Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Afganistan: Djaloshi që nuk donte të bëhej kamikaz Empty Afganistan: Djaloshi që nuk donte të bëhej kamikaz

Wed 3 Oct 2012 - 17:29
Ishte rekrutuar në moshën 12-vjeçare, pasi kishte humbur prindërit nga një sulm i NATO-s. Ai refuzoi ta hidhte veten në erë, duke u dorëzuar në polici, ku rrëfeu edhe gjithë historinë e tij të dhimbshmePrecedentët - Një fëmijë 8 vjeç humbi jetën nga shpërthimi i një sasie eksplozivi në vitin 2007. Ekzistonte dyshimi se vogëlushi nuk e dinte se çfarë kishte në trupArrestimi - Në qershor të vitit 2008, një adoleshent 14-vjeçar, Shakirullah Yasin Ali, u ndalua para se të hidhte veten në erëKarroca - Në dhjetor të vitit 2008, një 13-vjeçar hodhi veten në erë me një karrocë të mbushur me eksploziv. Vdiqën 3 ushtarë anglezë
Kabul, guximi i Niyaz

Në moshën 12-vjeçare u besohet ende të rriturve, edhe kur na tregojnë përralla të bukura dhe na e paraqesin realitetin shumë ndryshe nga ç’është në të vërtetë. Një djalosh afgan, i lindur në lartësitë e Helmandit, në një fshat të distriktit të Kajakit, rreth 6 orë me makinë nga qendra e qytetit, nuk di shumë gjëra për botën që e rrethon. Por nëse i japin para për të veshur një xhup të mbushur me eksploziv dhe i shpjegojnë se duhet të hedhë veten në erë përpara pushtuese të huaj, apo përpara ushtarëve afganë, bashkëpunëtorë me ata perëndimorë, duke i thënë se në këtë mënyrë do të marrë hak për familjen që i është vrarë në një sulm të NATO-s, kjo lë shumë pak vend për dyshime. Historia e treguar nga gazeta online “Khaama Press”, tregon për një djalosh me emrin Niyaz Mohammed, i cili vendos të veprojë me kokën e tij, duke lënë pas gjithçka që i kanë thënë dhe mësuar më të rriturit. Ky djalosh, sipas asaj që tregon “Khaama Press”, u dorëzua vetë në polici në distriktin Nawa-i-Barak–zayi, ku ishte dërguar (gjithmonë sipas versionit të tij) për të kryer atentatin. “Vendosa të mos i ndiqja udhëzimet e tyre për të veshur jelekun me eksploziv dhe erdha e u dorëzova në polici”, ka treguar. Ai që e rekrutoi djaloshin dhe e stërvitën për përdorimin e eksplozivit ishte një komandant taleban që e kishte marrë në shtëpi pas vrasjes së prindërve. Vetë ky “tutor” kishte vendosur ta vriste, pasi djaloshi nuk kishte pranuar. Arratisja dhe mbërritja në postën e policisë duket si një fund i lumtur për momentin, por frika se tutori vrasës mund ta gjejë sërish djaloshin mbetet e madhe. Historia është treguar edhe në një komunikatë të komandës së forcave ndërkombëtare në Afganistan (ISAF). Nuk është e qartë nëse gazeta online ka marrë versionin e ISAF apo e kundërta. Por të mendosh se bëhet fjalë për ndonjë gënjeshtër është më se e mundur. Vetëm 20 ditë më parë, nga ekzaminimi i trupit të të ashtuquajturit vogëlushit kamikaz, që hodhi veten në erë në “zonën e gjelbër” të Kabulit, doli se ishte i një të rrituri. Por në qeverinë afgane e dinë mirë se sa ndjeshmëri ka çështja e një fëmije që shtyhet drejt vetëvrasjes nga talebanët. Nëse qeveria gënjen, ka shumë mundësi që gënjeshtarë të jenë edhe talebanët, kur thonë se ata kurrë nuk do t’i përdorin fëmijët në luftën mes Kabulit dhe NATO-s. Shembujt që sjell agjencia afgane e lajmeve “Pajhwok”, janë të shumtë: nga i riu Allah Muhammed, 11 vjeç që shpëtoi nga burgosja e integralistëve në fshatin Chenar, në provincën e Ghaznit në vitin 2008, tek ata të liruar jo pak raste nga Hamid Karzai, pasi trajnoheshin për atentate vetëvrasëse, si dhe rasti i Safir, një vajze pakistaneze që dështoi në një atentat kundër forcave afgane qeveritare, rreth 2 vjet më parë. Shumë më keq i eci fati një 13-vjeçari i vrarë nga policia në distriktin e Oruzganit, ndërsa donte të sulmonte kreun e distriktit me një rrip me eksploziv në brez në vitin 2010. Sipas agjencisë “Pajhwok”, një nga vendet e preferuara është lugina Swat, fortesë e talebanëve pakistanezë, përtej kufirit. Shumë familje të zonës denoncuan zhdukjen e fëmijëve adoleshentë, tregon agjencia. Të tjerë fëmijë janë zhdukur nga jetimoret e zonës për të mos u kthyer më kurrë. Vitin e kaluar, guvernatori i Kandaharit, Toryalai Wesa, u kërkoi familjeve t’i ruanin më mirë fëmijët, duke evituar dërgimin e tyre në medresetë pakistaneze, ku ka rrezik të shndërrohen në “instrumente” të talebanëve. E në fakt, në këtë rast shkon shumë shprehja e famshme: nuk ka rëndësi kush e ka fajin, rëndësi ka kush e pëson. Përtej gjithçkaje, më të rëndësishmit në këtë pjesë janë fëmijët afganë, të braktisur, të brishtë dhe plot me ëndrra të prera në mes. Njëlloj si ajo e Muhammad Yaseen, që u largua nga shtëpia vetëm pas pak ditë pune në Kabul: “E kërkova në Logar, Tagab, Nijrab dhe Sarobi”, tregoi për agjencinë “Pajhwok”, babai Rahmat Gul. Djaloshi kishte përfunduar në duart e atyre që donin ta stërvitnin për t’u bërë vrasës, por që arriti të shpëtonte në kohë me ndërhyrjen e vetë Presidentit Karzai. “Kishte shumë ëndrra, mbi të gjitha të martohej dhe të krijonte familje një ditë. Por ishte edhe shumë punëtor, dilte çdo ditë në treg për të shitur fruta e për të mbajtur familjen”.botasot.infoAfganistan: Djaloshi që nuk donte të bëhej kamikaz Largea_djaloshi-kamikaz1348933338
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi