Dritero Agolli jeta e tij
Wed 19 Oct 2011 - 0:53
Drejtues dhe zyrtarë të institucioneve lokale dhe qendrore, shkrimtarë, poetë, krijues dhe dashamirës të letërsisë të premten kanë marrë pjesë në manifestimin letrar “Drita e minatorit”, që zhvillohet në Mitrovicë.
Manifestimi, që u mbajt nën përkujdesjen e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, iu kushtua poetit Dritëro Agolli, në 80-vjetorin e lindjes së tij. Adem Demaçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK), i cili mirënjohjen e manifestimit ia dorëzoi poetes nga Shqipëria, Beatriqa Balliçit, në mungesë të Agollit, i cili nuk kishte mundur të jetë i pranishëm për shkaqe shëndetësore, tha se është nder për këtë manifestim që të nderojë një poet kaq të madh.
“Ne duke nderuar një poet të madh të shqiptarëve, siç është Dritëro Agolli, nderojmë Kosovën, vetën tonë dhe gjithë shqiptarët”, tha ai, duke shtuar, “Mendojmë dhe shpresojmë që ky manifestim të jetë tradicional dhe të reflektojë vlera të mirëfillta”.
Zëvendësministri i MKRS-së, Hajdin Abazi, tha se ministria do të mbështesë çdo projekt të rëndësishëm kulturor. Lidhur me manifestimin “Drita e minatorit” dhe nderimin për poetin Dritëro Agolli, ai shtoi se, “Është mirë që njerëzit të nderohen para se të vdesin, meqë kjo na nderon neve si institucione dhe qytetarë”.
Në manifestim një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.
Manifestimi letrar “Drita e minatorit” është organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Mitrovicës “Jakup Ceraja”, ndërsa është financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Komuna e Mitrovicës.
Në pjesën e dytë të programit të ditë së parë të manifestimit është mbajtur një tribunë letrare në temën: “Krijimtaria letrare e Dritëro Agollit”, ndërsa në ditën e dytë do të mbahet një orë letrare në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Dritëro Agolli 80 vjeç: Së shpejti me një libër për veten dhe të tjerët
Wed 19 Oct 2011 - 0:55
Në 80 vjetorin e lindjes, patriarku i letrave shqipe Dritëro Agolli mori shumë urime nga politikanë, akademikë dhe qytetarë të thjeshtë. Për të nderuar njeriun e letrave shqipe, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Akademia e Shkencave organizuan një takim jubilar. “Të jetosh është heroizëm, jo nga mundimet e jetës, por kur dëgjon se vdesin të rinjtë. Duke jetuar këto vite mendoj dhe shikoj të kaluarën time dhe është një kosh me po dhe me jo. Jam munduar të pakësojë po-të, por mendoj që po nuk bëre gabime nuk krijon dot”. Kështu u shpreh Agolli mes emocionesh në takim. Ai bëri me dije se është duke shkruar një libër mbi kujtimet e jetës së tij, për vete dhe të tjerët, por deri tani ka shkruar 4-5 kapitujt e parë. “E kam lënë në mes, sepse aty janë disa njerëz që kanë luajtur rol negativ në historinë e vendit. Disa janë gjallë, të tjerë kanë vdekur, por janë fëmijët, nipërit, mbesat e tyre dhe nuk dua t’i dëshpëroj. Do t’i lë të pabotuara për një periudhë”, tha ai.
Në takimin e organizuar në Akademinë e Shkencave miq e kolegë i uruan jetë të gjatë, ndërsa kryeministri Sali Berisha i dërgoi një buqetë me lule dhe një urim.
Presidenti Bamir Topi ka uruar shkrimtarit e mirënjohur gjatë vizitës në shtëpinë e tij, jetë të gjatë dhe pleqëri të bardhë. Topi e ka vlerësuar atë për personalitetin e veçantë dhe olin aktiv në diskursin politik të ditës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, uroi gjithashtu shkrimtarin, duke e vlerësuar atë për rolin e tij në letrat shqipe dhe në sferën publike në përgjithësi. Basha vizitoi mëngjesin e sotëm shtëpinë e Agollit. “Dritëroi është një nga autorët e mëdhenj të letërsisë shqiptare dhe një figurë e dashur publike, me vizion të kthjellët, të qëndrueshëm dhe të pandikuar nga interesat e çastit”, tha Basha. Shkrimtari i njohur, firmosi tre nga librat e tij me një dedikim të veçantë për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës,
Thanë për Agollin….
“Shqipëria na zbulon një autor me përmasa të mëdha. Një autor që meriton famë europiane”, tha dikur Alen Boske, shkrimtar dhe kritik letrar francez.
Studiuesi Ymer Çiraku e cilësoi Agollin si pelegrinin e shpirtit shqiptar. “Ligjërimi i Agollit është ligjërimi i penës së një mjeshtri jo vetëm të palodhur, por edhe të spikatur me dashurinë të derdhur në çdo faqe libri. Shtegtimi i këtij pelegrini të palodhur shfaqet i pandalur në kohë dhe në hapësirë, në histori dhe në aktualitet”, tha Çiraku.
Shkrimtari Moikom Zeqo tha se Agolli është simbol i ekzistencës njerëzore, me një vullnet dhe energji të pashtershme. “Dritëro Agolli është shkrimtari që kuptoi që lirika shqipe mund të jetë e përjetshme”, tha Zeqo.
Mihal Gjergji ka shkruar se “Ai është mishërim i butësisë dhe mënçurisë popullore si njeri, i gjerë si deti nga përkushtimi shpirtëror, plot parime dhe idealizma në betejën e përparimit, vizionar në aksionin politik, me një shqiptarizëm të spikatur, që ja lartëson fisnikërinë këtij burri të bardhë. Brenda Agollit, shqiptari dhe poeti janë të pandarë, i pari i jep modelet të dytit, ndërsa ky i fundit u jep jetë shtatoreve që ngre kohë pas kohe, dhe kështu ushqejnë njeri-tjetrin”.
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Rrugën letrare e nisi me vjersha të cilat i botoi që kur ishte nxënës gjimnazi. Për tridhjetë vjet me radhë ai u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Ndërsa në prozën e tij, Agolli solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve, sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë.
Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.
Vepra e tij letrare është përkthyer në shumë gjuhë dhe vende të botës si Francë, Gjermani, Itali, Rusi, Greqi, Spanjë, Rumani, Portugali, Norvegji, Siri, Izrael, Danimarkë etj. Shkrimtari i famshëm është fitues i 4 çmimeve të Republikës si dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. Ai është Anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali, si dhe Qytetar Nderi i qyteteve të Tiranës, Gjirokastrës dhe Korçës. Dritëro Agolli, i cilësuar Homeri i gjallë e i vërtetë jo vetëm i Shqipërisë, por i mbarë qytetërimit modern, mban titulllin “Nderi kombit”, 1988. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.

Dritëro Agolli: Nuk shkruaj dot kujtime sepse nuk e them të vërtetën
Wed 30 Nov 2011 - 23:34
Shkrimtari i njohur ka qenë i pranishëm dje në panairin Klik Ekspo Klik, i cili i ka rezervuar edhe atij një stendë. Duke folur për gazetarët, Agolli ka thënë se nuk shkruan dot kujtime.
“Unë e kam filluar këtë punë. Kam shkruar disa faqe, rreth 50, por jam në lëkundje. Them ta mbaroj, apo ta lë fare. Pse? Sepse ka gjëra që nuk i thua dot të plota, të vërteta. Pasi do të zemërosh disa njerëz. Të tjerë do t`i dëshpërosh, por edhe sikur të kenë vdekur ata lloj personazhesh me të cilët ke pasur konflikte, janë fëmijët e tyre, janë të afërmit. Kështu që është tepër vështirë të shkruash kujtime. Të shkruash takova filanin, bëra këtë muhabet, është kot, janë gjepura. Duhet të shkruash të vërtetën siç është. Kjo më mban të stepur. Pastaj janë dhe djajtë që bëhen gjithnjë e më shumtë që më frenojnë. U bënë 80 djaj. 80 vjeç jam sot, por kujtime nuk mund të shkruash kur je 20 vjeç”,” tha Agolli.
Në përfundim të vizitës në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, tha:
“Ky panair është më i madhi në vend. Ai i bën nder Shqipërisë. Siç e kam thënë dhe herë tjetër, të vij këtu një shkrimtar është kënaqësi, sepse është një panair i shumë produkteve, ku vijnë njerëz që vizitojnë dhe kënaqen me këtë ekspozitë. E, duke shikuar dhe produkte të tjera, zgjatin kokën dhe në libra, në stendat që mund të kenë libra, megjithëse këtu librat janë më të rrallë se produktet e tjera. Baza këtu nuk është libri, por janë produktet e industrisë e ekonomisë së vendit dhe të huaj. Por, siç e thashë, duke vizituar njerëzit këto produkte, mund të vizitojnë dhe ndonjë stendë me libra. Shkrimtarit i bëhet qejfi që në mes këtyre gjërave është prezent dhe ai vetë. Por, kryesore këtu është kjo që thashë unë, që tregon dhe një interes të madh, jo vetëm të firmave tona të vendit, por dhe të vendeve të tjera. Këtu është si një qytet i kësaj industrie, i kësaj ekonomie”. /tema/
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Dritero Agolli jeta e tij
Mon 8 Oct 2012 - 16:53
Jeta
Lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër. Pasi kreu jashtë shtetit në Bashkimin Sovjetik, në Leningrad (Shën Peterburg) studimet e larta për gazetari, punoi një kohë të gjatë në redaksinë e gazetës "Zëri i Popullit". Rrugën letrare e nisi me vjersha, të cilat i botoi që kur ishte nxënës gjimnazi.
Krijimtaria
Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.).
Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”.
Tituj të veprave
*Në rrugë dolla, 1958
*Hapat e mia në asfalt, 1961
*Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
*Shtigje malesh dhe trotuare, 1965
*Mesditë, 1968
*Nënë Shqipëri, poemë, 1974
*Fjala gdhend gurin, 1977
*Komisari Memo, roman, 1969
*Njeriu me top, roman, 1975
*Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
*Trëndafili në gotë, roman, 1980
*Fytyra e dytë, dramë
*Mosha e bardhë, dramë
*Udhëtoj i menduar, 1985
*Njeriu i mirë, tregime
*Kalorësi lakuriq, roman

Re: Dritero Agolli jeta e tij
Mon 8 Oct 2012 - 16:55
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi