Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Çuditen mjekët! U shërua vetë nga kanceri! Empty Çuditen mjekët! U shërua vetë nga kanceri!

Mon 17 Sep 2012 - 20:22
Çuditen mjekët! U shërua vetë nga kanceri! Alan_taylor-300x238Nuk ka më asnjë dyshim se Alan Taylor nuk kishte asnjë dëshirë për të vdekur dhe se ndodhej në një situatë që do të bënte gjithçka, për të ndryshuar fatin e tij që… “ishte shkruar”.
Pas ekzaminimit nga mjekët prillin e kaluar, rezultoi se vuante nga kanceri në një fazë të përparuar. Kështu që mjekët e njoftuan se nuk ekzistonte asnjë terapi që mund ta shëronte. Kanceri i kishte goditur zorrën e trashë dhe nuk mund të bënte askush asgjë.

Taylor punonte si mekanik në një kompani nafte në Britaninë e Madhe. Por ai nuk iu nënshtrua fatit, por filloi të interesohej për të mësuar më shumë rreth sëmundjes së tij në internet.

Duke kërkuar, gjeti një dietë që i dha shpresë. Dieta e tij nuk përmbante fare mish apo produkte të freskëta, por përkundrazi, ai filloi të konsumonte 10 racione ushqime bimore dhe disa tableta selino në ditë.

Kështu, më 6 gusht, nga spitali mori lajmin më të lumtur në jetën e tij: kanceri ishte zhdukur njëherë e përgjithmonë!

Ndoshta disa mund të besojnë se kanë gabuar mjekët në fillim dhe ai nuk vuante fare nga kanceri. Por në fakt, nuk është kështu. Kjo, pasi ai jo vetëm që vuante nga kanceri, por në të shkuarën kishte bërë edhe një operacion, ku kishte hequr një tumor dhe metastazat e tij.

Thënë me fjalë të tjera, ka ndodhur një mrekulli, apo mrekullinë e ka bërë dieta që ndoqi ai rregullisht.

Mjekët kanë filluar ta studiojnë këtë fenomen edhe nga ana shkencore, para se të fillojnë të aplikojnë “dietën e Taylor” tek pacientët e tjerë. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi