Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

E paralizuara njeh familjen pas suksesit në Olimpiadë Empty E paralizuara njeh familjen pas suksesit në Olimpiadë

Tue 18 Sep 2012 - 12:51
E paralizuara njeh familjen pas suksesit në Olimpiadë Shbakampione

E paralizuara njeh familjen pas suksesit në Olimpiadë Shbakampione1

E paralizuara njeh familjen pas suksesit në Olimpiadë Shbakampione2

Fituesja e shtatë medaljeve në Lojrat Paraolimpike të Londrës, amerikania Jessica Long, njohu më në fund prindërit e saj të vërtetë pas suksesit të arritur në kryeqytetin britanik.

E lindur në Siberi nga një çift rus, pa pjesën e këmbëve nga gjuri e poshtë, Long u braktis në një jetimore që foshnje, për t’u birësuar më pas në SHBA, nga një familje në Merilend.

Natalia, nëna biologjike e Long, një e apasionuar pas Lojrave Olimpike, pa vajzën e saj teksa arriti sukseset e jashtëzakonshme në pishinë, pa e ditur se cila ishte në të vërtetë, pasi kishte ndërprerë çdo kontakt me fëmijën e braktisur prej saj në Bratsk, qytetin e ndodhur rreth 3 mijë kilometra në lindje të Moskës.

Megjithatë, historia e pabesueshme e notares së suksesshme bëri që gazetarët të kërkonin rrënjët e origjinës së saj dhe mbërritën deri tek çifti Oleg dhe Natalia.
”Më vjen shumë keq që e braktisa, por atëherë isha vetëm 18 vjeç dhe më zuri paniku. Nuk dija si të rrisja një fëmijë, jo më një me probleme të mëdha shëndetësore. Megjithatë, nga njëra anë jam e lumtur për Jessican dhe fatin që ajo ka pasur në jetë. Pa dyshim, ishte një moment shumë i dhimbshëm, por në atë çast, të tilla ishin rrethanat. Mendoja se pas disa kohësh në jetimore, do të rikthehesha që ta merrja në familje”, rrëfeu Natalia, e intervistuar nga një televizion amerikan.

”Isha e vetme në Siberi, pa mama dhe baba. Ku mund ta merrja në ato kushte? Ishin mjekët që më thanë ta dërgoja për birësim. Unë e quajta atë Tatiana, si motra ime e madhe, por tashmë emri i saj është Jessica”.

Pas pothuajse një viti në jetimore, vajza u njoh me prindërit e saj të ardhshëm, që ranë menjëherë në dashuri me fëmijën, duke e marrë me vete në Baltimorë, SHBA, ku i ofruan një strehë, dashurinë familjare dhe një identitet të ri.

Megjithatë, ndonëse e pa vetëm disa minuta në maternitet, babai Oleg, 17-vjeçar në momentin e lindjes së Jessicas, ndihet krenar për “të bijën”. “Jam shumë i lumtur dhe krenar për të. Do të doja shumë ta shihja dhe ta përqafoja sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi