Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mrekullitë dhe mashtrimet e prekjes Empty Mrekullitë dhe mashtrimet e prekjes

Wed 3 Oct 2012 - 0:37
I pranishëm në të gjithë trupin, ndikon në shumë mënyra (befasuese) në jetën tonë. Madje edhe vendimet që mendojmë se janë të ndërgjegjshme kushtëzohen nga kjo shqisë mjaft e përhapurJemi në një qytet të Francës, në një pasdite vere. Tre djem ngacmojnë çdo vajzë që kalon në rrugë, duke i kërkuar numrin e telefonit për ndonjë takim; disa ua japin, të tjerat largohen të bezdisura me nxitim. Tre djemtë janë pjesë e një eksperimenti shkencor. 240 vajzat “e ofruara” janë ndarë në dy grupe; grupi i parë e merr ftesën në distancë, ndërsa vajzat e grupit tjetër ndalohen nga djemtë. Këta të fundit i ledhatojnë në supe ose duar. Përfundimi? Vetëm 10% e vajzave të propozuara në distancë pranojnë të japin numrin, ndërkohë që përqindja dyfishohet te vajzat të cilat janë përkëdhelur nga djemtë. Mes shumë të tjerëve edhe ky është një shembull që tregon sesi prekja ndikon në sjelljen tonë; mund të duket e çuditshme, por çdo vajzë pasi u mor në pyetje, u përgjigj se numrin pranoi ta jepte vetëm pas kontaktit me djemtë.

Prekja është një shqisë e shartuar në trurin tonë. Nuk ka një qendër të veçantë dhe ndijorët janë të shpërndarë në të gjithë trupin, jo vetëm jashtë lëkurës, por edhe në çdo tendinë, muskul e organ. Vetë receptorët janë të shumëfishtë: grimca të vogla, terminalë nervorë dhe struktura të tjera që perceptojnë çdo lloj ndryshimi të kushteve të trupit ose mjedisit nga temperaturat e larta, dhimbja, pozicioni i muskujve, etj. Gjithashtu receptorët e të prekurit mund të jenë të shpejtë ose të ngadaltë në përgjigje, aktivë gjatë gjithë kohës së ngacmimit ose të ndërpriten menjëherë. Klasifikimi është i ndërlikuar, por llojet “bazë” janë të pakta. Detyra e receptorëve varet edhe nga fakti se ku gjenden. “Duhet të bëjnë dallimin mes lëkurës me qime dhe pa qime, siç është pëllëmba e dorës. Qimet ndikojnë në prekje, sepse çdo gjëndër është e lidhur me një receptor dhe ndjen lëvizjet më të vogla, madje edhe ato të ajrit”, thotë Helena Backlund Walsling studiuese në Universitetin Goteborg.

Lëkura të ndjeshme

Në një studim të kohëve të fundit (momentalisht i provuar vetëm te minjtë e laboratorit) është zbuluar se prekja e lehtë bën që çdo qime të sillet në mënyrë të pavarur nga të tjerat. Sinjalet pastaj arrijnë të gjitha së bashku në palcën kurrizore, për t’u dërguar më pas në tru. Në këtë pikë është zbuluar pothuajse një korrespondencë 1:1 mes qelizave ndijore dhe neuroneve; e njëjta gjë ndodh edhe me shikimin, ku çdo fotoreceptor i korrespondon vetëm një neuroni. Por jo çdo gjë arrin në ndërgjegje: truri (ose ndoshta palca kurrizore) filtron një pjesë të këtyre sinjaleve. Ne nuk e ndiejmë prekjen e rrobave mbi lëkurë për shembull; nëse nuk do të ishte kështu, do të bezdiseshim vazhdimisht prej tyre.

Diçka krejt tjetër janë pjesët e trupit pa qime: zonat e zbuluara si duart, përveçse janë të ndjeshme ndaj prekjes, kanë edhe funksion lëvizës. Ndjeshmëria e gishtave është e lidhur ngushtë me shkathtësinë e lëvizjes së tyre. Nëse të prekurit dhe muskujt nuk do të “bashkëpunonin”, nuk do të lidhnim dot kollaren për shembull. Nuk do të mund të bënim asnjë veprim të rafinuar, gjë që na dallon nga kafshët prej miliona vitesh.

Ndjenjë dhe ndjeshmëri

Një dallim tjetër i rëndësishëm është ai mes fibrave nervore të mielnizuara (të pajisura me një lloj veshje mbrojtëse) dhe të pa mielnizuara: të parat çojnë një sinjal të shpejtë dhe të saktë, siç është për shembull një prekje e dhunshme, dhe shkojnë në pjesën më sipërfaqësore të trurit që lidhet pikërisht me shqisat. Të dytat janë më të ngadalta dhe më të përgjithshme. Ju do të pyesni se për çfarë shërbejnë? Disa tejçojnë sinjalet e nxehtësisë dhe të dhimbjes, të tjerat janë të lidhura ngushtë me emocionet. U përgjigjen prekjeve shumë të ngadalta të lëkurës, siç janë ledhatimet ose përqafimet; pra kontakte me përmbajte të madhe emocionale. Është befasuese se si këto informacione nuk i tejçohen kores, siç ndodh me ato të presionit dhe dhimbjes, por u shkon menjëherë zonave të trurit përgjegjëse për perceptimin e emocioneve. Këto zona ndikohen nga gjithçka që është e pranishme në mendje, si nga kujtimet që janë që gjenden aty, ashtu edhe ato që vijnë nga shqisat e tjera, të parit, të dëgjuarit. Në një eksperiment të kohëve të fundit është zbuluar se e njëjta përkëdhelje ka një vlerë pozitive kur vjen nga një njeri i njohur dhe negative kur vjen nga një i panjohur, ose person i padëshiruar.

Koncepte të rënda

Edhe ato që ne na duken zgjedhje të ndërgjegjshme ndikohen nga shqisa e të prekurit: për shembull uji në shishe duket më i mirë nëse vjen nga një enë e ngurtë, sesa nga një e butë. Madje edhe mendimet më të thella dhe abstrakte ndikohen nga prekja. Ja çfarë shkruajnë tre psikologë amerikanë në një artikull të kohëve të fundit: “Pesha, fortësia dhe karakteristikat e sipërfaqeve ndikojnë në mënyrë të pavullnetshme në marrjen dhe administrimin e informacioneve, pavarësisht ndryshimit të mjedisit”. Pesha shoqërohet me karakteristika si siguria dhe rëndësia: në eksperimentin e tre psikologëve, kurrikulat e vendosura në një dosje të rëndë morën mendime më pozitive se ato që ishin më të lehta.

Sipas psikologëve amerikanë, marrëdhënia prekje/emocion është edhe më e thellë nga ç’mund të mendohet, madje ndikon edhe në gjërat që ne i quajmë të paarritshme. Kjo ndodh për shkak se imazhi ynë për botën bazohet te shqisat dhe e para që zhvillohet te njeriu është prekja. Jo më kot në gjuhën e përditshme ka fjalë e shprehje që lidhen me shqisën e të prekurit, si për shembull: flitet “për gravitet të momentit” dhe “situata në dorën tonë”. Cili është gjesti më i çmuar në shoqëri? Natyrisht që prekja.

Butona virtualë

Një shqisë kaq e rëndësishme sa prekja nuk mund të injorohej nga teknologjia. Mjafton të mendosh për suksesin e jashtëzakonshëm të “touch screen”. Sot shkencëtarët po përpiqen të shkojnë më tej, sidomos në bashkëveprimin mes njeriut dhe kompjuterit, ose videolojërave. Bëhet fjalë për teknologjinë e ashtuquajtur “aptike”, që përkon në sigurimin e një përvoje të bazuar te prekja. Shkenca dhe teknologjia mund të zhvillohen çdo ditë, por për të arritur në një prekje ledhatuese, teknologjia ka ende shumë rrugë për të bërë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi