Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Vrasësja 500 kilëshe” (foto) Empty “Vrasësja 500 kilëshe” (foto)

Sun 23 Sep 2012 - 1:40
“Vrasësja 500 kilëshe” (foto) Maira1-300x198Kjo histori kaq e veçantë u bë dokumentar dhe do të shfaqet pas pak ditësh në kanalin amerikan TLC, me titull: “Vrasësja 500 kilëshe!”.
Historia e pabesueshme e Maira Rozales do të kthehet në dokumentar! Zanafilla e saj fillon në vitin 2008, kur Maira tha para policisë se vrau gabimisht nipin e saj 2-vjeçar. Kjo shkaktoi zemërim në opinionin publik të Teksasit në SHBA.

Maira, në kohën kur fëmija 2-vjeçar u nda nga jeta, peshonte rreth 500 kg. Në deponimin për policinë, 32-vjeçarja deklaroi se gabimisht e kishte zënë poshtë vetes ndërsa flinte gjumë.

Por trupi gjykues nuk besoi asnjë fjalë të Mairas, pasi ajo ishte shumë e shëndoshë dhe nuk mund të kthehej vetë në krevat nga ana tjetër, ndaj dhe nuk mund ta vriste gabimisht vogëlushin.

Madje në atë kohë, autoritetet vendase u detyruan që të rrëzonin edhe një mur të shtëpisë së 32-vjeçares dhe ta dërgonin në gjykatë bashkë me krevat.

Kështu, pak më vonë Maira zbuloi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ajo u detyrua të thotë gënjeshtra, për të mbrojtur motrën e saj, njëkohësisht edhe nëna e fëmijës. 2-vjeçari ndërroi jetë, pasi vetë nëna e tij atë ditë e kishte qëlluar shumë herë në kokë, me një krehër flokësh.

Kur fëmija u dërgua në spital me marrje mendsh dhe probleme në frymëmarrje, mjekët nuk e lejuan nënën që ta shikonte, nëse nuk u tregonte se çfarë kishte ndodhur. Kështu, ajo iu lut motrës së saj që të thoshte se e shtypi nipin gabimisht me peshën e saj.

“Më erdhi shumë keq dhe vendosa që ta ndihmoj”, tha Maira.

Si përfundim, nëna e 2-vjeçarit u shpall fajtore për vrasje dhe u dënua me 15 vjet burg, ndërsa motra e saj e shëndoshë, u dërgua në një klinikë të posaçme për të përballuar problemet me peshën e saj.

Kjo histori kaq e veçantë u bë dokumentar dhe do të shfaqet pas pak ditësh në kanalin amerikan TLC, me titull: “Vrasësja 500 kilëshe!”./alb-observer.com/
“Vrasësja 500 kilëshe” (foto) Maira11“Vrasësja 500 kilëshe” (foto) Maira2“Vrasësja 500 kilëshe” (foto) Maira3“Vrasësja 500 kilëshe” (foto) Maira4“Vrasësja 500 kilëshe” (foto) Maira5
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

“Vrasësja 500 kilëshe” (foto) Empty Re: “Vrasësja 500 kilëshe” (foto)

Sun 23 Sep 2012 - 3:33
ska keq e keqja nganjehere
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi