Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Greqi-Maqedoni, konflikti 20-vjecar për emrin Empty Greqi-Maqedoni, konflikti 20-vjecar për emrin

Sat 29 Sep 2012 - 17:22


Ndërmjetësi i OKB-së në kontestin greko-maqedonas për cështjen emrit, Metju Nimic, paralajmëron intensifikimin e negaciatave mes autoriteteve të të dyja vendeve për zgjidhjen e problemit 20 vjecar.

Nimic nga Nju Jorku njoftoi se se muajin e ardhshëm do të organizojë një raund të ri bisedimesh mes negociatorit maqedonas Zoran Jolevski dhe atij grek Adamantios Vasilakis.

Ndërmjetësi i OKB-së, i cili ka takuar në Nju Jork presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov dhe shefin e diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos, tha se të dy ka marrë garanci për angazhim më të madh nga të dyja vendet për të zgjidhur problemin me emrin kushteutes të Maqedonisë.

“Gjendja ekonomike dhe financiare në Greqi është shumë serioze. Duket se qeveria atje është e angazhuar shumë rreth zgjidhjes së krizës dhe ky është prioriteti i tyre i parë. Sinqerisht ky është prioriteti i parë edhe për gjithë botën. Kjo është çështje madhore, por ministri Avramopulos më siguroi se qeveria e tyre është plotësisht e aftë dhe e interesuar që të merret edhe me këtë problem, se Greqia ka qeveri, dhe ajo mund të zgjidh të gjitha çështjet. Nuk mendoj se çështjet ekonomike në Greqi, sa do të vështira të jetë, duhet t’i pengojnë që të punojnë edhe rreth kësaj çështjeje dhe shpresoj se kjo do të zgjidhet”, është shprehur Nimic.

Nga ana tjetër, presidenti Gjorge Ivanov u shpreh i kënaqur nga interesimi i shtuar i z.Nimic dhe sekretarit të përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, për zgjidhjen e cëshjtes së emrit.

Por tejkalimi i këtij problemi nuk duket i lehtë. Në Nju Jork, polemika ka shkaktuar fjalimi i presindetit Gjorgje Ivanov, i cili bëri thirrje që të gjitha shtetet të Organizatës Botërore ta njohin Maqedoninë me emrin kushtetues.

Duke reaguar ndaj fjalimit të presidentit maqedonas, shefi i diplomacisë greke Dimitris Avramopulos para Asamblesë së Përgjithshme, e akuzoi Maqedoninë se përhap irrendentizëm, ndërsa presidentin Ivanov se ka përdorur retorikë nga shekulli i 19-të.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi