Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rrëfehet vrasësja seriale e Gadafit: Do ekzekutoja dhe nënën për kolonelin Empty Rrëfehet vrasësja seriale e Gadafit: Do ekzekutoja dhe nënën për kolonelin

Tue 30 Aug 2011 - 23:50
Rrëfehet vrasësja seriale e Gadafit: Do ekzekutoja dhe nënën për kolonelin Vrasejsa_gadaf
Ajo ndodhet në spitalin e Tripolit. Mes shumë të plagosurve, të bie në sy një bukuroshe 19-vjeçare, për më tepër e prangosur në shtratin e saj.Nisreen Mansour al Forgani, e re dhe e bukur, është një nga vrasëset seriale të kolonel Muamar Gedafit.
E ruajtur nga rebelët në një dhomë në spitalin e Tripolit, ajo ka pranuar për reporterin e “Daily mail” se ka ekzekutuar 11 të burgosur, të dyshuar si rebelë gjatë javës së fundit. Ajo ka rrëfyer historinë tërësisht e ftohtë, duke mos harruar të tregojë edhe si gruaja që e kishte rekrutuar, e ka urdhëruar të vrasë edhe nënën e saj, nëse ajo do të fliste ndonjë fjalë të papëlqyeshme për kolonelin.
“Unë e vrava të parin dhe më pas ata do të sillnin personin tjetër në dhomë’ tha Nisreen. ‘Ai shikonte trupin në dysheme dhe dukej i tmerruar. Mua më duhej t’i qëlloja edhe atij. E bëra nga një metër larg”, shtoi vajza. Ajo është një nga mijëra vajzat që rekrutohen nga ushtaraket femra të Gedafit. Nisreen tani është e burgosur e rebelëve dhe i trembet jetës së saj. Megjithatë, edhe pse ka vrarë shumë, është e pamundur që të mos të vijë keq për të. Rrëfimet e vajzës janë besuar nga mjekët e nga ushtarët rebelë dhe ajo tregon se ka qenë e detyruar të qëllojë. Nisreen thotë gjithashtu se është abuzuar seksualisht nga figura të larta ushtarake, një prej të cilëve, komandanti i brigadës elite të Tripolit, i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur vetë Gedafin. ‘Unë u thashë atyre (rebelëve) së çfarë kam bërë’, tha ajo. “Ata janë të zemëruar. Nuk e di se çfarë do të më ndodhë tani”, shtoi më tej. Vajza e re, e cila dikur pëlqente muzikën dhe argëtohej me shoqet e saj, tregon se prindërit u ndanë kur ajo ishte fëmijë. Ajo tha se nuk e pëlqente gruan e re të babait të saj dhe preferonte të jetonte me nënën. Sipas saj, në familje nuk kanë qenë mbështetës të Gedafit, edhe pse në këtë fazë çlirimi në Tripoli deklaratat janë pak të dyshimta. Vajza u bë vrasëse nga një prej shoqeve të mamasë së saj, një grua e quajtur Fatma al Dreby, e cila ishte drejtuese e një dege femërore të Gardës Popullore të Gedafit. Ajo la shkollën vitin e kaluar për t’u kujdesur për nënën e saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Por Fatma e rekrutoi në Gardën Popullore. Familja e saj nuk ishte dakord, por Fatma nuk pranonte si përgjigje ‘jo’. Nisreen ishte e re dhe e bukur, tipi që ata kërkonin. Vajza tregon se bashkë me të ishin rekrutuar në atë periudhë rreth një mijë vajza të reja. Shumë prej tyre janë vrarë gjatë luftimeve.
Shkarravitsi_i_Madh
Shkarravitsi_i_Madh
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 758
<b>Hobi</b> Hobi : pune
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/08/2011

Rrëfehet vrasësja seriale e Gadafit: Do ekzekutoja dhe nënën për kolonelin Empty Re: Rrëfehet vrasësja seriale e Gadafit: Do ekzekutoja dhe nënën për kolonelin

Tue 30 Aug 2011 - 23:59
interesant! nje femer te till do te doja te kisha!! ne kuptimin e mir te fjalas Very Happy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi