Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Thu 9 Dec 2010 - 20:48
Message reputation : 100% (1 vote)
Gratë e të Dërguarit, s.a.v.s., janë nënat e besimtarëve

Në Islam, gratë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s, kanë një tretman dhe vend të veçantë. Nga pikëpamja kur’anore ato janë umehatu-l-mu’minin (nëna të besimtarëve): “Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre…” (El-Ahzab, 6)

Gratë e të Dërguarit, s.a.v.s., pas vdekjes së tij kanë edhe një tretman tjetër. Ato, pra, nuk kanë të drejtë të martohen përsëri. Për këtë ekziston konsensusi, pajtueshmëria e plotë e të gjithë dijetarëve islam. Njëra nga karakteristikat dhe privilegjet e të Dërguarit, s.a.v.s., ishte dhe ajo që atij, për dallim nga meshkujt e tjerë, i ishte lejuar martesa me më shumë se katër gra në të njëjtën kohë.

Armiqtë e Islamit, faktin që Pejgamberi, a.s., ka pasur shumë gra, shpesh për gjatë historisë e kanë shfrytëzuar si sulm ndaj personalitetit të tij dhe në këtë mënyrë kanë devalvuar misionin dhe veprën e tij. Sulme të tilla kanë ardhur në shprehje, sidomos, kohëve të fundit.

Duhet theksuar që ai cili e studion me seriozitet rrugën e Muhammedit, a.s., me lehtësi do të arrij në përfundim se ai nuk u përcaktua që të martohet me shumë gra për shkak të dëshirave të tij epshore. Kjo është shumë e qartë. Megjithëkëtë, atyre që pretendojnë se këtë e ka bërë për shkak të plotësimit të nevojave të tij fizike, e udhës është t’i kujtojmë në disa fakte të padiskutueshme historike:

E para: I Dërguari, s.a.v.s., ka mundur të zgjedh për vete një vajzë të re më të bukur dhe në këtë mënyrë të arrij kënaqësi të larta fizike. Megjithatë, ai nuk veproi kështu. E vetmja virgjëreshë që ai martoi, ishte Aishja, r.a., ndërsa të gjitha të tjerat ishin gra të cilat më herët kishin qenë të martuara, dhe shumica e tyre ishin në periudhën e mesme të jetesës. Kjo, pa dyshim, tregon se plotësimi i nevojave fizike në jetën e të Dërguarit, s.a.v.s., ka qenë e parëndësishme, ndërsa plotësimi i nevojave të mëdha morale ishte primare. Në këtë mënyrë, i Dërguari, s.a.v.s., pohoi vlerat më të larta njerëzore. Për këtë mund të bindemi duke parë në shkaqet specifike që e lidhën me secilën bashkëshorte dhe në faktin që e përcaktoi që të martohet me të. Duket qarrtë që arritja e kënaqësive fizike asnjëherë nuk ka qenë vendimtare.

E dyta: Dihet që Muhammedi, a.s., fëmijërinë dhe periudhën e rinisë e kaloi në Mekke, duke jetuar jetë të ndershme dhe dinjitoze. Në këtë janë pajtuar edhe qarqet intelektuale muslimane edhe ato jomuslimane. Që atëherë ishte i zbukuruar me karakteristikat e moralit të lartë dhe u dallua sipas ofiqeve Es-Sadik (Ai i cili gjithmonë e flet të vërtetën) dhe El-Emin (Besniku). Biografët e të Dërguarit, s.a.v.s., kanë shënuar se ai, në kohën kur rinia mekkase u dha pas verës, bixhozit dhe grave, ai jetonte larg këtyre anomalive.

E treta: I Dërguari, s.a.v.s., kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij me një grua të vetme, nga mosha njëzetepesë vjeçare deri në moshën pesëdhjetë vjeçare. Njëzetepesë vite martesë i kaloi me hazreti Hatixhen, r.a., e cila ishte më e vjetër prej tij pesëmbëdhjetë vjet. Vetëm pas vdekjes së saj, kur më ai u fut në decenien e gjashtë të jetës, u përcaktua të ketë më shumë gra.

Faktet e theksuara, të cilat janë të shënuara në literaturën relative historike, pa ndonjë hamendje tregojnë që martesa e të Dërguarit, s.a.v.s, me më shumë gra ka pasur një kuptim shumë më të thellë nga kënaqësia e thjeshtë fizike. Ekzistojnë arsye të shumta për shkak të të cilave i Dërguari, s.a.v.s., u përcaktua që të ketë një numër më të madh të grave. Dijetarët i shënojnë katër faktor kryesor në martesat e të Dërguarit, s.a.v.s.: kumtimi i islamit, hartimi i dispozitave të caktuara sheriatike, shkaqet shoqërore dhe motivet politike. Për këtë flitet gjerësisht në shumë burime.

Martesa me hazreti Aishen r.a.

Aishja, r.a., është e bija e Ebu Bekrit, r.a. Ajo është gruaja e vetme të cilën i Dërguari, s.a.v.s., e ka martuar të virgjër. Të gjitha të tjerat kanë qenë të martuara më parë, kështu që ose u kanë vdekur burrat ose u janë vrarë.

I Dërguari, s.a.v.s., martesën me Aishen, r.a., nuk e ka menduar më parë, pasi ajo ishte shumë e re. Megjithatë, në një rast, pas vdekjes së Hatixhes, r.a, erdhi tek ai Havle bint Hakim, gruaja e Othman ibn Maz’unit, dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a do të ishe martuar?” Kurse i Dërguari, s.a.v.s., e pyeti: “Me cilën?” Ajo iu përgjigj: “A dëshiron vajzë të pa martuar (birk), apo dëshiron grua që më parë ka qenë në martesë (sejjib)?” “Kush është vajza” – pyeti i Dërguari, s.a.v.s. Ajo u përgjigj: “Aishja, e bija e krijesës së Allahut më të dashur për ty (mendohet në Ebu Bekrin).” Pas kësaj, i Dërguari, s.a.v.s., pyeti prapë: “E cila është gruaja që ka qenë e martuar?” “Sevda bint Zem’a” – u përgjigj ajo. Atëherë Pejgamberi, a.s., i tha asaj që të shkojë dhe të tu kërkojë fejesë për të. (Trans. Ahmedi në Musned)

Pas kësaj, filloi i Dërguari, s.a.v.s., ta ëndërroj Aishen, r.a. Në lidhje me këtë, Aishja tregon se i Dërguari, s.a.v.s., ka thënë: “Tre herë më je paraqitur në ëndërr. Pas gjithë kësaj, melaqja të solli fshehurazi tek unë, ishe e veshur me tesha të mëndafshit dhe më tha: ‘Kjo është gruaja jote!’ Kur ta zbulova fytyrën dhe pash që ajo je ti, thash: ‘Kur është prej Allahut, ashtu qoftë!” (Trans. Buhariu dhe Muslimi)

Ky transmetim flet qartë se Dërguari, s.a.v.s., Aishen e ka martuar sipas Shpalljes, domethënë ka qenë i urdhëruar për këtë. Prandaj, martesa e saj është specifike: I Dërguari, s.a.v.s., e martoi si vajzë, me pëlqimin e babait të saj, Ebu Bekrit. Kjo ndodhi në muajin shevval, në vitin e njëmbëdhjetë pas pejgamberllëkut, gjegjësisht një vit pas martesës me Sevdën, pra, dy vite e pesë muaj para Hixhretit. Me vetë faktin që Aishja, r.a, nuk ishte në moshën madhore sheriatike, ajo mbeti edhe për ca kohë në shtëpinë e babait të saj. Kur më arriti në moshën madhore, atëherë erdhi në shtëpinë e të Dërguarit, s.a.v.s. Kjo ndodhi në muajin shevval, shtatë muaj pas Hixhretit, në Medine, kur edhe u ndërtuar xhamia e Pejgamberit.

Në lidhje me martesën e të Dërguarit, s.a.v.s, me hazreti Aishen, r.a., e cila ishte shumë e re kur u martuar, armiqtë e islamit përgjatë historisë nxorën një sërë vërejtjesh dhe sulmesh ndaj islamit dhe të Dërguarit, s.a.v.s. Sulme të tilla vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, ku edhe ne jemi dëshmitarë të botimit të teksteve dhe librave të ndryshme blasfemie. Në lidhje me këtë, mendojmë që është me rëndësi të shprehemi për disa fakte:

E para: Martesa e të rinjve në atë periudhë kohore duhet vështruar në kontekst të kohës së atëhershme historike e kulturore. Martesa me vajza të reja, në atë periudhë, ka qenë traditë e natyrshme, kështu që askush nuk ka shikuar në të, madje as edhe armiqtë më të mëdhenj të Pejgamberit, s.a.v.s.

Dihet që armiqtë e Pejgamberit, a.s., nga rrethi i idhujtarëve arab, kanë shpifur lloj lloj akuzash ndaj tij. Ata shfrytëzuan çdo shans të mundshëm që ta sulmojnë dhe ta shpifin atë, s.a.v.s. Literatura biografike është e mbushur me një numër akuzash të cilat, në adresë të Pejgamberit, a.s., i shpikën armiqtë arab dhe të tjerë. Megjithëkëtë, askund nuk shënohet që dikush në atë periudhë ta ketë akuzuar për shkak të martesës me Aishen, r.a. Për atë kohë, kjo ka qenë praktikë krejtësisht e natyrshme. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm, të cilin duhet pasur parasysh kur të flitet për martesën e të Dërguarit, s.a.v.s., me hazreti Aishen. Pra, duhet të merret parasysh konteksti historik dhe kulturor në të kuptuarit e kësaj ngjarjeje nga jeta e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., e që nga pikëvështrimi i ditëve të sodit mund të duket e gabueshme dhe qëllimisht e keqinterpretuar, për fat të keq.

E dyta: Duhet theksuar që Aishja, r.a., edhe pse ishte e re në kohën e martesës, ka qenë në moshën madhore sheriatike. Arsyeja pse Aishja, r.a, nuk shkoi menjëherë në shtëpinë e të Dërguarit, s.a.v.s., qëndron në atë se, sipas dispozitave të sheriatit, nuk është e lejuar jetesa bashkëshortore me një grua e cila nuk ka arritur në moshën madhore (bylykun), domethënë pa filluar procesi menstrual. Sipas dispozitave të sheriatit mashkulli arrin në moshën madhore me polucionin e parë, ndërsa mosha madhore e femrës arrihet me menstruacionin e parë. Kështu që, Aishja, r.a., me hyrjen e saj në jetën bashkëshortore me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., ka qenë në moshën madhore në pikëpamje sheriatike.

E treta: Martesa e Pejgamberit, a.s., me hazreti Aishen, r.a., si një vajzë e re, ndër të tjerash, ka pasur për qëllim që ajo ta kalojë periudhën e saj rinore pranë Pejgamberit, a.s., në mënyrë që gjatë kësaj kohe të edukohet dhe të arsimohet nën vigjilencën personale të Pejgamberit, a.s., ashtu që të bëhet një mësuese dhe edukatore, e cila më vonë, thuajse gjysmë shekulli, do t’i mësojë dhe edukojë gjenerata të shumta. Në literaturën relative historike shënohet se i Dërguari, s.a.v.s, ndërroi jetë në vitin e 11 sipas Hixhretit, ndërsa Aishja, r.a., vdiq në vitin 57 sipas Hixhretit. Pra, ajo jetoi gati edhe gjysmë shekulli pas Pejgamberit, a.s., dhe gjatë gjithë kësaj kohe ajo ishte aktive në funksion të edukimit të gjeneratave të reja, gjenerata që përhapën misionin islam. Biografi dhe historiani i shquar Ibn Haxher El-Askalani, në veprën e tij kapitale Takribu-t-Tehdhib, kur flet për biografinë e Aishes, r.a., thotë që “ajo ka qenë gruaja më e udhëzuar në fushën e fik’hut – njohjes së dispozitave sheriatike, dhe përgjithësisht, në sferën e të kuptuarit të fesë.” Ky fakt është shumë i rëndësishëm nëse dëshirohet vërtetë të kuptohet fakti se pse i Dërguari, s.a.v.s., e martoi Aishen, r.a., në moshë aq të re.

Njëri nga qëllimet esenciale të martesës së Pejgamberit, a.s., me më shumë gra ka qenë edhe sigurimi i mësueseve kualitative, që pastaj muslimaneve t’ua mësojnë rregullat e islamit. Shoqëria islame ishte në zhvillim e sipër dhe gratë e Pejgamberit, a.s, kishin një rol shumë të rëndësishëm në planin e arsimimit të femrës muslimane. Pejgamberit, a.s., i nevojiteshin gra të cilat suksesshëm do ta përhapnin midis grave të tjera rrethin e thirrjes dhe mësimit të dispozitave islame, sidomos kur shpesh bëhej fjalë për dispozitat të cilat kanë të bëjnë ekskluzivisht për çështjet e grave, e që mashkulli ndjehet i turpëruar kur atyre u flitet për to. Dihet që kultura islame e jetesës familjare dhe bashkëshortore përfshin një numër të dispozitave sheriatike, siç janë: marrëdhëniet intime midis bashkëshortëve, dispozitat mbi menstruacionin (hajzin) dhe lehoninë (periudhën e pastrimit pas lindjes – Nifasin), larja e bashkëshortëve pas aktit intim, dispozitat mbi pastrimin e gruas, etj.

Dihet, gjithashtu, që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s, ishte një person i karakterizuar me një turp shumë të theksuar. Në vepra të haditheve shënohet se “turpi i Dërguarit, s.a.v.s, ishte shumë më i madh, sesa turpi i vashave në dhomat e tyre (të nusërisë)”

Prandaj, kuptohet që ai nuk mundte drejtpërdrejtë të përgjigjej në të gjitha pyetjet që ia parashtronin gratë e tjera në lidhje me marrëdhëniet martesore dhe intime të bashkëshortëve. Ndonjëherë përgjigjet e tij ishin të natyrës metaforike, ndërsa shpesh ndodhte që gratë e tij, në mënyrë të drejtpërdrejtë, t’ua përcjellin grave të tjera dispozitat e sheriatit që kishin të bënin më jetën familjare dhe bashkëshortore. Literatura klasike islame është e mjaftueshme me transmetime të tilla të cilat bëjnë fjalë për këtë. Kështu, p.sh., Buhariu dhe Muslimi, në Sahihët e tyre, shënojnë nga Aishja, r.a., rastin e një gruaje nga ensaret e cila e pyeti Pejgamberin, a.s., për larjen pas menstruacionit. Duke e udhëzuar se si të veprojë, ai i tha: “Merr një copë myshku dhe fshiju më të.” Ajo e pyeti: ‘Si do të fshihem me të?’ Ai iu përgjigj: ‘Fshiju!’ Ajo përsëri e pyeti: ‘Po si do të fshihem me të?’Ai ia ktheu: ‘I madhëruar qoftë Allahu, fshiju me të.’” Aishja vazhdon dhe thotë: “Unë e tërhoqa kah vetja atë dhe i thash: ‘Fshiju ashtu që t’i largosh gjurmët e gjakut’”.

Literatura e hadithit është plot më kësi shembuj, ku gratë e Pejgamberit, a.s., paraqiten si edukatore dhe mësuese të gjeneratave të mëvonshme islame. Sidomos kjo vjen në shprehje kur është në pyetje gruaja e Pejgamberit, a.s., hazreti Aishja, r.a., me të cilën ai u martua gjersa ajo ishte shumë e re. Duke iu falënderuar këtij fakti, ajo u edukua nën vigjilencën e Pejgamberit, a.s., dhe dispozitat e fesë i mësoi direkt prej tij. Ajo pas vdekjes së Pejgamberit, a.s, jetoi, thuajse, gjysmë shekulli, duke i mësuar, gjatë gjithë kësaj kohe, gjeneratat e reja me dispozitat e islamit.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Fri 10 Dec 2010 - 22:12
se ashtu donte
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 0:12
Salomi shkruajti:sepse ishte pedofil
LIGJI KSHU THOT

dhe un jam me ligjin

kshuqe as mos te ofendohet njeri fare fare... per ligjin e sotcem eshte krim ... Laughing

Mund te sjellesh fakte per kete,se kjo nuk ekziston askund ju qe e thate,ju lutem kujdes ne ate qe shkruani.
Kurr nuk kam hyre ne kete tema te kundershtoj ne keso gjerash se secili ka besimin e vet dhe eshte e drejt e tij,por kjo ju qe keni shkruar me beri te shkruaj..
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 14:54
Salomi shkruajti:sepse ishte pedofil
LIGJI KSHU THOT

dhe un jam me ligjin

kshuqe as mos te ofendohet njeri fare fare... per ligjin e sotcem eshte krim ... Laughing

Nese ke pak edukat me veten tende kujdes fjalet kur i flet rreth besimit te dikujt.

Kur nuk i edi kulturen dhe edukaten fetare t enje feje te caktuar nuk ja vlen te flasesh kot.
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 17:20
Salomi shkruajti:sepse ishte pedofil
LIGJI KSHU THOT

dhe un jam me ligjin

kshuqe as mos te ofendohet njeri fare fare... per ligjin e sotcem eshte krim ... Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  569293



Une nuk po shkruaj si musliman, sepse shumica e dijne se nuk me intereson asnjera fe. Por, menyra se si keni shkruar ju, i bie se ju nuk ja keni iden as per fen tuaj, as per kete qe po flitet ketu, e per asgje hic. Per mua s'ka rendesi qe e keni quajtur ashtu Muhamedin, por me e rendesishme eshte se keni treguar qe veq keni mesuar ne klase te pare ABC-ne, dhe nuk keni shfletuar asnje faqe, se me lexu hic se hic, per kete garantoj une. Edhe ne nje teme tjeter nese nuk gabohem te kam vrejt edhe tani po, keshtu qe ju jeni vetem nje cop mishi qe ecen ne kete toke. Mos pretendo qe je e krishter, apo qe je shqiptare, se e genjen veten!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 17:36
Seriozisht kjo Salomi ku e ka lexuar kete ligj,per ke ligj flet se une deri tani as kam degjuar as kam lexuar dicka te tille persa i perket Muhamedit!! S'di c'ka dashur te thote se ska dhen asnje informacion per cfare ligji flet e ku bazohet,ku e ka lexuar keshtu qe do i lutesha heren tjeter nese hyn te jete pak me e qarte ne kete e te na shpjegoje pak pse ka thene keshtu!!

Gjithsesi kujdes fjalorin,pavaresisht besimit tone respektojme cdo religjion qe mos kemi keqkuptime e debate te pa deshirueshme ketu..
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 17:50
lailahe ilallah suphona llah te qujsh muahmetin alejm selam pedofil esht turp si se kutpn ore njeri se pigameri alejm selam esht i dergumi zotit sophona llah
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 21:53
Aяjαиα shkruajti:Seriozisht kjo Salomi ku e ka lexuar kete ligj,per ke ligj flet se une deri tani as kam degjuar as kam lexuar dicka te tille persa i perket Muhamedit!! S'di c'ka dashur te thote se ska dhen asnje informacion per cfare ligji flet e ku bazohet,ku e ka lexuar keshtu qe do i lutesha heren tjeter nese hyn te jete pak me e qarte ne kete e te na shpjegoje pak pse ka thene keshtu!!

Gjithsesi kujdes fjalorin,pavaresisht besimit tone respektojme cdo religjion qe mos kemi keqkuptime e debate te pa deshirueshme ketu..



Sot, nese nje person abuzon me nje te mitur, atehere ai quhet pedofil, dhe kjo denohet me ligj. Kete ka dashur ta thote, por as kaq nuk di te jap shpjegime. Mirepo, nuk me duket e pranushme qe te kete ndodhur kjo ne ate kohe me Muhamedin. Dicka tjeter eshte, nese eshte martuar me nje vajze 18-19-20 vjeq, siq eshte ky rast me kete Aishen, nderkohe qe ai ka qene rrethe 60 vjec. Kjo nuk quhet pedofilizem.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 22:09
Ketu nuk jemi kunder asnje relegjioni secili ka percaktimin e vet por te thuash nje gje te till kjo vertet te prek aty ku nuk duhet,une asnjehere nuk iu kam pergjigjur temave ketu shkaku qe mos te prek dike pasi ktu jemi ne nje forum,e ajo te shrkuaj nje gje te tille duhet te kesh fakte per nje gje kur thua aq te rende..
Bestt
Bestt
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 4512
<b>Hobi</b> Hobi : ......
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/05/2011
http://......

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 22:13
nuk po mundemi ti permisojm apo diskutojm gjerat qe i bejm mbrenda dites


e ju keni kap ket tem qe u ber me vite te teraa


amon ju luss mos hyni ne keto tema kaq te thelllaa
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 22:15
Nuk po hym po po na fusin vete me fjale palidhje qe shprehen e nuk e dine se cfare thone..
Bestt
Bestt
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 4512
<b>Hobi</b> Hobi : ......
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/05/2011
http://......

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 22:17
Besaa shkruajti:Nuk po hym po po na fusin vete me fjale palidhje qe shprehen e nuk e dine se cfare thone..


lete hyn ata qe dojn ,, ti nese sdo mos ndryhu por vetem lexoj dhe analizoj tek vetja jote

nuk hyn ata per ti rregulluar gjonat e veta por shikojn punen e dikujt me miljona vite

une them sa mir eshte te kesh roje qe te percjellin
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 22:30
Sigurishte, por une thash qe kurr nuk kam postuar ne keto tema ketu por kjo me terheqi vemendjen me ato fjale prandaj,se une nuk jam ketu per te gjykuar askende por as per te ofenduar,thjesht kerkoja te sillte fakte per ato qe ka shkruar..
Bestt
Bestt
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 4512
<b>Hobi</b> Hobi : ......
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/05/2011
http://......

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Tue 6 Mar 2012 - 22:33
nje po ta them

po ti shikoshim gjonat tona aq shum sa shikojm keto gjona do kishum arrit shum

at her une them pa kekptime me fe nuk luhet edhe rri distanc
Engjelli Embel
Engjelli Embel
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 2575
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia,Udhetimet..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Folen E Engjejve..!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/11/2010

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Wed 7 Mar 2012 - 12:24
Salomi shkruajti:sepse ishte pedofil
LIGJI KSHU THOT

dhe un jam me ligjin

kshuqe as mos te ofendohet njeri fare fare... per ligjin e sotcem eshte krim ... Laughing
Cdo njeri ka fen dhe besimin e vet,duhet te mendohen gjerat para se te fliten Salomi,n.q.s je besimtar i fes tjeter mos ofendo te kunderten,mbaje fen dhe besimin per vete,kjo qe ti e quan ligj,eshte turp te flitet!!
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Wed 7 Mar 2012 - 12:40
nuk esht hera e par si hapat tema per fen islame dhe bahen pytjet per gjera si ne kem drejt te bajm debat per gjera si nuki njofim kjo tem si eka hap ky antar salomi esht ofendim i pa falshum sepse po e njollos bigamerin ton te dashur ky antar po bon perqamje mes vellazrit shqiptar n epermes fes islame dhe mendoj ky eka meritu te perjashtrohet nga forumi e jo ti japet vetem nje vrjetje, kushtrimi do te regaon nje soj dhe per fen katolike dhe ortodokse sepse kombi jon ika tri feje dhe une gjithmon do te reagoj kunder gjdo kujt si e njollos fen muslimane ose katolike ortodokse sepse une e rrespektoj kmbin ton dhe keto tri fet
Sponsored content

Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?  Empty Re: Pse Muhammedi a.s. e martoi hz. Aishen në moshë aq të re?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi