Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kriza, Greqia paketon armët Empty Kriza, Greqia paketon armët

Sat 22 Sep 2012 - 17:11


Kriza ekonomike qe ka pllakosur Greqinë ka detyruar Mininstrinë e Mbrojtjes të heqë dorë nga një pjesë e armatimit.

Sipas ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Panajotopullos brenda muajit pritet të fillojë një reformë e re organizimi në Forcat e Armatosura, ku përveç uljes me 7% te rrogave te ushtarakëve, parashikohet mbyllja e një numri të madh repartesh, shitja e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pakësimi i armatimit.

Panajotopulos sqaron se reduktimi i armatimit te Forcave te Armatosura greke nuk do te preke ekuilibrat ne Egje,ku sic dihet, gara e armatimeve midis Athines dhe Ankarase,e ka kthyer kete zone ne nje nder me te militarizuarat ne bote.

Armatimet qe pritet te çmontohen jane 47 avione ushtarak te tipeve A 7 dhe RF, 400 tanke M 48 dhe M 60 te prodhimit amerikan,nje hovercraft tip Zubr, prodhim rus i viteve 2005, mirembajta e te cilit vleresohet si teper e kushtueshme, dy fregata te prodhimit amerikan te viteve 70, nje cisterne furnizim dhe 3 mina leshues si dhe nje numer i madh anijesh shoqeruese.

Sipas eksperteve heqja e tyre pritet t'i kurseje Greqise miliona euro.Ajo i eshte imponuar Greqise ne kuader te masave shtrenguese qe trojka FMN,BBQ dhe Bashkimi Europian,i kane vendosur Greqise per shpetimin e vendit nga falimentimi ekonomik. Armatimet do dergohen ne shumicen e rasteve per skrap,ndersa gjate muajve ne vazhdim do te kete edhe nje tjeter program çmontimi te armatimeve te vjeteruara, kostua per mirembajtjen e se cilave llogaritet ne miliona euro ne vit.

/top-channel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi