Mbyllet restoranti që shërbente mish njeriu
Fri 14 Feb 2014 - 22:23
Një lajm i publikuar nga mediat në Nigeri ka tronditur opinionin publik, pasi në një restorant në këtë shtet ushqimet prodhoheshin nga mishi i njeriut.
Autoritetet e shtetit Anambra, në jug të Nigerisë, kanë mbyllur restorantin dhe kanë arrestuar punonjësit e tij. Alarmi është dhënë nga prifti i zonës, i cili është detyruar të paguajë një faturë të kripur, pasi ka konsumuar një darkë në këtë restorant.
Kur prifti ka pyetur përse çmimet ishin aq të larta, pronarët i thanë së në përbërje të ushqimeve kishte mish njeriu. Pas denoncimit të priftit, policia kontrolloi restorantin dhe zbuloi dy koka njeriu të skuqura dhe të mbështjella me qese.
Madje kokat e skuqura të njeriut ishin të shënuara edhe në menu, si një ndër specialitetet e restorantit. Sipas mediave në Nigeri, policia ka mbyllur restorantin dhe ka vënë në pranga 11 persona.
/Shekulli Online/ E.L./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi