Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ja si ishte Muhammedi Alejhis-selam Empty Ja si ishte Muhammedi Alejhis-selam

Tue 25 Sep 2012 - 21:35
Pejgamber, si një kandil ndriçues

Në botën, në të cilën gjithnjë e më shumë po shfaqen fatkeqësi, ku të Vërtetën e ka mbuluar e pavërteta, drita e hënës së plotë, gjithnjë e më shumë, bëhet e nevojshme. Edhe përkundër këtyre mjegullnajave të mundimshme dhe të errëta, e që kërcënojnë ta mbulojnë të Vërtetën, drita e hënës së plotë nuk lejon të mjegullohet. Muhammedi (a.s.), (ai që është si një hënë e plotë shkëlqyese, M.A.) vazhdon që t’ua dritësojë rrugën atyre të cilët e njohin për nga morali dhe etika e tij, veçori këto që ia dhuroi vet Zoti.

Për gjatë 63 viteve të tij, Muhammedi (a.s.), më shumë përjetoi momente të pakëndshme sesa të këndshme. Ai ishte jetim, vejan, muhaxhir, i helmuar, i gjuajtur me gurrë, por mbi të gjitha, ai ishte dhe mbeti një fitimtar.

Çdokënd e dëgjonte teksa fliste, dhe nuk e ndërpriste, derisa bashkëbiseduesi vet nuk heshtte. Ndonëse sytë i mbyllte kur flinte, zemra e tij, gjithmonë, ishte e zgjuar.

Të pambrojturit i ndihmonte, të pastrehët i strehonte, të uriturit i ushqente, sekretet i mbante në fshehtësi, ndërsa të paditurit i mësonte. Ishte i qetë, kur të tjerët i kaplonte paniku. Ishte plot dashuri, kur të tjerët urrenin, ndërsa me të paedukuarit sillej me shumë dashamirësi. Ai ishte njeriu, që në të gjitha gjërat, e kërkonte ekuilibrimin.

Në namaz e gjente kënaqësinë dhe mbështetjen. Nga frikërespekti, zëri i dridhej përpara Zotit, kurse, kur njerëzit i udhëhiqte në namaz, preferonte gjithmonë të lexonte sure të shkurtra.

Në rast se dëgjonte ndonjë zë fëmije, namazin e ndërpriste dhe shikonte sesi t’i ndihmojë atij. Kur nipërit i hipnin mbi shpinë, teksa bënte sexhdenë, ai nuk lëvizte nga pozita, gjersa ata të kënaqeshin dhe largoheshin vetë.

Kur lexonte nga Kurani, lexonte me kiraete të ndryshme, me qëllim që t’i kënaq edhe shokët e tij, të cilin vinin nga fise me dialekte të ndryshme. Falej edhe pas mesnate. Herë më shumë e herë më pak. Kur lexonte ajetet që tregojnë për mëshirën e Allahut, ndalej dhe lutej për të, e kur lexonte nga ajetet që tregojnë hidhërimin dhe dënimin e Tij, ndalej dhe lutej për të shpëtuar prej tyre.

Nuk lëshohej në thashetheme

Fliste këndshëm dhe qetë, me përjashtim vetëm kur mbante hytben. Zërin e kishte melodik dhe tërheqës. Fliste vetëm sipas nevojës. Nuk lëshohej në biseda të llojit „më tha – të thash”. Gjithmonë e fliste vetëm të vërtetën. Dëshironte edhe të dëgjonte. Ishte modest dhe suptil. Buzëqeshte, por kurrë nuk ia jepte me të madhe të qeshurës.

Kur ishte i padisponueshëm, kjo vërehej shumë shpejt në fytyrën e tij. Asnjëherë, kundër asnjë qenie të gjallë, nuk e ka ngritur dorën, pos kur ka qenë i urdhëruar nga Shpallja.

Në momentet më të vështira ishte i guximshëm dhe i vendosur. Gjithmonë solidarizohej me shokët (as’habët) e tij. Hante, kur edhe ata hanin; flinte, kur edhe ata flinin. Kur hante, nuk dëshironte të ngopej; në mënyrë të veçantë i shmangej teprimit. Nuk kishte dëshirë të hante i vetëm dhe i jepte rëndësi qumështit, hurmave dhe mjaltit. Vishej sikur edhe shokët e tij. Me asgjë nuk dallohej prej tyre. Me fjalë të tjera, historia nuk ka shënuar të ketë pasur ndonjë njeri sikur ai.

Gjithmonë kujdesej për rrethin. Nuk e donte plëngprishjen. E ruante ambientin, bimët dhe shtazët, ndërkohë që këto ua sugjeronte edhe të tjerëve. Kur njëherë trungu, nga ku e mbante hytben Pejgamberi, filloi të rënkonte, ai e ndërpreu fjalimin, e përkëdheli dhe i dha mbështetje.

Pejgamberi ynë, ne na donte më shumë sesa prindërit tanë. Ai gjithmonë mendonte edhe për ata që do të vijnë pas tij. Qe një vizionar shumë i madh. Të gjithë të dërguarit e mëparshëm e lutën Allahun për realizimin e disa nga nevojat e popujve të tyre, kurse Muhammedi (a.s.), lutjen e tij, e la për Ditën e Gjykimit, kur do të lutet për Ummetin e tij – pra për ne.

Askush nuk mund të pretendojë se e donë Pejgamberin (a.s.), gjersa ai nuk konsiderohet nga më të dashurit e tij, pra edhe më tepër sesa prindërit, bashkëshortët, fëmijët, madje edhe më tepër sesa vetveten. Ta duash Pejgamberin, në të vërtetë, do të thotë ta njohësh atë.

Ishte mishërim i përsosur i Kuranit famëlartë

Gruaja e tij, hz. Aishja, e kishte përshkruar si “Kurani i cili ec”. Ndërsa vetë Kurani famëlartë, për të thotë që është “rahmetun lil alemin”- mëshirë për të gjithë botët, “usvetun haseneh”- shembulli më i mirë, dhe “le ala hulukin adhim” – i krijuar me moralin më të përsosur.

Ishte nga më të devotshmit, mirëpo, në të njëjtën kohë, e kuptonte edhe atë se të gjithë njerëzit nuk janë në gjendje të barabartë për t’i zgjeruar kufijtë e njohjes dhe të devotshmërisë. Se sa ishte tolerant dhe i butë ndaj të paditurve, flet edhe rasti i njërit nga beduinët, i cili kishte urinuar në xhami. Disa shokë të tij (as’habë) kishin filluar që ta kritikonin dhe kishin kërkuar që të dënohej, por i Pejgamberi ynë i dashur, me butësinë e tij, kishte insistuar që të mos pengohej beduini derisa ta mbaronte punën, e më pastaj, vetë e kishte pastruar vendin e papastër. Pas tërë kësaj, ai e këshilloi beduinin se gjërat e këtilla nuk lejohen të veprohen në xhami.

Shtëpinë e kishte të ndërtuar nga thuprat dhe balta, ndërsa hapësira e dhomave ishte aq sa mezi kishin mundësi të qëndronin dy vetë.

Flinte në një shilte të fortë, ashtu që, shenjat e rrjepjes së lëkurës, i vëreheshin në trup. I dëgjonte me vëmendje bashkëshortet dhe shokët e tij dhe nuk e kishte zakon që të pohonte se dinte më tepër se ta në çështjet që i përkisnin kësaj bote.

Ai ishte një shembull i përkryer sesi duhet jetuar, dhe jo vetëm për muslimanët, por edhe për tërë njerëzimin.

I dashur lexues, nëse sot do të takoheshe me Pejgamberin (a.s.), a do të kishte mundësi ai që, tek ti, të dallonte shenjat e pasuesit të tij?

Andaj, le të bëhemi sikur Pejgamberi ynë i dashur, Muhammedi (a.s.).

Përshëndetjet dhe salavatet më të plota dhe më të sinqerta tonat qofshin për më të mirin dhe më të dashurin tonë, Pejgamberin (a.s.).
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ja si ishte Muhammedi Alejhis-selam Empty Re: Ja si ishte Muhammedi Alejhis-selam

Sun 7 Oct 2012 - 18:57
Autor: Omer Kajoshaj

„Ti kurrë nuk do të largohesh nga këtu përveçse nëse vetë mbreti i muslimanëve vjen që të lirojë nga këto pranga.“ Ishin fjalët që udhëheqësi bizantin ia drejtoi femrës muslimane që e kishin robëruar e që e nënçmonin dhe e përqeshnin. Nga thellësia e shpirtit të saj shpërtheu klithma: "O Mu'tesim!" Bizantini duke u tallur i thotë: "E çfarë mund të bëjë Mu'tesimi? Ku është ai tani? Prit, e çmendur, që ai të vije në Saraç dhe të të ndihmojë." I gjori nuk e dinte që Mu'tesimi ishte Halifi i të gjithë muslimanëve. "Të përgjigjem oj femër e lirë! Të përgjigjem! Mu'tesimi e ka dëgjuar thirrjen dhe i përgjigjet asaj! Le ta kuptojnë bizantinët se kërkimi yt për ndihmë ka dalë nga zemra jote dhe ka arritur tek zemra ime"! "A tu përgjigj Mu'tesimi?" e pyeti Halifja gruan pasi i mposhtën bizantinët dhe e liruan atë, "Po, Allahu e ruajt Mu'tesimin si forcë të islamit, krenari për muslimanët dhe ndihmues i të shtypurve. Allahu e ruajt pushtetin e muslimanëve dhe u ndihmoftë atyre." Ai ishte udhëheqësi i cili e ngriti ushtrinë për nderin e një muslimaneje.

E ku jemi ne sot? Turpërohem sa e sa herë po dëgjohet klithma “Mu'tesim” por përgjigjje nuk ka. E tani po më fyejnë dhe shpirtin tim, po ofendojnë më të dashurin tim, te dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin a.s.. Pa dyshim atë e dua më të shumtin, se kështu dhe na mësoi kur tha: “Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë përderisa unë mos të jem më i dashur për të se sa djali i tij, babai i tij dhe gjithë njerëzimi.” Të gjithë ne muslimanët e duam Profetin dhe me xhelozi e mbajmë shumë afër në krahararorin tonë, afër zemrës. Është drita jonë, shpëtimi ynë, rahmeti ynë. Atë e çoi Allahu mëshirë jo vetëm për ne por për gjithë njerëzimin. Edhe për ne edhe për ata që na luftojnë, që na ofendojnë, nënçmojnë e që në fund edhe tallen me vetë atë, Profetin Muhammed a.s..

Prandaj, do të ishte e udhës që t’i bashkangjitem “ushtrisë” së madhe që po ngritet anë e mbanë botës muslimane dhe jomuslimane për të mbrojtur nderin tonë. Por, a është kjo ushtria e Mu'tesimit, që u thirr për të mbrojtur nderin e muslimanes, apo thjesht është jehona e thirrjeve të mëparshme e që ne nuk iu përgjigjëm atëherë kur u desht?!

A thua ky zëri ynë është shprehje e vendosshmërisë sonë për ta mbrojtur nderin tonë me dinjitet deri në vetëflijim apo shprehje dëshpëruese e gjendjes sonë kaotike dhe mjeruese! Ska dyshim se dhuna nuk është në traditën e Profetit a.s., prandaj edhe zgjidhjen duhet ta kërkojmë tek vet ai. Nëse i rikthehemi jetës së tij do ta kuptojmë që fyerjet ndaj Profetit nuk i përkasin vetëm kohës sonë moderne por ishin prezente edhe gjatë jetës së tij. Pa dyshim që ishin më të dhimbshe të gjitha turturat fizike dhe psiqike që ai i përjetoi se sa të gjitha ato që ne sot i përjetojmë kur ai nënçmohet dhe përqeshet. Por, reagimet e tij ishin të ndryshme nga ato që ne sot po shfaqim, e ndryshimi qëndron në udhëzimin që ai mori nga Allahu i gjithëdijshëm e që ne duket se i harrojmë, e ato janë fjalët e Allahut: “O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues. Dhe me urdhërin e Allahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues. E besimtarëve jepu sihariq se prej Allahut ata kanë dhunti të madhe. Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos ua vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju Allahut se Allahu është mbrojtje e mjaftueshme.” (El Ahzab 45-48)

A ka nënçmim më mizor se sa dikush të përzehet nga vendlindja? Profeti duke u larguar nga Meka u kthye nga ajo dhe i tha: “Unë kurrë nuk do të largohesha nga ti sikur të mos më përzenin këta” Pas shumë vitesh, kur muslimanët çliruan Mekën, dhe kur ai hyri në të, i kërkoi çelsat e Qabes nga Osman ibn Talha i cili ishte mushrik. E hap Qaben, fal namazin dhe ia kthen prapë çelsat Osman ibn Talhes dhe i thotë: “Merri ato i takojnë familjes suaj dhe nga ju nuk mund t’i marr kush përveçse me dhunë”. Me siguri Osman ibn Talha në atë moment më shumë do të dëshironte të humbte në tokë se sa të dëgjojë ato fjalë, sepse iu kujtua dita kur Profeti a.s. ishte i vetmuar, i përzën, dhe i sulmuar si gënjeshtar, e kur ai ia ka kërkuar çelsat Osmanit e ky nuk ia ka dhënë. Atëhere Profeti i ka thënë: “Si do të veprosh atë ditë kur çelsat do të jenë në duart e mia, e unë do të vendos se kujt do ia jap?” Osmani i është përgjigjur: “Nëse kurejshët e përjetojnë këtë ditë kjo do të jetë dita e nënçmimit të tyre.” E Profeti i është përgjigjur: “ Jo, por ajo do të jetë dita e mburrjes dhe përparimit të tyre.” E rikujtoi Profeti në atë ditë dhe i thotë: “ Osman, a e sheh se u realizua ajo që të kam paralajmëruar?” Osmani e kupton mesazhin dhe thotë: “Unë dëshmoj që ti je i dërguari i Allahut.”

Nuk them se muslimani duhet të jetë indiferent në lidhje me sulmet ndaj Profetit a.s. përkundrazi duhet të tregoj ndjeshmëri të madhe dhe kujdes. Duke shprehur keqardhje për veprimet e papërgjegjshme të individëve apo grupeve që fyejnë Islamin, pejgamberin dhe muslimanët ne duhet të pyesim veten si muslimanë a e kemi paraqitur Islamin dhe profetin e fundit ashtu siç janë të denjë të paraqiten? A e ndjekim shembullin e Profetit, me fjalë dhe vepër, në mënyrë të tillë që të rrënjos admirim dhe respekt? Paradigma e muslimanit në relacion me Profetin duhet të jetë: Ta njohim, ta duam, dhe ta ndjekim. Nëse vetëm e duam por nuk e njohim atëherë ngacmimet nga jashtë tek ne do të shkaktojnë shpërthime vetëm emocionale, por nëse e njohim dhe e duam atë, atëhere çdo ngacmim nga jashtë do shkaktojë shpërthime edhe intelektuale.

Me bindje të plotë i qëndroj asaj që ne të gjithë e duam Muhammedin a.s. por ngel e domosdoshme që edhe ta njohim atë.
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Ja si ishte Muhammedi Alejhis-selam Empty Re: Ja si ishte Muhammedi Alejhis-selam

Sun 7 Oct 2012 - 20:52
Andaj, le të bëhemi sikur Pejgamberi ynë i dashur, Muhammedi (a.s.).

ta bejm te pakten namazin siq e ka ber AI na mjafton neve, se per sjellje e durim siq kishte AI kurre.
edhe pse mundohemi
Sponsored content

Ja si ishte Muhammedi Alejhis-selam Empty Re: Ja si ishte Muhammedi Alejhis-selam

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi