Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Pandeli Majko: Zogizmi im Empty Pandeli Majko: Zogizmi im

Sat 15 Sep 2012 - 17:42
Pandeli Majko: Zogizmi im Pandeli_Majko2Në shtyp ka dy ditë që po lexoj historinë time si “zogist”… Kush më njeh përfshi dhe zogistët, e dinë që nuk jam i tillë! Ajo që më vjen keq, është se ky debat po vjen brenda logjikës së lojës së kryeministrit aktual me historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nga PANDELI MAJKO

Ky debat filloi me deklarimin tim se largimi i mbretit Zog nga Shqipëria ishte akt juridik që zyrtarizoi pushtimin e Shqipërisë… Ironikja, është që kjo ishte thjesht një përsëritje e asaj që kam thënë edhe më parë! Duket se jemi në një situatë të “re”…! Pas kësaj pashë, që sipas disave, i kisha dalë në mbrojtje me këtë deklaratë një tradhtari, hajduti, vrasësi dhe ku dihet çfarë tjetër…

Si të mos mjaftonte kjo, Kryeministrit Berisha deklaroi se “i paska ardhur keq” që unë mund të bëhem “kurban” i mbretërisë”!?

Në vendin tonë gabimet përsëriten pasi nuk ka kujtesë historike të ndërtuar në principe të qarta. Ajo që ka ndodhur është “kokëngrënia” dhe ndërtimi i të vërtetave të njëanshme të cilat prodhojnë keqpërdorimin e politikës mbi faktet dhe historinë.

Unë nuk jam historian! Por, di që Partia Demokratike e nisi rrugëtimin e saj si “Noliste”… U vendos edhe një bust i peshkopit patriot Fan Noli, për këtë arsye, midis godinës së Akademisë së Shkencave. Sot ai bust është lëvizur!…

Shpresoj që media ta ketë ende në arkiv mospranimin e familjes mbretërore dhe Leka Zogut në aeroportin e Tiranës kur ai u kthye në vendlindje pas vitit 1992! Sigurisht urdhrin për këtë e dha dikush që ka kthyer mendjen sot!…

Në 1997, të gjitha partitë politike, përfshirë edhe republikanin Godo, ishin të pranishme për t’ia uruar mirëseardhjen Leka Zogut në Shqipëri në një nga sallat e Hotel Rognerit. Unë isha aty me vendimin e Kryesisë së PSSH për të përfaqësuar qëndrimin miratues të saj. Në atë takim mungonte vetëm një parti. Kjo ishte Partia Demokratike.

Kush e propozoi referendumin për monarkinë si një çështje ende e hapur në tavolinën e partive në 1997? Një gjë është e sigurtë që PD dhe presidenti i kohës ishin në pozitat e atij që “e pranoi” atë…

Mendoj se pavarësisht se çfarë ndodhi pas zgjedhjeve të 1997-ës me përplasjet përpara zyrave të KQZ-së mes policisë dhe turmës ku ishte edhe Leka Zogu i veshur ushtarak, çdokush që kuptonte “lojën” politike të atëhershme, e dinte se kush ishte “mjeshtri” i këtij kurthi….

Në 2002 dhe më pas ishte qeverisja socialiste ajo që hapi dyert për familjen mbretërore dhe dhënien e një statusi ligjor për të… Nuk kam dëgjuar “psherëtima” nga askush në atë kohë se po “rehabilitojmë vrasësit apo kolaboracionistët”…

Dikush nga LSI paska deklaruar se është me Luigj Gurakuqin dhe jo me Zogun! Me sa di, anëtarë të kësaj partie mbanin nga krahu në zbritjen nga avioni nënën mbretëreshë në 2002… Për të mos diskutuar pastaj faktin që po bashkëqeverisin… me legalistët!Pandeli Majko: Zogizmi im Zogist-300x192Në këtë histori tragjikomike ka një lojtar të vjetër që bën herë “mbrojtësin” e herë “sulmuesin”. Ky është Sali Berisha! Ai e ka ditur se duke ngritur “lart” figurën e Zogut në të vërtetë absolute të historisë shqiptare do të zgjojë nervozizmin e shqiptarëve të cilët mendojnë se 100 vjet shtet nuk është vetëm kaq! Ai e di këtë! Doktori dinak e di se kjo lojë për “pronësinë” e historisë nxjerr të fituar sidomos atë. E lodhur nga qeverisja, pas 22 vjetësh histori politike me ulje dhe ngritje, pyetja therrëse për PD-në është se çfarë profili partie është ky grupim njerëzish që qeverisin Shqipërinë aktualisht?

Ambienti social i qeverisjes aktuale shqiptare është produkt i postkomunizmit dhe dyzimit të tij. Ajo me sjelljet e fundit ndaj të vërtetave të historisë shtetformuese të Shqipërisë na fton të vazhdojmë jetën e dyfishtë, që mendon ndryshe dhe flet ndryshe. Ky proces vjen i ngjizur nga një kulturë “konvertimi” e cila është bërë virusi më domethënës i krizës së tranzicionit të shoqërisë shqiptare. Kjo kulturë është baza e një imoraliteti politik që të bënte dje nga komunist në demokrat dhe nga opozitar në pushtetar sot, pa respektuar asnjë kod etike apo vullnet politik të votuesve. Kulti i maskarait politik po kthehet aktualisht në moral!

Unë ja vlerësoj “teknikën” politike Sali Berishës, ndaj nuk dua të replikoj me askënd tek zërat e shqetësuar për “zogizmin” tim… Qetësisht ftoj të ngrihet cilindo në nivelin e pjesëmarrësve të Konferencës së Pezës dhe fondamenteve të nisjes së LANC-it ku legalistët ishin pjesë integrale deri në Shtabin e Përgjithshëm të saj. Komunistët i pranuan legalistët si partnerë ndryshe nga Balli Kombëtar, derisa ndodhi divorci i njohur. Partinë Komuniste mund ta akuzosh për shumë gjëra por në bashkëpunimin me kolaboracionistët ajo ka pasur më shumë se “vijë të kuqe”…

Ky debat i nisur ka kuptim! Ai padyshim do të ndjellë “korbat” e çdo ane por padyshim ata nuk janë problemi por rezultat i tij. Problemi që ngacmon aktualisht ndërgjegjen e çdo shqiptari është raporti me të vërtetën në historinë tonë kombëtare.

Unë hyj tek njerëzit që refuzoj të pranoj që në 100 vjet shtet jemi drejtuar nga një hajdut dhe kolaboracionist (!) dhe nga një diktator i dyshuar për homoseksual (!)… Unë besoj tek gjakftohtësia që koha na këshillon të vlerësojmë me qetësi. Ahmet Zogut t’i jepet ajo që i takon duke ja vlerësuar aktet dhe analizuar gabimet. Enver Hoxhës po ashtu. Dhe pa dyshim edhe për cilindo tjetër nesër, duke krijuar kështu “simfoninë” e munguar të historisë sonë kombëtare dhe paqen me të kaluarën tonë të përbashkët…

Unë nuk jam historian. Jam vetëm një njeri që kujtoj se para zgjedhjeve të 2009 në një sallë të mbushur plot me të rinj e të reja të FRESSH-it, në pallatin e kongreseve, midis duartrokitjeve u deklarua se pjesëmarrës si i ftuar ishte edhe princi… nipi i Ahmet Zogut! Mua, nuk e fsheh më janë mbushur sytë. Nipi i armikut tonë zyrtar të historisë politike të vjetër dhe të re ishte aty.

Një histori që miqtë e mi të Legalitetit ma kanë treguar vetë, thotë se në vitet ‘60-të kur Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, legalistët në emigracion u organizuan e dolën edhe me deklarime se në se Shqipëria sulmohej, ata do të vinin dhe të bëheshin “ushtarë të Enver Hoxhës”… Kjo është padyshim veç gjuhë shqiptarësh.

Gabimet shqiptare të historisë janë të lidhura me luftën për pushtet. Aty shfaqen defekte dhe probleme të cilat nxisin qeveritarët të bashkëpunojnë edhe me kundërshtarët historikë të shqiptarëve. Kjo ka ndodhur dhe ndodh!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi