Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

CNN: Muslimanët më fetarë se të tjerët.. Empty CNN: Muslimanët më fetarë se të tjerët..

Tue 25 Sep 2012 - 15:32
Njerëzit që mund të bëhen radikalist islamik janë persona që janë rritur pa edukatë fetare"

Çdo fe ka besimtarë të vërtetë dhe të tillë që janë skeptikë, por studimet e fundit tregojnë se muslimanët janë më të përkushtuar për fenë e tyre se besimtarët e feve tjera, shkruan "CNN".

Muslimanët më shumë se të krishterë ose hindusët besojnë se feja e tyre është e vetmja rrugë për në parajsë, tregon studimi i ri ndërkombëtar i kryer nga agjencia britanike, "Ipsos-Mori."

Ata shpeshherë kanë deklaruar se feja është pjesë e rëndësishme e jetës së tyre të përditshme. Muslimanët, gjithashtu kanë tendencë të deklarojnë se feja e tyre i inkurajon që të bëjnë vepra të mira.

Islami është feja e dytë më e madhe në botë, pas krishterimit e para hinduizmit. Me rreth 1.5 miliard pasues, numër i cili është në rritje. Ndikimi i Islamit është duke u rritur më shpejt se sa numri i pasuesve, sepse "Pranvera arabe" ka rrëzuar disa lider shumëvjeçarë dhe ka hapur vend për partitë politike të orientuara fetarisht.

Por, edhe pse rëndësia e Islamit është e padiskutueshme, ekspertët kanë shpjegime dhe opinione të ndryshme pse muslimanët janë më fetar në krahasim me pjesëtarët e feve tjera, dhe se a duhet të kenë frikë nga thellësia e këtij përkushtimi të besimtarëve musliman.

“Një shpjegim qëndron në politikën aktuale”, thotë Azyumardi Azra, ekspert nga Indonezia, vend ku shumica popullatës është muslimane. “Shumica e muslimanëve janë gjithnjë e më të përcaktuar kundër gjërave që i shohin nga perëndimorët, thotë Azra, drejtor i universitetit në Xhakartë.

“Shumica e muslimanëve Perëndimin e shohin si vend ku morali është në rënie, prandaj mendojnë se Islami është mënyra më e mirë e jetës. Islami është i vetmi shpëtim për ta. Kjo ndjenjë u bë gjithnjë më e madhe nga 11 shtatori, prandaj shumë muslimanë besojnë se ekziston një konflikt në rritje midis Islamit dhe të ashtuquajturit Perëndim. Për fat të keq, kjo marrëdhënie e fortë me Islamin në mesin e muslimanëve është shfrytëzuar dhe keqpërdorur nga disa njerëz për qëllimet që u përshtaten atyre”, thotë Azra.

Megjithatë ekspertët tjerë besojnë se përkushtimi i madh fetar nuk i shpie njerëzit në dhunë.

“Nëse ju jeni fetar nuk do të thotë se do të bëheni sulmues vetëvrasës”, thotë Ed Husain, një ish radikalist i cili tani është ekspert për Lindjen e Mesme pranë Këshillit për marrëdhëniet me jashtë në Nju Jork.

Husain, në të vërtetë besonin se edukimi fetare është "kundërhelm" i radikalizmit.

“Njerëzit të cilët mund të bëhen radikalist islamë”, thotë Husain “janë ata që janë rritur pa edukim fetar.

Muslimanët e edukuar në themelet e besimit mund t’i rezistojnë më mirë interpretimeve të shtrembëruara të Islamit që i ofrojnë rekrutuesit për qëllime radikale, thonë disa ekspertë të tillë si Husain. Për këtë arsye ata janë më pak të prirur për dhunë.

Husain gjithashtu beson se muslimanët janë të lidhur fort me besimin e tyre, dhe arsyeja për këtë qëndron tek feja.

“Ata besojnë se hebrenjtë dhe të krishterët ishin më parë, dhe Muhamedi është profeti i fundit", thotë Husain, libri i të cilit, "islamistët", shënon përvojat e tij me radikalët.

Në kuadër të studimeve të agjencisë "Ipsos-Mori" janë përfshirë edhe dy vende, ku ekziston një lidhje e fortë mes shtetit dhe fesë: Arabia Saudite, e cila veten e quan kujdestare të dy vendeve të shenjta islame, Mekës dhe Medinës, dhe Indonezia, vend me popullsinë më të madhe muslimane në botë.

Vendit i tretë i përfshira në këtë studim është Turqia, ku lidhja me fenë është e ndryshme. Pas Luftës së dytë botërore, është formuar si shtet laik, por edhe pse shumë breza janë përpjekur që ta ndajnë fenë nga institucionet shtetërore, Turqia është sot një vend i qeverisur nga partia me orientim islamik.

Përvoja e Turqisë tregon se sa vështirë është të ndash xhaminë nga shteti në vendet me popullsi shumicë muslimane, në anën tjetër ndihmon të shpjegoj përkushtimin e muslimanëve ndaj fesë së tyre, thotë Azra.

Ai thotë se në Islam nuk kishte "Iluminizëm", siç ishte rasti në Evropë në shekullin 17 dhe 18, për çka edhe është dobësuar lidhja ndërmjet kishës dhe shtetit në shumë vende të krishtera.

“Komuniteti musliman kurrë nuk e ka ndier sekluarizmin intensiv si ajo që ndodhi në Evropë dhe në Perëndim në përgjithësi”, thotë Azra.

Ish diplomati pakistanez, profesori Akbar Ahmed, thotë se nuk është vetëm lidhja e xhamisë dhe shtetit ajo që i mbanë shumicën e besimtarëve musliman të lidhur me fenë e tyre. Shumë muslimanë ndiejnë marrëdhënie të thella private me themeluesin e fesë së tyre, Muhamedin, thotë ai.

- Kur muslimanët agjërojnë apo dhurojnë për bamirësi, ata vazhdimisht e kujtojnë se këtë e ka bërë edhe Muhamedi, thotë Ahmed, i cili studimet i zhvilloi në mesin e muslimanëve në mbarë botën dhe zbuloi se shumica e tyre Profetin Muhamed e konsiderojnë pikërisht si model në jetë.

Në këtë studim on-line morën pjesë 18.473 njerëz nga 25 vende.(igj)
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

CNN: Muslimanët më fetarë se të tjerët.. Empty Re: CNN: Muslimanët më fetarë se të tjerët..

Tue 25 Sep 2012 - 15:37
qoft i knaqur vella zoti me ty
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi