Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Siri, dezertojnë në Turqi katër kolonelë Empty Siri, dezertojnë në Turqi katër kolonelë

Sat 26 Jan 2013 - 10:12
Siri, dezertojnë në Turqi katër kolonelë Siriaaaa2501

Katër kolonelë të ushtrisë siriane dezertuan ditën e premte, duke kaluar së bashku me familjet e tyre kufirin për në Turqi.

Lajmi u raportua nga e përditshmja më e madhe turke “Hurryet”, e cila citoi burime zyrtare.

Kolonelët, drejtues të operacioneve të rëndësishme ushtarake në luftën kundër kryengritësve ndodheshin në një grup prej 79 civilësh, të cilët kaluan kufirin në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave turke, funksionaret e larte te ushtrise siriane janë vendosur nën mbrojtje në një kamp refugjatësh te luftes.

Paraprakisht, ne dorezimin e tyre ata cituan shkeljet gjithmonë e më të rënda ndaj të drejtave të njeriut dhe ligjeve të luftës si arsyen e dezertimit të tyre.

Nëse lajmi do të konfirmohet zyrtarisht, dezertimi i kolonelëve do të përbënte një groditje të rëndë kryesisht për moralin e ushtrisë dhe milicisë së Bashar al-Assad, të cilat kanë humbur të paktën 15 mijë efektivë të vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë të plagosur, dezertorë apo rob lufte gjatë 22 muajve të luftës civile.

Në total, sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi 60 mijë sirianë kanë humbur jetën në luftën siriane që prej fillimit të saj në mars 2011, mbi gjysmë milionë banorë kanë gjetur shpëtim në vendet fqinje dhe pothuajse katër milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Sirisë, duke provokuar një krizë humanitare në vend.


Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Siri, dezertojnë në Turqi katër kolonelë Empty Re: Siri, dezertojnë në Turqi katër kolonelë

Sat 26 Jan 2013 - 10:12
Inshalla sa ma shpejt vjen fundi i regjimit te Asadit..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi