- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
“Posedimi nga djalli”, burri vret 21-vjeçaren shtatzënë
Fri 28 Sep 2012 - 20:39
Një burrë dhe tre anëtarë të familjes së tij janë burgosur përjetë, pasi u dënuan për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, duke deklaruar se ajo ishte poseduar nga shpirtra të ligj. Një nga katër personat vrau 21-vjeçaren Nalia Mumtaz, ndërsa të tjerët e mbanin të shtrënguar në tokë, me sa duket në përpjekje për të nxjerrë shpirtin ‘jinn’ prej trupit të saj. Vrasësit e vajzës përfshijnë burrin e saj Mohamed Tausef Mumtaz, i cili më vonë pohoi se ai e vrau, prindërit e tij, Zia Ul-Haq dhe Salma Aslam, të dy nga 51 vjeç, dhe kunati i tij Hamad Hasan. Vrasja e gruas së re është nxitur nga prindërit e Mumtazit. Ngjarja ndodhi në Handsuorth, Birmingham. Gjykata mësoi se Mumtaz, i cili vuan nga një sëmundje gjenetike që e ka lënë të deformuar, u martua me shkuesi me gruan e tij të re në Pakistan, 14 muaj para se ajo të vdiste, gjashtë muaj shtatzënë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi