Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Eksluzive/ Zbardhet dekreti i klerikëve kalotikë që “mallkojnë” vrasësit për gjakmarrje Empty Eksluzive/ Zbardhet dekreti i klerikëve kalotikë që “mallkojnë” vrasësit për gjakmarrje

Thu 4 Oct 2012 - 19:47
Message reputation : 100% (1 vote)
Eksluzive/ Zbardhet dekreti i klerikëve kalotikë që “mallkojnë” vrasësit për gjakmarrje Masafara

Klerikët e lartë katolik të Shqipërisë, nxorën “URDHËRESËN”: “Kushdo që bën një vrasje ose bashkëpunon në mënyrë të qëllimshme që ajo të ndodhë, në bazë të nenit 1331 të Kodit të së Drejtës Kanonike, ndëshkohet me shkishërim
Ky ndëshkim është për besimtarin një mënyrë që ai të kuptojë fajin dhe të ndreqë gabimin. Ata që janë shkishëruar dhe më pas janë penduar, mund të falen nga Zoti dhe Kisha


Ilir Sinanaj

Krimet e shumta që po ndodhin në Veri të vendit, shumica e të cilave justifikohen me rregullat e Mesjetës të Kodit Zakonor, ku mbizotëron Kanuni i Lekë Dukagjinit, me pretekstin e gjakmarrjes, i shtynë klerikët e Arqidioqezës së Shkodër-Pult, të Dioqezës së Sapës dhe të Dioqezës së Lezhës, të ndërmerrnin masa ndëshkimore për të gjithë ata besimtarë që kryejnë vrasje dhe vrasje të paramenduara që kanë shkas gjakmarrjen. Masa ndëshkimore është më e larta e mundshme që mund të japë Kisha Katolike: eskokomunikimi ose siç njihet ndryshe shkishërimi. Me leje të Arqipeshkëv Metropolit të Shkodër-Pult, Mgr. Angelo Massafra, gazetës “Shekulli” iu mundësua kopja e dekretit dhe letrës shoqëruese drejtuar besimatrëve, të cilat janë firmosur nga Arqipeshkëvi Metropolit të Shkodër-Pult, Mgr. Angelo Massafra, Ipeshkëvi i Sapës, Mgr. Lucjan Avgustini, Ipeshkëvi i Lezhës, Mgr. Ottavio Vitale, Dom Robert Kola, Atë Artan Seli dhe Atë Flavio Cavallini.

Shkishërimi! Ja cilat janë pasojat

Dekreti, dispozitat e të cilit hynë në fuqi në 16 shtator 2012, bazohet kryesisht mbi urdhëresën e pestë “Mos vra”, një nga dhjetë urdhëresat ose Dekalogu dhe neni 2268 i Katekizmit të Kishës Katolike, i cili thotë: “…vrasësi dhe ata që lirisht bashkëpunojnë në vrasje bëjnë një mëkat që kërkon hakmarrje prej qiellit (Zan 4,10)”. Dënimi në formën e shkishërimi, bazohet mbi nenin 1331 të Kodit të së Drejtës Kanonike (të Kishës Katolike). Po në bazë të nenit 1331, masat ndëshkimore për të shkishëruarin janë:

1. Nuk mund të marrë pjesë në kremtimet e Kishës

2. Nuk mund të marrë sakramentet (rrëfimin, kungimin, krezmimin, kurorën e shenjtë, urdhrin e shenjtë)

3. Nuk mund të marrë sakramendoret, si funeralin dhe varrimin e krishterë në varrezat katolike.


Megjithatë, në bazë të nenit 1335 “nëse ndëshkimi ndalon kremtimin e sakramenteve..., ndalesa pezullohet nëse kjo është e nevojshme për t’u kujdesur për besimtarët që gjenden në rrezik vdekjeje”.

Por dera e Kishës e hapur... për të penduarit

Siç është shprehur në letrën e drejtuar besimtarëve, qëllimi i kësaj nisme është çrrënjosja e zakoneve prapanike, siç është gjakmarrja dhe krimi. Sipas po të njëjtës letër, ky ndëshkim është për besimtarin një mënyrë që ai të kuptojë fajin dhe të ndreqë gabimin. Ata që janë shkishëruar dhe më pas janë penduar, mund të falen dhe t’u hiqet ekskomunikimi apo shkishërimi, nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Ta shfaqin publikisht pendimin e tyre

2. Ta ndreqin padrejtësinë e bërë.

3. Ta kryejnë dënimin e paraparë, prej ligjit.

4. Të marrin faljen, nëpërmjet rrëfimit sakramental.


Apel Organeve Gjyqësore Shtetërore

Vetëm autoriteti shtetëror mund ta ndalojë përfundimisht gjakmarrjen. Për këtë arsye, klerikët i drejtohen në letrën e tyre, Organeve Gjyqësore Shtetërore që të japin maksimumin e dënimit për ata që kryejnë vrasje, në veçanti vrasje me motive gjakmarrjeje, dhe të jenë sa më të rreptë në dhënien e dënimit duke mos bërë zbritje të viteve të vuajtjes së dënimit. Në letër thuhet se nëse kanë organet gjyqësore janë të drejta në vendimi atëhere edhe besimtarët do të fillojnë të kenë besim tek to. Në këtë mënyrë vetëgjyqësia vrastare do të zhduket. Gjithashtu në letër bëhet apel për shmangien e korrupsionit të këtyre organeve.



Hakmarrja, gjakmarrja, fetë dhe shteti

Gjakmarrja është një version më i skajshëm i hakmarrjes

Gjakmarrja është një nga plagët, e cila e ka dëmtuar shumë imazhin e popullit shqiptar gjatë njëzet viteve të fundit. Pra vriten njerëz të pafajshëm, shpesh të pafajshëm, por vritet edhe imazhi i shqiptarëve.

Unë besoj që në kushtet e sotme, kur rregullat kanunore nuk zbatohen, pasi janë shpërfytyruar edhe në lidhje më çështjen e gjakmarrjes, veprimi i klerikëve katolikë për të shkishëruar personat që bëjnë vrasje, vrasje për gjakmarrje, për mua është një akt qytetar, një akt fisnik.

Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, përgjegjësi i departamentit të Universitetit të Tiranës, analizon ndryshimin ndërmjet hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Ndër të tjera ai e përgëzon nismën e Kishës Katolike për të zhdukur fenomenin e gjakmarrjes. Gjithashtu profesori flet për rëndësinë e autoritetit shtetëror në lidhje me fenomenin e gjakmarrjes. T’ia lëm fjalën profesorit.

Cili është ndryshimi midis hakmarrjes dhe gjakmarrjes?

Këto janë koncepte, të cilat interferojnë në një masë të caktuar, por nuk janë identike. Hakmarrja është një koncept më i gjerë. Për shembull, edhe një pedagog mund të sillet ashpër me një student, mund të hakmerret me të duke i ulur notën. Kjo nuk është gjakmarrje, por thjesht hakmarrje. Në rast tjetër, për qejfmbetje të vogla, shqiptarët, sikundër edhe popuj të tjerë të Ballkanit, hakmerren. Pra, si të thuash, i dëmton interesat tjetrit, në një formë apo një tjetër, e pengojnë në aktivitetin e vet. Me fjalë të tjera nxjerrin inate të caktuara, një zinxhir inatesh që mund të shkojë me vite, mbase edhe me breza. Por kjo është hakmarrje. Gjakmarrja është një version më i skajshëm i hakmarrjes. Gjakmarrja ka të bëjë më gjakun. Pra, nëse anëtari i një familje, që në shoqërinë tradicionale është konceptuar edhe si anëtari i fisit, vritet, familja, fisi i viktimës në bazë të normave kanunore mund të marrë gjak. Shpaguan duke marrë gjakun e viktimës që ka pasur në familjen, fisin e vet. Hakmarrja është më e gjerë. Me hakmarrjen kanë të bëjnë njerëzit në jetën e përditshme. Pothuajse asnjë njeri nuk i shpëton dot demonit të hakmarrjes. Në një farë mënyre hakmerret ose mbi të hakmerren. Ndërsa, mekanizmi i gjakmarrjes aplikohet në një rreth shumë të kufizuar njerëzish. Aplikohet kryesisht në ato fise, të cilat i përmbahen më shumë normave tradicionale kanunore. Në shoqëritë moderne, ku funksionon normalisht shteti, ku njerëzit që vrasin i nënshtrohen procedurave ligjore, nuk funksionon instituti i gjakmarrjes. Pra është një dukuri kalimtare edhe në shoqërinë shqiptare. Është konstatuar që gjakmarrja riaktivizohet sa herë dobësohet autoriteti i shtetit. Në momentet kur shteti është i fortë, nuk ka gjakmarrje. Kurse hakmarrja është e pranishme. Ta zëmë edhe në punët e shtetit mund të hakmerren ndaj punonjësve duke i hequr nga puna. Shpesh këto nisin nga motive politike, personale e kështu me radhë. Kjo është hakmarrja. Ke një inat, ke një dëshirë, ke një paragjykim dhe dëmton interesat e tjetrit.

Individët besimtarë që zbatojnë kanunin, a do t’i “tremben” më shumë shkishërimit apo mos zbatimi të kanunit?

Është pak vështirë ta thuash këtë gjë sepse trysnia që u ka imponuar shqiptarëve edhe kanuni edhe shkishërimi ka qenë e lartë. Studiues të kualifikuar të shoqërisë etnologjike shqiptare, sidomos Edit Durham-i ka argumentuar se i nënshtrohen më shumë rregullave kanunore sesa ligjeve fetare. Me këtë kisha parasysh jo vetëm fenë e krishterë, ne versionin katolik kryesisht por edhe myslimanizmin suni. Unë besoj që në kushtet e sotme, kur rregullat kanunore nuk zbatohen, pasi janë shpërfytyruar edhe në lidhje më çështjen e gjakmarrjes, veprimi i klerikëve katolikë për të shkishëruar personat që bëjnë vrasje, vrasje për gjakmarrje, për mua është një akt qytetar, një akt fisnik. Është një akt që shpreh edhe një herë më së miri faktin që dokumentet bazë të fesë, si Bibla e Kurani, nuk kanë lidhje me vrasjen. Ato nuk nxisin vrasjen, por përkundrazi nxisin paqen, harmoninë e mirëkuptimin ndërmjet njerëzve. Unë besoj që shkishërimi i personave që kryejnë vrasje do të jetë një frenim i konsiderueshëm për gjakmarrjen, të paktën tek personat që janë në moshë të pjekur, mbi 45-50 vjeç. Ndoshta të rinjtë e ndjejnë më pak peshën e shkishërimit. Kurse burrat në moshë të pjekur, 45 e më shumë vjeç, besoj se do të trysnohen më shumë dhe ata që janë të lëkundur do të japin dorëheqjen nga gjakmarrja. Një veprim i tillë që bëri kisha katolike duhet përgëzuar duhet përshëndetur. Klerikët që e ndërmorën këtë iniciativë duhen falënderuar publikisht. Qoftë sikur vetëm një njeriut të vetëm t’i shpëtohet jeta nga kjo nismë e kishës, i cili është shënjuar për t’u vrarë për gjakmarrje, unë mendoj se e meriton plotësisht mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve. Unë mendoj se edhe organizata të tjera fetare, si myslimanët suni, bektashinjtë, kisha ortodokse dhe protestantët duhet ta përkrahin fort këtë iniciativë dhe mendoj se ata lipsen të ndërmarrin një aksion të përbashkët, të kenë një dokument të përbashkët, i cili të argumentojë se të gjitha dokumentet e feve bazë që janë në Shqipëri e ndalojnë, e mallkojnë personin që kryen gjakmarrje. Mendoj se do të ishte një presion i mirë shpirtëror për të kufizuar këtë plagë, e cila vret jo vetëm jetë njerëzish por mbi të gjitha vret edhe prestigjin e popullit shqiptar në arenën ndërkombëtare, si të thuash vret imazhin tonë të përbashkët. Gjakmarrja është një nga plagët, e cila e ka dëmtuar shumë imazhin e popullit shqiptar gjatë njëzet viteve të fundit. Pra vriten njerëz të pafajshëm, shpesh të pafajshëm, por vritet edhe imazhi i shqiptarëve. Për këto dy arsye, unë mendoj se organizatat fetare, të cilat i japin shumë rëndësi formimit shpirtëror, jetës shpirtërore lipset të nënshkruajnë një dokument të përbashkët, madje mund të bënin edhe një konferencë të përbashkët, sidomos në rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, ku të theksohej me forcë ideja e mohimit të personave që kryejnë vrasje, në rastin e parë, dhe atyre që kryejnë vrasje për gjakmarrje. Jeta është gjëja më e shenjtë që i jepet njeriut dhe askush nuk të drejtë t’ia marrë atë. Ndërkohë që strukturat shtetërore në Evropë nuk lejojnë pushkatimin me gjyq, atëherë askush nuk ka të drejtë t’i marrë tjetrit jetën pa gjyq. Pra, unë mendoj se këto organizata fetare në Shqipëri duhet ta ngrenë për ta theksuar këtë ide e për të bërë presion psikologjik që në Shqipëri të ketë sa më pak gjakmarrje deri sa mundësisht të mos ketë fare gjakmarrje dhe asnjë vrasje.

Në Shqipëri, a zbatohet në zonat me besim mysliman gjakmarrja?

Duhet theksuar se gjakmarrja nuk është një dukuri që u përket vetëm katolikëve apo ortodoksëve, por u përket edhe myslimanëve. Është një dukuri, e cila ka qenë e përhapur në të gjithë shoqërinë shqiptare, pavarësisht nga përkatësia fetare. Në këtë pikë kanuni ka qëndruar mbi besimet fetare. Pra janë zbatuar rregullat kanunore, jo rregullat fetare. Edhe tani nuk ka dallime në përkatësitë fetare. Dallimet janë më shumë çështje rastësie. Ato nuk kanë të bëjnë me formimin shpirtëror, formimin fetar të njerëzve. Përgjithësisht gjakmarrja ka qenë më e përhapur në zonat malore të veriut, në zonat malore të jugut dhe më pak e përhapur në qytete dhe zonat fushore. Në këto zona malore të veriut dhe të jugut ka pasur më shumë myslimanë dhe katolikë. Ndërsa ortodoksët përgjithësisht kanë banuar nga Tirana e në jug të Shqipërisë. Duke qenë se kryesisht ortodoksët kanë punuar në zona më të ulëta, kanë punuar më shumë në qytete, ndër ta ka qenë më pak e përhapur gjakmarrja si rrjedhojë e një organizimi ku ndikojnë më shumë strukturat shtetërore. Kjo nuk ka të bëjë me një konstruksion të veçantë shpirtëror të tyre dhe as me besimin fetar. Unë mendoj se përkatësia fetare në Shqipëri nuk ndikon në çështjen e gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, por ndikon faktorë të tjerë sidomos organizimi. Në zonat, ku në periudhën e pushtimit osman ishte më i fortë autoriteti i shtetit, ka pasur më pak gjakmarrje. Në zonat malore të veriut dhe jugut, ku autoriteti i shtetit nuk shtrihej, kur nuk funksiononte struktura shtetërore, gjakmarrja ishte një veprim që synonte të vendoste ekuilibrin e prishur kur anëtari i një familje (fisi) anëtarin e një familjeje (fisi) tjetër. Pra gjakmarrja është dukuri e shoqërive, ku nuk funksionojnë strukturat shtetërore. Strukturat shtetërore janë të dobëta kur bie autoriteti i shtetit. Në shoqërinë shqiptare gjatë këtyre njëzet viteve të fundit është konstatuar se kur është dobësuar autoriteti i shtetit ka pasur më shumë vrasje dhe vrasje për gjakmarrje. Ka pasur shumë vrasje në periudhën ’96 - ’97, vite të zeza kur u dobësua shumë autoriteti i shtetit në Shqipëri. Kur forcohet autoriteti i shtetit, numri i vrasjeve në përgjithësi dhe numri i vrasjeve për gjakmarrje në veçanti, pakësohet. Pra, nuk ka te bëjë besimi fetar, por fuqizimi apo dobësimi i autoritetit të shtetit.

Prof. Dr. Zyhdi Dervishi

Mgr. Angelo Massafra

Mgr. Lucjan Avgustini

Mgr. Ottavio Vitali

Dekreti i shkishërimit për ata që vrasin dhe në veçanti me motive gjakmarrje.

Letra e drejtuar besimtarëve që shoqëron dekretin
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Eksluzive/ Zbardhet dekreti i klerikëve kalotikë që “mallkojnë” vrasësit për gjakmarrje Empty Re: Eksluzive/ Zbardhet dekreti i klerikëve kalotikë që “mallkojnë” vrasësit për gjakmarrje

Thu 4 Oct 2012 - 21:40
Nji veprim shum i mire per ta pershendetur...

Ngase ubam hor, fatkeqsisht....Shpresoj qe ky dekret do te ndikoj pozitivisht tek poplli Shqiptare..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi