Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Droga e re Shisha, apo “kokaina e të varfërve”! Empty Droga e re Shisha, apo “kokaina e të varfërve”!

Sun 16 Sep 2012 - 13:51
Droga e re Shisha, apo “kokaina e të varfërve”! Droga3-300x193
Shisha është droga e re që qarkullon mes të rinjve. Përdoruesit e saj papritur kthehen në “zombie”. Kjo përzierje substancash i kthen njerëzit në kanibalë!


Shisha njihet ndryshe edhe si “kokaina e të varfërve”. Ajo është një nga shkaqet kryesore që të droguarit të largohen sa më shpejtë nga jeta. “Pazari” i saj është mjaft i lirë, shkon deri në 3 euro doza, por pasojat që lë janë mjaft tragjike.

Ky lloj i ri droge prodhohet nga një kombinim i lëngjeve të baterisë së makinës, me klor dhe metamfetaminë kristalore.

Shisha e kthen përdoruesin e saj në një njeri mjaft agresiv, me forcë shumë të madhe, tejet normale. Efekti i saj zgjat rreth 20 orë.

Një shofer ambulance rrëfen për mediat e huaja se një burrë kishte prerë që të dyja duart e tij. Edhe pse gjaku i rridhte papushim, ai nuk ndjente kurrfarë dhimbje. Nuk kuptonte asgjë. Madje u bë agresiv kur iu ofrua ndihma e parë.

Specialistët shpjegojnë se njerëzit që konsumonin heroinë dhe më pas filluan të përdorin shisha, sot nuk njihen, pasi janë katandisur gjysma e atyre që ishin më parë.

Efektet

Dëmet që shkakton në organizmin e njeriut heroina për 20 vjet, shisha i shkakton për shumë pak kohë. Fillimisht trupi i të droguarit mbushet me plagë. Rënia në peshë është e menjëhershme. Të rinjtë 25-30 vjeçarë papritur kthehen në të moshuar në prag vdekjeje. Pra, gjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë!

Specialistët bëjnë me dije se shisha ndikon në veprimet agresive dhe vrasjet makabre të kohëve të fundit. Gjithashtu, kjo lloj përzierje ka ndikuar që njerëzit të kthehen në kanibalë, apo thënë ndryshe, të hanë njerëz! /alb-observer.com/ (foto ilustruese)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi