Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Biznesmeni vret gruan, pasi zbulon që ishte burrë Empty Biznesmeni vret gruan, pasi zbulon që ishte burrë

Thu 27 Sep 2012 - 17:43
Biznesmeni vret gruan, pasi zbulon që ishte burrë Policiabritanike

Një biznesmen britanik vrau gruan e tij ruse… pasi zbuloi se më parë ajo kishte qenë burrë.

Lajmi i vrasjës u publikua të enjten në të përditshmen “The Sun”, por më shumë se akti, lajmi fitoi vëmendje të gjerë mediatike për historinë që fshihej pas kësaj vrasje.

40-vjeçare Chris Coller vendosi të transferohej pas martesës me gruan e tij, 35-vjeçaren Julia, në një apartament në Kusadasi, në brigjet e Detit Egje në Turqi.

Një këngëtare simpatike, gruaja me origjinë ruse kishte një të shkuar të fshehtë, e cila përfundimisht i kushtoi jetën.

Pasi disa tentativave për të lindur fëmijë, Julia i rrëfeu bashkëshortit të saj se në të vërtetë, kishte lindur mashkull dhe se kishte kryer një operacion për ndërrimin e seksit disa vite më parë.

I tronditur, Coller goditi bashkëshorten me një objekt të fortë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend në shtëpinë e marrë me qera në qytetin turk.

Pavarësisht tronditjes së thellë psikologjike, një gjykatë e shpalli 40-vjeçarin fajtor për vrasje me dashje dhe atij do t’i duhet të kalojë 24 vitet e ardhshme të jetës së tij i kyçur në një qeli të një burgu turk.


Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Biznesmeni vret gruan, pasi zbulon që ishte burrë Empty Re: Biznesmeni vret gruan, pasi zbulon që ishte burrë

Thu 27 Sep 2012 - 18:27
Vrau gruan se zbuloi qe ishte burre ua sa pa lidhje ky postim hahahha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi