Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mrekullitë dhe “çuditë” e Atdheut Empty Mrekullitë dhe “çuditë” e Atdheut

Sun 31 Oct 2010 - 18:29
Kur mendoj se do te shkoj ne vendlindje, aty ku hodha hapat e par ate jetes, aty ku mesova e studiova, aty ku punova dhe krijova familjen dhe shoqerine, aty ku çdo gje eshte e embel dhe e bukur, ne mendjen time zhduken te gjitha momentet e veshtira te kurbetit, qe tashme po e kalon vitin e 15-te.Mrekullitë dhe “çuditë” e Atdheut Mrekullite_dhe_cudite_e_atdheuPërshtypje udhëtimi

Nga Vladimir Prifti


I pergatitur shpirterisht qysh me pare per kete udhetim, nuk me vinte kurre nder mend se dhe ne punen ku punoja, aty “ne vendin e shenjte”, ku çdo dite flitet per humanizem dhe barazi shoqerore, do te me sillnin pengesa, te cilat nuk kishin arsye tjeter veç keqtrajtimin njerezor. “Nuk te takojne as pushime javore dhe as pushime festash”, me thote nje prej keshilltareve te punes sime. Natyrisht, me kete pergjigje ai perfshinte dhe mendimin e drejtperdrejte te institucionit ku une punoja, me te cilin, thuajse çdo vit, ne tre vitet e fundit, eshte shkelur marreveshja e vendosur para 10 vjetesh midis meje dhe punedhenesit.

Perfundimisht me dhane vetem 10 dite leje per kete udhetim, sepse pjesen tjeter te lejes, sipas tyre, e kisha konsumuar.U kenaqa me pak duke ngushelluar veten se “emigrant jam”, dhe si i tille te drejtat njerezore nuk mund t’i gezoj njesoj si dhe koleget e mij te punes – vendas , “se isha nje bageti e lidhur ne dyert e institucionit ku punoja, qe prisja rradhen....” ...



UDHETIMI DREJT VENDLINDJES

Pasi mbarova punen ne mesdite dhe pas nje shlodhjeje te vogel pergatita makinen per udhetim dhe afer darkes u nisa per udhe. Me dukej vehtja shume i lehtesuar, sikur i kasha lene prapa te gjitha perbuzjet e ofendimet, te gjitha mosrespektimet e merrdhenieve te punes. Keshtu me dukej se ndihej edhe makina, e cila, pasi la rrugen kombetare Athine – Lamia, neper rrugen plot kthesa te zones midis Lamies e Kosturit, dukej sikur ecte vete, sikur “vallezonte”, per te arritur sa me shpejt ne qytetin tim shpirteror, ne Korçen e bukur.

Pas afros 6 oresh udhetimi , arrita ne doganen greke. Megjithese ora shenonte 2 pas mesnate, dogana ishte plot. Para meje prisnin rradhen 4 autobuze me pasagjere dhe afro 15 makina. Dhe pas pak ato u bene 30. Policet e doganes, te mbledhur tre ne nje kabine, benin sikur nuk e vrisnin shume mendjen edhe kur shikonin jashte sportelit rradhen e emigranteve, te makinave e autobuzave. Pas afro 60 minutash filluan veprimet, dhe mua me erdhi radha pas 1,5 oresh. “Metode e njohur kjo e policise greke te kufirit “, me thote nje bashkeqytetari im. “Me qene se je i lodhur, pas 7 oresh udhetimi, eja ketu ne rradhe para meje”.

“Jo, – i thashe, te gjithe te lodhur jane, mezi pesin kete dite, kete ore per te shkelur ne vendin e tyre, per te takuar te afermit e tyre… Bile, shume prej tyre – vazhdova – vijne me leje sikur dalin nga “burgu” per shkak te mungeses se kartave te rregullta ne Greqi, kurse une vij me shpesh….

Ne doganen shqiptare, veprimet kalonin shpejt dhe pa u ndjere. Masat per pritjen e emigranteve ishin marre kundrejt te gjitha rregullave e udhezimeve. Dhe kjo, besoj, per dy arsye: se pari- sepse emigrantet jane bashkatdhetare te tyre dhe, se dyti, sepse bashke me ata afrohen ne Shqiperi afro nje miliard euro, fond madhor per shtetin meme... Tjeter pune se si prishet apo pervetesohet ky fond ne Shqiperi!...



SHMALLJA ME BUKURITË

SHQIPTARE

Pasi u shmalla me te afermit ne qytetin e endrrave te mija – Korçen, pasi bera shetitjen tipike te korçareve nga parku piktoresk “Rinia”, pasi u toka e u perqafova me dhjetra shoke e ish nxenesit e mij, te nesermen mora rrugen per ne Durres. Prej kohesh deshiroja te pushoja disa dite ne gjirin e Lalzit, tek kepi i Rodonit. Kishim prenotuar dy dhoma ne nje familje te Shen Pjetrit, fshat ne kete gji. Rruga deri ne nje fare vendi ndiqte autostraden Durres- Tirane dhe pastaj shmangej majtas duke kaluar shpesh ne asfaltin “komunist”, shpesh ne rruge te pa shtruar dhe ne nje mase te madhe ne rruge te sapoasfaltuar. “Ketu – me thote bashkudhetari im, duke me treguar pyllin me pisha ne anen e majte te rruges- ka ngritur fshatin turistik X parlamentar, ketu me tutje e ka marre Y politikane madhore….”

- Si eshte e mundur ?- thashe me vehte, - keto perla kombetare, pasuri te popullit qe nuk mundi t’i pervetesoje as mbreti e as regjimi i meparshem, te pervetesohen kaq lehte nga te zggjedhurit e popullit?.. Mandati i tyre eshte per te perfaqesuar interesat e popullit, apo per ta rrjepur sa me shume pasurine e tij ?..

Megjithate, “ngushellova” veten, te tille njerez na perfaqesojne ne parlament, te afte te bejne jo vetem ‘vjedhje’ te tilla, por dhe skandale si ai i koheve te fundit ne parlament, ku ata, me njeri tjetrin perdornin fjalet me banale te fjalorit duke share nga nena e motra… Sa keq …!

Pas pak arrijme tek shtepia ku kishim prenotuar dhomen. Pronaret e saj kishin ngritur nje varg dhomash njera pas tjetres, me nje çmim te arsyeshem – 1500 leke per 24 ore. Pasi u sistemuam morem rrugen drejt plazhit, afro nje kilometer me tutje. Dhe aty, mrekullia e pare: pylli shumevjeçar i pishave, i cili qendronte ashtu siç ishte, i paprekur nga dora keqdashesit dhe ne mes te tij – bunkeret e erret, qe dukeshin si mbrojtes te ketij pylli perrallor, ku nuk kishte ndodhur ajo qe ndodhi tek Shkembi i Kavajes apo ne pyllin e pishave te Golemit, ku pishat tani kane mbetur si “dhembet e plakes”… Vendin e tyre tani e ka zene nje konglomerat ndertimesh me leje e pa leje, me dhe pa arkitekture, me plan rregullimi dhe pa te tille, ku “aroma “ e ujrave te zeza ka pushtuar ambientin dhe ujet e paster mungon….

Pas nje dite shlodhjeje ne ujin e paster te Adriatikut dhe reren kristal te plazhit ( ku plehrat e krijuara nga mbetjet urbane te plazhisteve nuk mungonin), na vjen nje lajm i veshtire – vdekja e nje te afermit tone, ku per mua, si shkak ishte mungesa e kualifikimit te stafit mjekesor te rrethit te tij. Ne çdo bisede per kete problem, nxirrte koke korrupsioni ne mjekesi, mungesa e medikamenteve neper spitale, mungesa e mjekeve te specializuar ne rrethet e vogla etj.

U detyruam te “prishim” para kohe pushimet e planifikuara dhe te marrim rrugen per ne qytetin e vogel te Ersekes; perseri rruge e imponuar, por kesaj rradhe edhe me e gjate. Por gjatesine e rruges e veshtiresonte dhe fakti i punimeve rrugore gjate te gjithe gjatesise Plloçe –Korçe. Ishin disa firma asfaltimi qe e kishin marre persiper kete veper, por ajo qe binte ne sy ishte fakti se gjate afro 40 kilometrave te ketij segmenti rrugor, punimet kishin filluar frontale, asfalti i vjeter ishte hequr i gjithi, vendkalimi per makinat ( gjysem korsie) nuk kishin lene dhe ky segment rrugor ishte kthyer ne nje kadaver shkaterrimi per automjetet dhe mbushte me pluhur mushkerite e njerezve. Dhe per te kaluar kete segment me makine nuk duhej pak minuta, por plot nje ore. Por deri kur do te vazhdoje kjo gjendje?... Shume e veshtire te pergjigjesh. Ritmet e punes, sic dukej nga pjesemarrja, ishin shume te ulta; tek – tuk dukej ndonje makineri qe punonte, ndonje punetor ne ane te rruges duke pire cigare dhe ndonje makine uji , qe me “përpëren” e saj dukej sikur e mbytete pluhuri ate dhe jo ajo pluhurin. Pra ishte e qarte, aty çdo gje ekzistonte, makineri, gure e dhera, por vetem nje gje nuk dukej: organizimi i punes. Vetem segmenti Qafe Plloçe- Çerrave tregonte nje nivel shume te mire punimesh.



DARDHA DHE VITHKUQI

Te dy, fshatrat e origjines sime. I pari eshte fshati ku eshte lindur e rritur nena ime kurse i dyti, ku eshte lindur e rritur babai im. Te dy fshatra te dashur per mua, per te cilet kam shume kujtime feminie e rinie. Por krahas te perbashketave te tyre, kane dhe veçori karakteristike.

Shpesh kam shkuar ne Dardhe, por sa me shpesh shkoj, aq me shume me pelqen ky fshat piktoresk e klimaterik.Po te ngresh koken duket sikur ka “ tre hektare qiell” , por qiell te paster te mbushur me ozon. Pasi le prapa ate copez fushe te Korçes deri ne fshatin e manave dhe rakise se manit, Boboshtice, te mbushur tani me tavernat e famshme, makina merr majtas ne mes te ketij fshati dhe menjehere nje malore, qe me siguri e kalon 10 %. Pas saj, ne mes te nje pamje te zbuluar, rruga dredhon ne mes grykes se vargmalit qymyrguror te Moraves dhe merr perpjete Biglles. Aty, ne maje te saj, makina merr fryme e “kenaqur” se ka hequr qafe kete malore te eger, tani ne asfaltim e siper.

Pikerisht aty, mjeku i apasionuar pas sportit Isuf Salice me shokun e tij, Maqo Tashon kane filluar ndertimin e nje piste skish, ne nje vend shume simpatik e te pershtatshem per kete pune. Menjehere pas pamjes se pistes, makina me te tatepjeten per ne Dardhe, por tani ne mes te pyllit me ahe. Pak me poshte, nje vend toke ie rrethuar me gardh e ne hyrje te tij – fabrika e pijeve freskuese. Nga pak metra katrore toke fillimisht te fabrikes, tani rrethimi ka kaluar ne disa hektare toke te pervehtesuara apo te ligjeruara. Qe te flasesh per dardhen e dardharet duhen libra te tere, por une shpejt po e kaloj udhetimin tim, prej aty ku u ndala tek Sheshi i Valleve, pastaj tek hoteli i ri, shume i bukur i vellezerve Balli, dhe u ndala tek kisha e Shen Gjergjit sapo hyn ne fshat.

- Tani, ku do shkojme- i drejtohem mamase- tek Kotepanot (familja e nenes se saj ), apo nga Ndriot (shtepia e saj).

- Nga Ndriot- thote ajo e vendosur, dhe vazhdon- aty te ulemi te hame pak buke, te çmallem dhe te ikim.

Me veshtiresi makina merr rrugen ne mes te fshatit per tek ish shtepia e saj Por aty, tani ka mbetur vetem nje lendine me dy pemet e arrave ne mes. Nga fundi i viteve ‘60-të , kur u ngrit reparti ushtarak i Dardhes, guret e shtepise se saj u moren per ndertimin e zyrave. Perballe shtepise, permbi rruge, selishtat e Ndriove “marrin fryme” akoma, ne mes tyre nje bunker, diku akoma tela me gjemba te repartit ushtarak dhe diku ne mes, nje rruge makinash, e hapur nga dikush qe pasi ka rrembyer nje cope toke diku aty, jashte te gjitha ligjeve, kishte sjelle bazen materiale per te filluar nje ndertim te paligjshem. Paren e ketij “dikushi” mesa duket nuk e perballon dot as keshilli i fshatit, as komuna, as hipoteka, as komisioni i kthimit te pronave, dhe me sa duket – as kryeministri.

- Mire qe kete copeze toke te shtepise na e kthyhen- thote mamaja 85 vjeçare, por selishten nuk e di pse nuk na e japin. Ajo nuk eshte ndare as me ligjin 7501 e as nga reparti ushtarak, ajo eshte e lire…

Dhe vazhdon: Ja, atje siper ishte vija e ujit, tek qoshja ishte qershia e Ndriove, me e madhja ne fshat, ketu poshte ishte kazanka e ujit (dhe ate vend e kishte zene nje shtepi e re e ndertuar).

Pra, çdo gje e mbante mend, kadastra e rrethit e kishte te dokumentuar, toka ishte e lire, por kush e pengonte kthimin e saj?... Ne hipoteke thone se akoma hartat e Dardhes e te Vithuqit nuk jane bere… Me sa duket ato do te behen kur te kete mbaruar se vjedhuri dhe ato copeza toke qe kane mbetur te lira. Vjedhje masive, nen hunden e komunes dhe te keshillit te fshatit, dhe prokuroria hesht, hesht... Por deri kur..?

Marrim rrugen e kthimit, te kenaqur dhe te merzitur, por akoma me shume se ne, nena 85 vjeçare, e cila e shikon shume larg marrjen e tokes se saj, te prones se saj. Sa mire do te ishte sikur te zbatoheshin te gjitha ligjet e qeverise per korrupsionin dhe sidomos fjalet e kryeministrit Sali Berisha para pak ditesh.

Te nesermen e asaj dite, se bashku me familjen e mjekut gjinekolog Ilir Gusho, nga Qafe Thana kaluam ne Maqedoni. Megjithese ne televizor ishte deklaruar se kalimi i shqiptareve aty do te ishte pa viza, vlefta e vizes prej 10 euro jo vetem qe paguhej, por ne anen shqiptare ishte rritur dhe nje takse tjeter, ajo shendetesore. Pas nje vonese prej afro 3 oresh, me ne fund u be i mundur udhetimi yne i lire. Udhe te shtruara me nje pasterti absolute, pamja mahnitese e derdhjes se Drinit te Zi nga liqeni i Ohrit ne Struge qyteti simpatik i Ohrit, dhe me ne fund Shen Naumi, me bukurine e tij te rralle, falur prej mbretit shqiptar pa mend, Ahmet Zogu, forcave serbe per ndihmen qe ato i dhane ne shtypjen e Fan Nolit ne 1924. Keto ishin karakteristikat permbledhese te ketij udhetimi ne Maqedoni. Veç ketyre qe thashe me lart, mbreselenes ishte sherbimi i kulturuar tek klientet dhe çmimet e arsyeshme te tregut maqedonas. E çuditshme ishte: artikujt ushqimore, dhe sidomos fruta – perimet ishin afro sa gjysma e atyre te Shqiperise. Vetem nafta kishte çmime marramendese; ashtu si dhe ne Shqiperi, ajo ishte me e larte se ne Greqi… Sa mire do te ishte qe dhe Korça ime e dashur te kishte kete pasterti, larg pluhurit te rrugeve te pashtruar si brenda dhe jashte qytetit, te kishte pastertine e dikurshme qe e kishte zili jo vetem Ballkani por e gjithe Europa. Sikur te quhej dhe nje here “Parisi i vogel…”. Po sikur korçaret nikoqire te kishin ato çmime te shtetit fqinj per ushqimin e perditshem, per kastravecin dhe domaten e fresket, po sikur te ekzistonte ajo domatja sanjollase e Kolonjes qe, ….dine çfare te hane…?



Me ne fund, i erdhi rradha dhe Vithkuqit, Vithkuqit te historise e te kultures, te shkrimit e perparimit, te Naum Veqilharxhit e Thanas Vithkuqarit, te çetave patriotike e te Brigades se Pare Sulmuese, te Shen Pjetrit apo te “Varrit te pagezimit”, te ujit te Makerzers, apo te Grekasit, te rezervuarit te Gjancit apo te hidrocentralit te pare ne historine e Shqiperise… Dhe se fundi, …por nuk kane fund kujtimet e feminise sime per Vithkuqin, te cilat, ashtu si tek filmi “Beni ecen vete”, perbejne nje histori te tere te nje feminie te kulturuar ashtu si e qindra mijra femijve te tjere te kohes.

Pasi le rrugen kryesore Korçe- Kolonje, ne kilometrin e 12 – te, nje malore e lehte djathtas te çon ne fshatin Bellovode, fshat i permendur dhe sot e kesaj dite per larjen e levenxave me theke. Pas 2-3 km, syri te ze nje hapesire me te madhe, ne hyrje te se ciles ka hedhur baze nje kantjer materialesh ndertimi – gurore, i cili, si per te prishur imazhin e bukurise, e bllokon ate me rete e bardha te tymit qe ngrihen ne çdo moment. Pas pluhuri te gurores shfaqet menjehere liqeni (rezervuari) piktoresk i Gjançit, qe me rezervat e tij ujore vuri nen uje çdo skaj te fushes se Korçes. Nuk e di tani, pas 18 vjetesh, ekzistojne akoma kanalet vaditese apo jo. Uji i tij i paster dhe gjithmone i pishem- si ujra te burimeve te Vithkuqit, duket sikur ua ben me sy korçareve dhe sikur u thote: “Kaq mend kishit, gjithe jeten kini pire ujin e Vithkuqit kurse tani pini ate te puseve te Turanit, i cili eshte dhe me i shtrenjte se mua, dhe me me pak vlera se i imi…”

Rruga automobilistike, me e vjetra e zones se Korçes kishte disa vjet qe kishte filluar asfaltimin dhe nuk po mbaronte. Bile, tani qe po vazhdonte, i vjetri kishte dale jashte perdorimit. Ishte pikerisht rruga mbi katundin e bukur te Leshnjes ajo, se ciles i kishte ardhur rradha per te asfaltuar. Aty kishte ndaluar nje makine dhe kishte bllokuar rruges sepse … “po vazhdonte asfaltimi”; bllokim rruge i palajmeruar, nje asfalt as 3 metra i gjere ku ishte i pamundur kembimi i dy makinave.

Pas afro nje kilometri, duket kisha shekullore e Shen Pjetrit ne maje te malit, dhe ne rreze te tij ura e lashte e Vithkuqit. Qe aty mund te shohesh pjeserisht fshatin sepse ai vazhdimisht eshte i fshehur nen pemet e tij madhore. Por pamja te trishton; fshati eshte pothuajse ai i pari, por i rrenuar, me nje popullsi te paket, me shtepi te meremetuara dhe shume pak te reja, Biznesi i huaj pak eshte afruar ose hiç fare, harta e tokave akoma nuk eshte formuar, tokat nuk dihet te kujt jane: te ish pronareve, te 7501- shit, te vjedhura nga zgjerimet “pa dashje” por me qellim pervehtesimin e prones se tjetrit, etj., etj.

Me shume gjalleri kishte ne qendren e Vithkuqit, ne Dukas. Pasi morem pak djathe dhe gjize te fresket nga baxhua e fshatit, me çmime afro 25 % me te larta se para pak kohesh, shkojme tek klubi i Vladimir Grabockes, nje shokut tim te femijerise, i cili e nisi aspektin privat me pako gje dhe tani lokali i tij kishte marre pamje te kohes, me te gjitha te mirat brenda. Na i mbushi tavolinen plot, te gjitha prodhime Vithkuqi bile dhe ... lakror me dy pete… Pas disa oresh kujtimesh te femijerise e rinise, historive te gezuara e te trishtuar, nje vizite e vogel ne lagjen Saraq, te, shtepia e ish mesuesit te bio-kimise dhe drejtorit te shkolles se mesme te fshatit (tani gjithe shkolla kishte apo nuk kishte 50 nxenes), zotit Dhimiter Stoja, i cili me bujarine e tij servir, pa e detyruar mysafirin, nga nje raki te vogel kumbulle te nxjerre vete, dhe… po te mos e kesh mendjen, vazhdon derisa “harron rrugen nga ke ardhur”. Mikpritja e bablokut vithkuqar…

Shume shpejt erdhi koha e kthimit dhe pas nje dite, perseri ne kurbet. Aty nga larg dallon te mirat e te keqijat e atdheut, ajo largesi te ben “te çmendesh” per vendin tend, ajo largesi te ben “te jetosh”, ajo largesi te ben te shkruash per atdheun tend, per fshatin tend, per qytetin tend...

*)Autori është kryetar i Shoqatës “Korça”
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mrekullitë dhe “çuditë” e Atdheut Empty Re: Mrekullitë dhe “çuditë” e Atdheut

Mon 19 Mar 2012 - 19:22
nji ner mrekullite asht dhe ashtquajtura "Shpella e pirateve"

Mrekullitë dhe “çuditë” e Atdheut Thumbnail
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi