- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Dyqan mishi në Londër shet… mish njeriu! (foto, video)
Tue 2 Oct 2012 - 21:04
Kur të shikoni fotografitë e mëposhtme, si dhe të ndiqni videon, do t’ju krijohet përshtypja se po xhirohet një film thriller. Por në fakt nuk është kështu, pasi pjesët e trupit të njeriut shiten me ulje çmimi këtë fundjavë në Londër, në tregun e famshëm të kryeqytetit britanik, Smithfield.
Nëse mendoni se papritur u ligjërua kanibalizmi, në fakt nuk është kështu. Bëhet fjalë për një kampanjë reklamimi me qëllim që të prezantohet loja e re videogame Resident Evil 6.
Në fakt, pjesët e prera dhe të përgatitura të trupit të njeriut, duken kaq realiste pasi janë prej mishi (jo njeriu, kuptohet). Të gjitha të ardhurat që do të përftohen nga kjo kampanjë, do të përdoren për organizatën bamirëse Limbless Association, që ndihmon njerëzit e gjymtuar.
Siç do të shikoni edhe në foto, një kasap është gati të copëtojë çdo pjesë të trupit të njeriut që kërkohet nga klienti. Veç kësaj pjesë të tjera të trupit janë prerë dhe janë paketuar e mbështjellë me celofan, siç veprohet me mishin që blejmë.
Duart e njeriut kushtojnë 5,99 stërlina, këmbët 6 stërlina dhe bërxollat 22,99.
Ky dyqan mishi mban emrin Wesker & Son dhe ka edhe faqe në internet, ndërkohë që ka edhe një tabelë, ku shkruhet “mish i freskët që nga viti 1966”.
Dyqani u hap vetëm për dy ditë dhe ishte plot me njerëz, kryesisht adhurues të videogames dhe zobbies. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi