Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Protesta në Tiranë: Klasa shqiptare politike të bashkohet sa më parë Empty Protesta në Tiranë: Klasa shqiptare politike të bashkohet sa më parë

Tue 13 Mar 2012 - 20:25
Kuvendi Civil, në bashkëpunim me UNIKOMB dhe Tifozat Kuqezi, dënuan sot në një manifestim para ambasadës sjelljen e autoriteteve maqedonase, duke i quajtur veprime naziskine dhe të patolerueshme. Anëtari i Kryesisë së Kuvendit Civil, Taulant Capa,

i bëri thirrje në emër të grupimit protestues, faktorit ndërkombëtar, që të reagojë sa më parë dhe të mos bëjnë vëzhguesit sehirxhinj të destabilizimit.



"Vetëm në pak javë janë vrarë 2 shqiptarë, plagosur 30 të tjerë, djegur flamuri shqiptar dhe sjellje të tjera nacionaliste të tepruara. Si faktori ndërkombëtar, ashtu dhe politika shqiptare pasive dhe e pudrosur, kanë heshtur në mënyrë të padenjë. Nacionalizmat agresive janë atavizma me prapavija ideologjike, raciste fetare, shpirti i një bote të pashpirt në ditët e sotme. Shqiptarët etnikë akuzojnë shtetin maqedonas së ka dalë nga kontrolli duke lejuar nacionalizmin sllavo-maqedonas me dukuri naziskine. Përgjegjësia është e segmenteve shtetërore të inkriminuara që përdorin pseudonacionalizmin dhe e shesin si argument për pushtet”, ka thënë Capa, për të vijuar më pas se Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar, ndërsa faktori ndërkombëtar të ndërhyrje një orë e më parë.

“Të respektohet marrëveshja e Ohrit dhe faktori ndërkombëtar të ndërhyjë në mënyrë urgjente, sa pa qenë vonë. Klasa shqiptare politike në Maqedoni të heqë dorë nga përçarja dhe të bashkohet sa më parë. Kurse klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë të mos bëjë sehir, por të jetë parimore, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen. Situata kaotike në Ballkan ka një zgjidhje të vetme. Rishikimin territorial dhe secili të marrë atë që i takon. Zgjidhja është bashkimi i shqiptarëve", ka deklaruar Capa në emër të Kuvendit Civil.

..............................................................................

Në Burrel (Shqipëri) digjet flamuri i Maqedonisë (VIDEO)