Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Lufta Turqi-Siri: Bombardime gjatë natës, e gatshme për ndërhyrje tokësore ushtria turke Empty Lufta Turqi-Siri: Bombardime gjatë natës, e gatshme për ndërhyrje tokësore ushtria turke

Sun 7 Oct 2012 - 14:19
Lufta Turqi-Siri: Bombardime gjatë natës, e gatshme për ndërhyrje tokësore ushtria turke Turqia-ushtraia-300x191Bombardimet në territorin e Sirisë vijuan dhe natën e shkuar si nga ajri po edhe nga toka, të ndërmarra nga ushtria turke. Frikë për përhapjen e konfliktit në rajon.
Ndërkohë, siç citon alb-observer.com nga burime ushtarake të bëra të ditura orët e fundit, mundësia e një ndërhyrje ushtarake tokësore në Siri, ka rritur së tepërmi tensionin në rajon.
Bombardimet e n dërrmuara natën shkuar nga aviacioni luftarak turk, kishin si objektiv baza ushtarake siriane, në qytetin Tel Ampian, në zonën kufitare ndërmjet dy vendeve, në shenjë hakmarrje për vdekjen e pesë shtetasve turq si pasojë e predhës, e cila u lëshua nga territori sirian.
Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi: “Këto provokime kundër sigurisë së Turqisë, nuk mund të lihen pa u përgjigjur. Iu përgjigjëm Sirisë në sulmin që ndërmorën me predhë, duke sulmuar baza ushtarake në territorin e Sirisë”.
Ndërkohë, mësohet nga burime ushtarake se Ankaraja, po përgatitet intensivisht për ndërhyrje ushtare në Siri. Pritet që ditën e sotme, parlamenti turk të miratojë me votën e tij një ndërhyrje ushtarake tokësore nga ushtria turke, kjo gjithmonë nëse konsiderohet e “domosdoshme”.
Pak pas mesnate, citon alb-observer.com, një raport-kërkesë që mbante firmën e kryeministrit turk, është adresuar për në Byronë e Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, me qëllim që kjo e fundit miratoj dhe të autorizoj një ndërhyrje ushtarake tokësore në territorin e Sirisë.Lufta Turqi-Siri: Bombardime gjatë natës, e gatshme për ndërhyrje tokësore ushtria turke Rexhep-300x225“Në këtë kontekst dhe duke u përputhur me nenin 92 të kushtetutës, kërkoj të jepet leje afatgjate brenda vitit për misione të forcave të armatosura turke dhe për të realizuar rregullime për llogari të qeverisë, me kushtin se madhësia, objektivi, sasia dhe koha e saj do të përcaktohet nga qeveria”, referon në propozimin e tij Erdogan.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ndodhet në kontakt të njëpasnjëshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Që nga dita që u ndërmor sulmi me predhë në territorin turk, Damasku ka njoftuar se po heton me imtësi dhe me urgjencë këtë incident me qëllim që të zbardhen detajet, autorët dhe vendi prej ku u lëshua kjo predhë, ndërkohë këshilloi gjakftohtësi. Ministri i Informatikës së Sirisë, Omran Zoampi transferoi gjithashtu ngushëllimet e tij ndaj popullit turk, duke thënë: “Vendi im respekton sovranitetin e hapësirës territoriale të vendeve fqinje”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi