Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pandeli Majko: “Jam me origjinë gjermane, mbiemri im është Memeci” Empty Pandeli Majko: “Jam me origjinë gjermane, mbiemri im është Memeci”

Wed 20 Mar 2013 - 20:31
Pandeli Majko: “Jam me origjinë gjermane, mbiemri im është Memeci” Spiro-majko-193x300
Deputeti socialist, Pandeli Majko, i nxitur edhe nga diskutimi në Kuvend i ndryshimit të emrit të komunës Liqenas në “Pustec”, për të cilin ai fillimisht ishte kundër e më pas votoi “pro”, publikoi dje, një foto të stërgjyshit të tij, Spiro Majko duke sqaruar origjinën e tij. Ishte kjo që e bëri të reflektonte edhe për çështjen e Pustecit.
ja shpjegimi I Majkos në Facebook: “Ky është stërgjyshi im, Spiro Majko. Fotoja është gjatë kohës që ai emigroi së bashku me të birin (vllain më të vogël të gjyshit tim) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkuan në Boston. Ishte mbi 70 vjeç kur vendosi të kalonte oqeanin. U kthye i pasur dhe filloi tregtinë. Vdiq në moshën 92 vjeç duke punuar. Ai ishte njeriu i hekurt i fisit tonë.
Ishte ky stërgjysh që vendosi fatin e mbiemrit që do të mbante fisi ynë deri sot. Ai e ndryshoi nga “Memeci” në “Majko”. Ky do të ishte mbiemri i tretë i historisë disashekullore i të parëve të mi.

Mbiemri i parë ka humbur në rrjedhën e kohës. Ai i dedikohet fillesës së familjes së prejardhjes sime. Kjo “fillesë” nis nga një mjek gjerman, i cili u shpërngul nga Parga pas marrjes së saj nga Ali Pashë Tepelena. I huaj dhe me një profesion të lakmuar, me mbërritjen në Gjirokastër, ai për mungesën e komunikimit të rrjedhshëm në gjuhën e vendasve i vunë edhe “nofkën” që u bë mbiemri i dytë dhe që ishte “Memeci”…
Mbiemri gjerman duhet të ketë tingëlluar i “pakuptimtë”. Në përgojimet e familjes vlerësohet se kjo “nofkë” i dedikohej edhe faktit të refuzimit të martesës me familjet e pasura gjirokastrite. Ai i refuzoi ato për shkak të një gruaje me bukuri të veçantë nga shtresat e mesme të qytetit dhe ndërtoi shtëpinë në lagjen Varrosh.
Kjo shtëpi u shit nga gjyshi im, emrin e të cilit unë kam, në vitin 1952 kur e gjithë familja jonë u vendos prej asaj kohe në Tiranë. Mbiemri “Majko” u vendos nga stërgjyshi im, Spiro. Ai ishte një “mbiemër” njerëzor që u vendos nga marrëdhëniet e tregtisë. Historia jonë familjare flet për marrëdhënien korrekte e njerëzore karshi komunitetit sllav që punonte në çifligjet shqiptare të kohës së perandorisë osmane. Ndihma që jepte dhe kujdesi ndaj tyre bëri që stërgjyshit Spiro t’i vendosej “nofka” e dytë “Majko” (Nënë) dhe që ishte mbiemri që familja jonë mban edhe sot. Arsyet e këtij vendimi i takojnë kohës kur u mor ai.
E ndjej shpesh që “mbiemri” im ju shkakton paqartësi mjaft dashamirësve përfshirë edhe atyre që për qëllimet e tyre më japin lloj e lloj “kombësish”… Ky është një “sekret” që kjo foto më nxiti të mendoja se i kishte ardhur koha që ajo të shpjegohej natyrshëm. Mjaft nga miqtë e mi e dinë këtë fakt prej kohësh. Sot, keqkuptimi i mbiemrit “Majko” në familjen time ngjall veç humor dhe kujtimin e mirë të stërgjyshit tim njerëzor.
Foton, pak ditë më parë, ma solli im atë… Koincidoi edhe me rastin e debatit për ndryshimin e emrit të komunës Liqenas në “Pustec”. Isha i mërzitur me këtë “ndryshim”. Asambleja e Partisë Socialiste të rrethit të Korçës më kërkoi unanimisht ta votoja “pro” këtë ndryshim emri. Kjo foto e stërgjyshit ishte edhe një ftesë nga e kaluara familjare për reflektim.
Historia duhet respektuar pavarësisht si do të dëshiroje të ishte. Pyetja është se a po bëjnë fqinjët tanë të njëjtën gjë që po bën Shqipëria dhe shqiptarët?! Mjafton të dëgjosh deklarimet e fushatës elektorale në Maqedoni dhe kupton se aty zhvillohet një situatë krejt tjetër karshi shqiptarëve. Vendosa këtë radhë të besoj në kumtin e kësaj fotoje, bërë në Bostonin e largët në SHBA. Ndershmërisht, i ndarë në dy gjysma ku njëra kundërshton tjetrën. Në këtë rast, fitoi ajo që mbart mirëkuptimin që vjen nga e kaluara. Padyshim, që nëna ime mendon se pavarësisht rrënjëve të mija familjare mua më rëndon “peshorja” nga Kolonja e saj, e maleve të Korçës. Kjo është një histori e gjatë dhe e përsëritur për çdo familje shqiptare. Si rregull, nënat kanë gjithmonë të drejtë…” shkruan Majko./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi