Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Misri mutant “vdekjeprurës” Empty Misri mutant “vdekjeprurës”

Wed 26 Sep 2012 - 0:44
Misri mutant “vdekjeprurës” Mis%C3%ABr-300x199Sipas një studimi të gjatë shkencor në një universitet Francez, rezultoi se misri mutant është kanserogjenes, i cili gjatë studimit solli vdekjen e parakohshme të kafshëve që përdoreshin për këtë eksperiment.
Kërkimi shkencor, citon alb-observer.com, zgjati për dy vjet radhazi në universitetin e Kanës, ku u përdorën 200 minj në fshehtësi të plot për arsye që të mos ndërhynin lobistët e Monsanto, një kompani e njohur amerikane në tregtimin e misrit mutant.

Për herë të parë, një farë gjenetike e ndryshuar misri, si dhe një pesticid (ilaç) i njohur për përdorim të gjerë në botën e bimëve si “Round Up” u gjetën plotësisht pozitive me ndikimin negativ në shëndetin e kafshëve eksperimentale. Rezultatet janë tepër shqetësuese pasi kafshët (minjtë) pësuan tumore të shumëfishta dhe vdekje të parakohshme, hepatite dhe sëmundje veshkash. Kafshët e gjinisë femërore, pësuan gjithashtu tumoret e gjirit.

Shkencëtarët i kishin ndarë kafshët që do përdoreshin për eksperimentin në tre grupe. Grupi i parë ushqehej me misrin mutant i cili tregtohej prej kompanisë Monsanto, grupi i dytë ushqehej me misër i cili ishte vaditur me ilaçin Round Up dhe grupi i tret ushqehej me misër të thjesht, por i vaditur edhe ky me RoundUp.

“Rezultatet treguan qartë se nga përdorimi i të dy produkteve rezulton vdekje e përshpejtuar dhe e parakohshme” deklaroi Profesor Gilles Eric Serallini. Po i njëjti profesor, deklaroi gjithashtu se kërkimi u krye njëkohësisht në të dy produktet, pasi kompania e Monsanto që tregton edhe RoundUp, ka shndërruar produktet e saj bujqësore në mënyrë të tillë që ti rezistojnë pesticidit RoundUp. Kryeministri i vendit Z. Zan Mark Ero, theksoi se çështja është tepër serioze dhe në nivel Europian./E. Xh/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi