lexoja këtë ajet kur'anor: "Allahu shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të tij), rënqethen lëkurat e atyre që i kanë frikë Zotit të tyre, e pastaj me përkujtim ndaj Allahut u qetësohen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky libër është udhëzimi i Allahut, me të udhëzon atë qe do..." (Ez-Zumer: 23)
Ja, pra, këtë që përshkruan ky ajet, kam ndier dhe unë kur lexova Kur'anin.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi