Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Tue 2 Feb 2010 - 19:39
Kur… merr penën në dorë të shkruash për personalitete dhe figura të shquara si ajo e Dritëro Agollit, padyshim që përgjegjësia morale dhe ajo sociale, nuk të lejon të anashkalosh karrierën dinjitoze të këtij shkrimtari LEGJENDË, skalitësit më origjinal të fjalës shqipe. Dritëro Agolli lindi më 13 Tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa ato të mesme në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Pas përfundimit të studimeve të larta për gazetari në Bashkimin Sovjetik, në Leningrad (Shën Petërburg), Agolli rikthehet në atdhe. I “armatosur” me dije dhe ndjenja kontribuese, fillon të ofroj shërbimet e veta në redaksinë e gazetës së përditëshme “Zëri i Popullit”. Pasioni dhe dashuria për letërsinë, ishin shfaqur që herët në jetën e gjimnazistit të atëherëshëm, dhe shkrimtarit të ardhshëm. Shumëllojshmëria e veprave të Agollit, por e bazuar gjithëmonë në një stil unik, e diferencojnë atë nga të tjerët, duke e renditur kështu midis penave më të shquara që sot kemi. Tipar kryesor i shkrimeve të Agollit është thjeshtësia, por e ndërthurur bukur dhe mjeshtërisht, pa e shndërruar veprën në rrëfim apo tregim të rradhës. Bota letrare e Agollit përfshin një gërshetim personazhesh të jetës së përditëshme me ata të cilët mendojnë se janë superiorë. Agolli hyri në zemrat e lexuesëve si poeti i shpirtit, i cili brenda çdo vargu që shkruante, të “detyronte” ta lexoje me endje. Kush mund të qëndroj pa u emocionuar duke lexuar këto vargje të dala nga thellësia e shpirtit të sinqertë të Agollit tone?!

Ketu s’ do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.
Dhe neper udhet ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.
Ti do trishtohesh atehere,
Se s’do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.
Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
Vepra… më e shquar e Agollit është “Nënë Shqipëri”, brenda të cilës protagoniston figura e atdheut me aktet heroike dhe tradicionale, Agolli përshkruan ashtu siç vetëm ai di, vështirësitë me të cilat u përballë, por dhe vendosmërinë që tregoi për të mposhtur çdo pengesë dhe armik. Ajo çka vërehet në shumë vepra të Agollit, është ndjenja patriotike dhe mbështetja absolute e saj. Më pas, vijuan dhe vepra të tjera të shkrimtarit, të cilat u pritën po me të njëjtën ngrohtësi dhe interes nga publiku i gjerë si p.sh “Njeriu me top”, “Fjala gdhend gurin”, “Trëndafili në gotë” etj. Ndersa romani me permbajtje satirike “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” u shndërrua në objekt diskutimi, jo vetëm nga lexuesit e thjeshtë, të cilët kishin arritur të mësonin përmendësh pothuajse të gjitha dialogjet që shtjelloheshin brenda kryeveprës me esencë ironike, por dhe nga letraret e tjere, te cilet e vleresuan dhe e lartesuan maksimalisht vepren në fjalë. Urtësia e këtij dijetari, nuk e lejoi kurrë të implikohej në çështje të cilat mund ti falnin një sukses të përkohëshëm, por ndoshta dhe një “kryqëzim” të vlerave të veta. I përkushtuar totalisht pas pasionit dhe profesionit të vet, Agolli mbante që nga 1973 postin si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Modestia që gëzon si personalitet e ka mbajtur për shumë kohë larg dritave të ekspozimit publik. I kujdesshëm në çdo hap, zgjedh të shfaqet dhe të jap intervista të rralla. Duke mos e lodhur publikun e gjere me ripërsëritje të rradhës, Agolli ka arritur të fitoj respektin e të gjithëve duke e shndërruar në shkrimtarin nr 1 më të preferuar nga të gjitha grupmoshat. Fjala poetike e shkrimtarit nuk tingëllon vetëm tek të rriturit, meshkujt apo femrat, por si një dallgë tunduese përfshin në ujërat e veta cilindo që ndjen etje për dije…
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Poezi nga Dritero Agolli  Empty DRIT�RO AGOLLI

Wed 7 Apr 2010 - 20:59
Në shtëpinë e shkrimtarit që rrëfen përpjekjet për të shkruar librin e vet më të vështirë, aty ku do të flasë për veten
DRITËRO AGOLLI: “AUTOBIOGRAFIA IME”
Shkrimtari ka nisur të rrëmojë në kujtimet, shënimet e fletët e ditarit për të shkruar librin e jetës së tij

Dritëro Agolli ka nisur të shkruajë të vërtetat e jetës së vet. Një libër autobiografik ku do të rrëfehet. Këtë vendim e ka marrë prej më shumë se dhjetë vjetësh, por përgatitjet për të nisën pesë vjet të shkuara dhe vazhdojnë ende. Dhjetëra fletorka, blloqe shënimesh, albume fotografish, artikuj shtypi, fletë ditari... Në arkivin e shtëpisë së tij ka filluar prej kohësh rrëmimi për dokumente dhe shënime. Korrespondenca intime me Sadijen, impresionet dhe suveniret e periudhës së studimeve në Rusi... Nga dhjetëra albume fotografish, që i ka sistemuar të gjitha vetë në bibliotekën e dhomës së gjumit, tek dosjet e trasha plot me shënime nga periudha të ndryshme të jetës, i duhet t’i lexojë edhe një herë të gjitha dhe të rrëmojë për ato interesantet, duke ngjallur boll kujtime prej të tjerave. Por jo vetëm aty, në arkivën e shtëpisë. Një pjesë e rëndësishme e shënimeve kanë mbijetuar nga arkivat e gazetës “Zëri i Popullit” ku shkrimtari pati punuar për 15 vjet. Por arkivi më i rëndësishëm për librin autobiografik që sapo ka nisur është kujtesa e tij. Kështu thotë ai vetë. “Por më shumë, mua m’i sjell ndër mend ngjarjet kujtesa. Pse i vë rëndësi kujtesës? “Sepse ato gjëra që i kam harruar, nuk kanë qenë të rëndësishme dhe rreth atyre që më kanë mbetur në mendje është më mirë të flas. Më ka mbetur në mend, për shembull, një detaj që e kam si lajtmotiv: lumi i fshatit. Ai gjithnjë më gurgullon në vesh, edhe në ëndërr më del. Edhe kur jam jashtë, mua nuk më del në ëndërr Misisipi apo të tjerë lumenj, po lumi i Devollit, ay më gurgullon gjithnjë. Kjo është një gjë e rëndësishme që më kam mbetur në mendje që nga fëmijëria, sepse rreth atij lumi jam rritur”, - na tregon Dritëroi. Pra gjithçka në autobiografinë e shkrimtarit ka për të zënë fill me fshatin Menkulas të Devollit, ku edhe ka lindur. Autobiografia që ende nuk dihet sa voluminoze do të jetë dhe kur do të ketë mbaruar, siç na thotë shkrimtari ka për të qenë e plotë dhe do të përfshijë të gjitha etapat e jetës së tij. Njerëzit që ka takuar e që i kanë lënë mbresa, vendet ku ka shkelur, letërsia, politika... Veçse ka vendosur të mos i japë rrjedhë kronologjike asaj. Ndonjëherë mendon ta shkruajë fare thjeshtë, me një stil të lirë, por ende nuk e ka përcaktuar linjën përfundimtare, edhe një skicë që kishte përpiluar, tani e ka hedhur poshtë dhe është akoma në kërkim. “Një herë e pati vendosur edhe titullin, por pastaj hoqi dorë prej tij”, - na thotë Sadija, bashkëshortja.
Vështirësitë
Si rrallë ndonjëherë, edhe një shkrimtar i madh si Dritëro Agolli është vënë në vështirësi për të shkruar një libër, sepse kësaj radhe do të thotë të vërtetën e vet aty. Ja si e shpjegon ai njërën prej vështirësive të tij: “Këto lloj librash janë tepër të vështira, duhet të jesh sa më i vërtetë, siç e thonë me një fjalë të huaj, të jesh sa më objektiv, me një fjalë të mos gënjesh dhe të mos e redaktosh biografinë tënde. Unë nuk kam dëshirë që të redaktoj jetën, jeta nuk redaktohet, ajo është jetuar ashtu dhe ashtu mbetet. Redaktoje sa të duash ti, rregulloje, e vërteta do të dalë një ditë në dritë dhe atëherë edhe pse nuk do të jesh në jetë, mund që miqve të tu, t’u vijë turp; shiko si paska gënjyer ky njeri, do të thonë”. Ai shton se duke lexuar disa libra të kujtimeve të njerëzve që njeh, sheh se një pjesë e madhe e tyre nuk janë të vërteta, prandaj thotë se i ruhet kësaj. “Që të mos thotë ndonjë kolegu im që kjo nuk është e vërtetë siç them unë tani për disa libra që lexoj, sidomos kur lexoj që shkruajnë për kohën e komunizmit, qoftë edhe për të fashizmit dhe nuk i thonë të vërtetat siç janë. Është fatkeqësi kur nuk i thotë një shkrimtar të vërtetat dhe mundohet të redaktojë jetën siç thashë. Jeta jetohet dhe mbaroi. A e redakton dot 60 -vjetorin? Këtë merak kam unë, që të mos redaktohet jeta”. Por nuk është i vetmi shqetësim i Dritëro Agollit për të shkruar autobiografinë e vet. Ai thotë se “Për ne shkrimtarët shqiptarë është e vështirë të shkruash një autobiografi dhe ndryshe është për shkrimtarët e mëdhenj të botës që janë edhe të pasur shumë. Ata kanë një sekretari të tërë, kanë njerëz që merren me grumbullimin e shtypit, ia presin artikujt, ia bëjnë gati, e regjistrojnë në manjetofon, zbardhin gjithçka dhe ai i redakton... është më e lehtë për ta. Ne duhet t’i bëjmë vetë gjithçka nga fillimi, jemi si në kohën e shkrimtarëve të shekullit XIX. Nga kjo anë është e zorshme të shkruash vetëbiografinë”. Por ai ka patur edhe vështirësi të tjera. “Meqënëse kam patur kohët e fundit sëmurë mushkëritë, kjo më pengoi, më dembelosi, u bëra më përtac dhe më ndërpreu punën. Sëmundja më shkëputi nga të shkruarit. Tani do të pres... ngjet si me një makinë që pret t’i ngrohet motori, që të fillojë të punojë, ose si televizori që duhet të nxehet pak që të dalë figura, edhe unë po pres të ngrohem që të më dalë figura. Mendoj se mund ta shkruaj këtë libër, po në qoftë se njeriut i del një e papritur, siç thotë populli i bie një damlla, atëherë nuk ka çfarë bën....” Dhe shton se “në këto kohë sa jam shëndoshë mendoj ta shkruaj librin, por ndonjëherë bëj edhe punë paralele, për t’u zbavitur, ose lexoj, përkthej ndonjë vjershë, shkruaj ndonjë tregim”.
Copëra kujtimesh
Nga Shkodra në Gjirokastër, shënimet që ka mbajtur si gazetar dhe që i ruan në dosje të posaçme, tani me shumë kujdes, pasi ua di mirë vlerën, janë për të një arkiv i vërtetë kujtese për ngjarjet, njerëzit dhe vendet që ka parë në atë kohë, duke filluar nga 1957 kur nis punën si gazetar tek “Zëri i Popullit”. Shumë shënime nga krahina e Matit, të cilën thotë se e ka vizituar shumë, personazhe dhe miq që ka takuar atje, tregime interesante, në këtë fazë të përzgjedhjes, gjithçka i hyn në punë shkrimtarit. Por më shumë vend në libër do të gjejë, pa dyshim, vendlindja. “Nuk më harrohen shtëpitë e fshatit. Ato unë i njihja të kujt ishin që me erën. Kjo shtëpi bie erë qepë, ata e kishin qejf qepën. Ata të tjerët pinin raki kumbulle dhe prandaj shtëpia e tyre binte këtë erë. Kjo shtëpi bie erë kafe, njerëzit e asaj shtëpie pinin kafe dhe unë i njihja. Shtëpia që binte erë kafe ishte e Batos, ata kishin një dyqan në fshat që në kohën e Zogut, tregtonin kafe. Kjo shtëpi bie erë hudhra se banorët e saj kishin qejf të hanin hudhra. Nga kjo anë, me nuhatjen si një langua, unë i njihja shtëpitë dhe jetën e tyre. Me një fjalë, në librat autobiografikë, duke vënë edhe detaje të tilla, elementë të jetës së përditshme, ato bëhen të vërtetë dhe interesantë. Kështu mendoj, se po të flasësh që unë kam qenë i zoti, unë kam qenë trim i madh, gjatë fëmijërisë ziheshim dhe unë i mundja të gjithë, të gënjesh pra kështu, këto gjëra nuk kanë asnjë vlerë”, - rrëfen shkrimtari.
Proces
Në atelienë e Dritëro Agollit
As kompjuter, as makinë shkrimi. Zakonisht ai shkruan me dorë dhe kjo mënyrë i duket më e përshtatshme. Nuk mbyllet në studio. Librat e tij lindin në sallonin e pritjes, aty ku nuk rreshtin vizitat që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Por koha e tij e të shkruarit është natën vonë, kur në shtëpinë e madhe bie qetësia. Dritëroi ulet në divan dhe mbështet dyert në tryezën e madhe rrumbullake, nxjerr fletoren më të rehatshme për të shkruar dhe nis nga puna. Do të kishte preferuar që librat të botoheshin si dorëshkrime, që të ishin sa më të vërteta dhe thotë: “Që kur dolli Gutenbergu, kur filluan të shtypen librat, filloi të humbë pak ana reale. Tani libri do të kalojë nëpër duar redaktorësh, korrektorësh dhe nuk do të mbajë erë bojë. Një dorëshkrim është shumë më i vërtetë. Dikush tjetër para meje e ka thënë se që kur doli Gutenbergu, humbi e vërteta. Unë shkruaj me dorë, me makinë shkrimi shkruaj gjëra të thjeshta, ndonjë artikull por jo krijimtari dhe shumë shokë të mi bëjnë kështu.
Rrëfimi
Si vendosa ta shkruaj librin?
“Nga fundi i viteve 60 të jetës sime, pas moshës 60 e ca vjeçare, mendova të shkruaja një libër për jetën time, për vendet ku kam jetuar, për raportin me njerëzit e afërmit e mi, që kur kam filluar të mendoj i pavarur, kur kam qenë në ndërgjegje, me një fjalë që kur mbaj mend. Për marrëdhëniet me shokët, me miqtë, me gjithçka që është e shtrenjtë për njerinë, që kur fillova të shkruaj, çfarë rruge kam bërë gjatë jetës sime, për shkrimtarët, kritikat e mia dhe të kritikuarin, unë vetë, pikëpamjet e mia për jetën, fillozofinë, politikën... Përpara moshës 60 -vjeçare nuk kam menduar të shkruaj një libër të tillë. Mendoj se pas kësaj moshe, si ta shohë edhe gjendjen shëndetësore, njeriu mund të shkruajë një libër, vetëm atëherë ai pothuajse e ka kryer më shumë se treçerekun e jetës së tij dhe ka se ç’kujton. Jeta e tij është e pasur. Po grumbulloj materiale prej 5-6 vjetësh. Shënimet e mia që kam pasur gjatë jetës, kam mbajtur shumë fletorka për krahina të ndryshme ku kam shkuar dhe kam jetuar, që nga Shkodra deri në Gjirokastër. Janë shënime për njerëzit, si biçim ditari. Kam një fat, sepse kam shkruar shumë artikuj nëpër gazeta dhe ato më kujtojnë jetën, pavarësisht që unë i kam botuar dhe mund të mos jenë plotësisht të vërteta. Gjatë këtyre 12 vjetëve unë kam shkruar shumë artikuj nëpër gazeta dhe ato më kujtojnë gjithë zhvillimet demokratike të vendit tonë, kështu edhe duke i shfletuar ato, shënimet apo të botuarat, ato më kujtojnë një jetë. Në këtë fazë që jam, merrem edhe me vogëlsira, blej fletore të trasha, me format të vogël dhe pastaj them se dua të gjej një tjetër më të madhe që të shkruaj më rehat. Pata bërë edhe një skicë. Lufta më e madhe që bën një shkrimtar, është lufta kundër dembelizmit. Një ndër shkrimtarët e mëdhenj italianë të shekullit të shkuar, për të luftuar dembelizmin e detyronte të ëmën që ta lidhte për karrigeje me rripa që të detyrohej të shkruante”.
genti
genti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 721
<b>Hobi</b> Hobi : gjume
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/10/2010

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Thu 4 Nov 2010 - 21:15
ENDERR E PRERE


Mos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari,

Ka rënë në ullishte mizë e ullirit.

Hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkali,

dhe ende s’ka dalë nga plisi kërcelli i misrit



Ne ëndërronim të bënim një anije,

Kurkush s’e mendonte me ç’dru do ta ngrinim,

kishim ndërmend ta ndërtonim me degë hardhie

dhe vela t’i vinim.



Bodrumet e saj t’i mbushnim me poçe me verë

Dhe të lundronim në ishujt e Havajës;

Ta pinim verën me vajzat e ishujve në Belvedere,

Zezaku të bënte fresk me fletën e palmës.



2.

Mos vdis se kalit i ra në vrapim një patkua

Dhe nisi ta ngrejë nga dhimbja këmbën e parë;

kërkojmë patkonj e s’na jep njeri hua,

S’e gjejmë as nallbanin e marrë.



Ne ëndërronim të shkonim në hipodrome.

Në vende të lumtura ku munden me kuaj.

Tani dhe kali çalon e s’e ha barin e njomë;

Me sy si gota na sheh si të huaj…



3.

Mos vdis, se dielli në oborr e ka shtruar sofrën e madhe

Dhe presim të vijnë vajzat të gjitha,

Të gjitha ato që ti u thoshe “sorkadhe”,

Kur grisnin fustanet në driza.



Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë

Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh!

Ne ëndërronim një vdekje më të mirë:

Duke vdekur, fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës.

DRITERO AGOLLI
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 23 May 2011 - 11:10
Dashuria

E mban mënd, moj Marë,
dashurin' e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s'rrojë,
vij' e të kërkojë;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin' a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
------
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot' e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
-----
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er' e ftohtë,
s'ka ç'më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor' e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 23 May 2011 - 11:11
Kujdes me fjalen

Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.


Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 23 May 2011 - 11:12
Te desha - s'te dua

Te desha, s'te dua,
Ne bote ka me keq
Njerez qe dashnore jane
Der' sa behen pleq.

Ka dhe nga ata
Qe dashnore jane vec nje muaj.
Te desha, s'te dua
Po munde te vuash, vuaj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 23 May 2011 - 11:14
KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.

__________________

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 23 May 2011 - 11:17
Poeme per babane e per vete

Kenga e pare

Im ate token shume e donte
Sic donte nene e grua
Per token lodhej dhe rekonte
Dhe djersen derdhte krua

Kur plis me plis hidhte hapin
I kishte hapi hije
Dhe zogjte e malit udhe i hapnin
Me fjale hiresie

Kur grushtin mbushte plot me fare,
Mahnitej kush e shihte,
Dhe era ndalte frymen ne are,
Qe qejfin mos ja prishte

Ne kembe si ne kater klecka
Ne gur ngrinte hardhucka
Pergjonte lart ne shelg rebecka
Me thonjte me majucka.

Me sqep lejleku bente harqe
Rreth rruzullit te diellit
Dhe dukej sikur ndillte paqe
nen kaltersine e qiellit

Po ati im mbi plisa ecte
Me shpirt te madherishem
Dhe tokes shpirt me shpirt i jepte
Nga shpirti i cuditshem

kur prane molles ulej qete
te hante buke e gjize
Nuk feshferinin gjethe e flete
Nuk pipetinte drize

Me token rrinte dite e nate
Ne vape, ere e mjegull
Ndaj nga pasardhesit im ate
Kerkonte djerse e rregull

Nuk kish syze dijetari
Dhe rafte me deftere,
Po udhe ihapte shkencetari
Me nam te madh e vlere

Ky shkencetar qe njihte dhene
Ne fusha pas me mori;
''mesoje biro abecne
ne brazdat qe le plori

Mesoje biro abecene
E gjithe abeceve
Atje ku plisat shpinen ngrene
Pas plugut e pas qeve....''

Pa dale mire nga pelena
Me dha ne dore hostene
Dhe shfryu si era ne bedena;
''Tani permbyse dhene/

Permbys dhene, dheu s'ankohet
Kur plori ia kruan shpinen,
Po qesh, lot valle dhe gezohet
Dhe gazi cmend luginen.

Dhe te harbuar marrin vrapin
Kercejte radhe-radhe
Dhe sythat syte e vegjel hapin
Per ditezen e bardhe"...

Nje dite i lodhur, i menduar,
I thashe me ngadale:
"Per se kaq shpejt m'i ke mesuar
Kaq pune e brenge e halle?"

Ai nga buzet llullen hoqi
E foli dy-tri fjale:
"Qe mos ta haje qeni shkopin.
Pellumbi im, o djale!"

Pastaj u ngrit te perkedhelte
Balashin dhe Kazilin,
Qe nxirrnin gjuhen si lepjet
Dhe shelgjet i lepinin.

Ata i bindeshin tim eti,
Sic binden dy femije,
Me ta e lidhte fort nje jete
Me qindra mijera fije...

Dhe nuk ia prishnin qejfin kurre
ne vape,ere, e mjegull,
leronin, mbillnin, mbanin grure;
Im ate donte rregull...

Pastaj babai ne plis mbeshtetur
Kendonte fill i vetem,
Sikur perpiqej per ta gjetur
ne kenge te verteten:

"Qe nga maja e malit
Ta shtira dylbine,
Pas drites se llambes
Ta pashe stoline.

Me gjysmen e ballit
Te derdhej shamia,
M'u ne doren time
Sec me ngriu dylbia.

Me eren e malit
Desha te te vinja,
Sarhosh sec me bere,
Mbeta neper brinja.

Qete m'i zu zekthi,
Kali malet mori,
Maje grurit mbata,
C'te bej une i gjori!...

Qe nga maje e malit
Ta shtira dylbine,
Them te vij pas teje,
Them ta shes shtepine..."
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 23 May 2011 - 11:18
Poeme per babane e per vete

Kenga e dyte

1.
O brezi im u vrenjte heret
Ne rrugen e mjerrimit;
Ti pe te paren dite te erret,
Te paren te pushimit

Ti s'e mesove Shtate Prillin
Ne liber e gazete,
Ti Shtate Prillin me qefinin
E pe, e ndjeve vete!

2.
Babai me boten zemerohej
Dhe behej pike e vrer,
Dhe arave ngahere ankohej,
Dhe toshte: "Duam nder!"

Ka qene i ri, ka qene i zgjuar,
Me supe te medhenj
Dhe mund te ngrinte me dy duar
Dy dema, dy shkembinj.

Keto dy duar une i pashe
Tek hiqnin me rrembim nje derrase
Nje tra, nje hu, nje gur...

Atje babai e mbante fshehur
Nje pushke me fisheke,
Qe trashegim i pati mbetur
Nga gjyshi im i shkrete.

E nxorri pushken dhe e ngriti
Me sy te perlotur:
"O plaku im, te ndritte shpirti,
Na le nje gje te cmuar!"

Pastaj i vrenjtur si oxhaku
M'u kthye ballelarte:
"Eh, ky dyfek qe na la plaku,
Kerkon nje dore te arte!

Tani me mua eja djale,
Te dalim ne fushim,
T'ia fshijme tyten rrath-rrathe,
Se ndryshku na e grin

E grin i shkreti si veremi
Dhe pushka mbetet shterpe,
Fisheke pak ne vezme kemi,
Se pula s'pjell fisheke

Ndaj pusken, biro, ta gatitim,
T'ia njohim dege e rrenje
Nga tyta plumbin kur ta nisim,
Te shkoje drejt ne shenje.

Babait nje dite i thashe prape
Te kumbulla me flete:
-Kjo pushke e shkrete c'do me jape,
C'do bej me te ne jete?

I ngriti syte lart ne pllaje
Dhe na tha te njejtat fjale:
-Qe qeni shkopin mos ta haje,
Pellumbi im o djale!

Ka qener plot kjo zuske bote,
Kjo bote e turbullt shume,
Ne zheg na vijne e ne te ftohte
Dhe kurre s'kane gjume...''

Pastaj pas kumbulles mbeshtetur
Kendoi ngadale i vetem,
Sikur mundohej per ta gjetur
ne kenge te verteten

''Lumi vjen i turbullt,
malet bore kane,
Dale, pusht iShagut,
Te ta shoh fustane!

Po therret tellalli:
E kujt eshte kjo palle!
Devolliu ivogel
Tri pellembe djale!

Devolliu i vogel,
Takijen menjane,
Ne hendek me balte
Hodhi kajmekamne.

Dale pusht i Shagut,
Te ta shoh fustane!...''
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 23 May 2011 - 11:19
Poeme per babane e per vete

Kenga e trete

S'e thur poemén aq té gjaté,
Me vargje si litare,
Se kushedi e gris im até
Dhe dredh me té cigare.

Nga kjo poemé e nisa rrugen
E vargjeve rinoré,
Né rrokje e rima treta jugén
Dhe erén me déboré...

Do béj poerna mé té mira.
Po ti né mend do vish,
O moj e para mé e véshtira,
E thurur mes lajthi

Dhe do mé thuash buzéplasur:
-S'mé vure shumé fieté! -
Ahere ati irn i dashur
Né varre do té jeté!

S'do futesh fare ne botimet
E vargjeve te zgjedhur
Do mbetesh vetem ne kujtimet
E kalter, e pazverdhur.

Po mund te ndodhe ndonjehere,
Qeflinjte e poezise
Ty té té véné né defteré
Si fakt té historisé:

"Dhe fshati yné nxjerr poeté,
Sic nxori trima shumé.
Vrapojné vargiet me réketé
Dhe piqen né njé lumé,,...

Po ti, poemé, moj naive,
E thurur aré mé aré,
Do sjellésh erén e lajthive,
Si dashuriné e paré

Dhe thellé rreshtave té tua
Ku zemra ime mbeti,
Do dal'e do mé zgiojé mua
Cibuku i tim eti...

Ka qene i ri, ka qene i zgjuar,
Me supe te medhenj
Dhe mund te ngrinte me dy duar
Dy dema, dy shkembinj.

Keto dy duar une i pashe
Tek hiqnin me rrembim nje derrase
Nje tra, nje hu, nje gur...

Atje babai e mbante fshehur
Nje pushke me fisheke,
Qe trashegim i pati mbetur
Nga gjyshi im i shkrete.

E nxorri pushken dhe e ngriti
Me sy te perlotur:
"O plaku im, te ndritte shpirti,
Na le nje gje te cmuar!"

Pastaj i vrenjtur si oxhaku
M'u kthye ballelarte:
"Eh, ky dyfek qe na la plaku,
Kerkon nje dore te arte!

Tani me mua eja djale,
Te dalim ne fushim,
T'ia fshijme tyten rrath-rrathe,
Se ndryshku na e grin

E grin i shkreti si veremi
Dhe pushka mbetet shterpe,
Fisheke pak ne vezme kemi,
Se pula s'pjell fisheke

Ndaj pusken, biro, ta gatitim,
T'ia njohim dege e rrenje
Nga tyta plumbin kur ta nisim,
Te shkoje drejt ne shenje.

Babait nje dite i thashe prape
Te kumbulla me flete:
-Kjo pushke e shkrete c'do me jape,
C'do bej me te ne jete?

I ngriti syte lart ne pllaje
Dhe na tha te njejtat fjale:
-Qe qeni shkopin mos ta haje,
Pellumbi im o djale!

Ka qener plot kjo zuske bote,
Kjo bote e turbullt shume,
Ne zheg na vijne e ne te ftohte
Dhe kurre s'kane gjume...''

Pastaj pas kumbulles mbeshtetur
Kendoi ngadale i vetem,
Sikur mundohej per ta gjetur
ne kenge te verteten

''Lumi vjen i turbullt,
malet bore kane,
Dale, pusht iShagut,
Te ta shoh fustane!

Po therret tellalli:
E kujt eshte kjo palle!
Devolliu ivogel
Tri pellembe djale!

Devolliu i vogel,
Takijen menjane,
Ne hendek me balte
Hodhi kajmekamne.

Dale pusht i Shagut,
Te ta shoh fustane!...''
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 23 May 2011 - 11:25
Zogjte Dhe Fletet

Kur pemet ne dimer mbeten pa flete,
Zogjve u duken te gjitha folete.

Kur duken folete,s'ka cicerima,
Degjohet ne dege vec suferina.

Kjo gje kaq e thjeshte na ben te mendojme
Qe zogjte dhe fletet bashke jetojne
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Thu 26 May 2011 - 1:24
dy temat u bashkuan

Jeta dhe veprat

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".
Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Thu 26 May 2011 - 1:25
I Pa turp jam...

S'i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire;
Ka gjera lakuriqe qe s'jane te turpshme,
Sic ka dhe gjera te c'ndershme te veshura mire.
Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere,
Ja, dhe genjeshtra me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s'ka gje per te qeshur!
Ja thone se ime bije miliona fiton
Prej hateresh qe i bejne e dyer qe i hapen
Si shperblim per poezine qe ujdisa
Tash dyzet vjet per kte qerrata Parti
Qe nuk me harron e nderin ma di
Le te thone sa te duan se dhendri im
Mijra dollare merr fitim
Ne tendera qe i ben me policine
E nga firma te huaja merr leverdine
Ama mua nuk ma ndan Rakine
E un si bilbil kendoj per Partine
Une Poeti nga Devolli
Qe vetura e kolltuku muk mu ndan
Qe kur depuetet u be Dritero Agolli
Packa se nen hunden time u arrestuan
Dynja me Poet e shkrimtare
Disa dhe per dy fjale van ne litar
E pun e madhe lumi le ti marre
Kush b.ythen drejt nuk di te mbaje
Kur penen te marrin partin mos ta shaj
Se gjemen i bej e hater su mbaj
Le te qajne nenat e tyre le te qajne
Rakin me rruaza nuk dua t'ma ndajne
As qepen e bozhigradit e mishin e qengjit
Mos guxoj kush ne tryez t'ma mungoje
Se dyfek nxjerr e derdh plumb ne goje
Jam Poet monument kulture
Packa se im at ish fshatar me poture
Une vetur falas kisha nga Shteti
E sot miliona mi fiton Elon Muhameti
Jam krenar e i bute me shok Partie
Dallkauk e kopuk me kelysh demokracie
Nderi e Parimi jan pun boshe
Rakia dhe e dashura me c... ne qoshe
Jane kuptim i vertet i jetes
Prandaj nuk ju ndava hudhrave dhe qepes.


Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Thu 26 May 2011 - 11:30

Fushë - Kosovë

Ah, të çlirohej vetëm me vjersha Kosova,
Unë e çliroja i pari, mua lavdia më ndriste të parit.
Me shpatën e vargut si pjepra do prisja gjokse dhe koka
Dhe flamurin lart do ta ngrija në malet e Sharrit!

Ti qeshte Kosovës vetëm nga vjershat liria dhe fati,
Unë do bëja me vargje kërdinë dhe hatanë:
Në Fushë-Kosovë s'do vritej vetum sulltan Murati,
Do vriteshin katërmbëdhjetë sulltanë,
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Thu 26 May 2011 - 11:31

UNE DI SHUMË PËR KOSOVËN

Nuk besoj të këndoj si unë asnjëri për Kosovën në vargje,
Dhe s'mendoj të lotojë askush si unë tani për tani.
Unë e njoh Kosovën nga pluhuri i zverdhur në pragje,
unë e gjej Kosovën në pikën e vesës atje në hardhi.

Unë e di si djall dhe lugat çdo gjë në Kosovë,
i di lugët e bujkut, i di stinët kur mbjell e kur korr,
E njoh sërbin dinak me gjarpër në kokë.
Gjarpër që rritën stërgjyshët e sërbit në oborr

Unë e di se ç'mendon malësori i Drenicës,
Minatori i Trepçës e di se ç'mendon,
Unë e di dhe në Vlorë atë lumin ters të Shushicës
se çbën për Kosovën dhe ç'këngë nga Vlora këndon

Unë i di të gjitha dhe s'ka kush më thotë
Se gjoja Kosovën nga larg si poet dashuroj,
Mes Kosovës jam brenda me kokën e ftohtë,
Ndaj Kosovën, si bukën, nga mitet, vërtet çmitizoj...
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Thu 26 May 2011 - 11:31



NUSJA NGA KOSOVA

Kam dashur t'i gjeja dhe nipit tim të vogël një nuse
Andej nga Kosova në fshatrat e thella,
Po kjo ka qenë një ëndërr pas zjarrit me flakë të kuqe
Si valë e flamurit tek shpella.

ka qenë vërtet një ëndërr në viset e mia me gurra,
Ku rjedhin ujrat, por unë etjen e verës zor se e shuaj.
Kam dashur nusen e nipit të mos e marr me vetura,
po veç si qëmoti me kuaj.

Një muaj të tërë le të zgjaste udhëtimi me kalë,
Me pluhur mbi velo të vinte nusja e nipit tek unë,
me dorën time t'ia shkundja duvakun palë mbi palë
Atje tek oxhaku, ku kafja në xhezve bën shkumbë.

Dhe s'kishte gjë, le të binte pluhur i udhës së largët
Në vatrën time të vjetër sa përralla,
Po kjo nuk ndodhi mes botës së ligë e të varfër,
Ku rron ky fisi i ynë i ndarë në dysh plot andrralla,

Ku s'merr dot një nuse për nip a për djalë,
Se fisin e ndanë kufiri me dy pasaporta;
Këto pashaporta s'te lënë të marrësh nuse me kalë,
As me vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta...

kam ëndërruar t'i gjeja një nuse tim nipi të dashur
Në fshatarat e thella andej nga Kosova,
Se s'desha të shkoja në tjetren botë me buzë të plasur,
Ta shuaja etjen e mallit për aq sa të rroja..
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Thu 26 May 2011 - 11:33



GJAKU I RASTËSISHËM

Në gjunjët e malit të Sharrit më shkanë këmbët e rashë
Atje ku fillon Kaçaniku i vjetër.
Nga pantollonat e mia më rodhi gjaku im i trashë,
Pastaj e pashë dhe këmbën time të enjtur.

Por kjo nuk ishte diçka për t'u ringjallur paniku,
Se gjëra të tilla ndodhin dhe brenda një oborri të qetë
Çështja qëndron gjetiu: pse ndodhi atje ku fillon Kaçaniku,
Ç'i duhej gjaku i gjurit tim Kaçanikut të rreptë?

Pak gjakra ka parë në gurët e tij Kaçaniku i mjegullt
Në luftëra të tmerrshme ku zgjidheshin rrugët e fatit?
Ky gjaku i gjurit tim s'ia vlente as gjysmën e lekut,
Ndaj s'doja të ishte, - siç ndodhi, - i rastit.

Do desha të ishte e vërtet një gjak Kaçaniku
Dhe s'duhej të ridhte nga shkarja e këmbës së koti!...
Këtë se them aspak me një shpirt romantiku,
E them me bindjen time krejt si gjysherit qëmoti...
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 30 May 2011 - 12:48

Kësaj nate me hënë të vjeshtës

Kësaj nate me hënë të vjeshtës,
dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
hëna duket aty-ketu.

Porsi vetë mendimet e mia,
po më shtyhen ndër mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perëndim s'do të kesh kurrsesi.
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 30 May 2011 - 12:50
Unë jam i burgosuri yt,
Rroj me prangat që ti më ke vënë.
Po, çudi, as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë.

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Eshtë rast i pashembullt, ta dish,
Që xhelatin ta puth a ta dua,

I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë.
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s'e di,
I përjetshëm do kisha dëshirë!
Veç ti eja më shih në qeli
Të përndjekurit tënd i vjen mire
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 30 May 2011 - 16:44
Shiu i Marrë

Dikur na bridhte qiejve një shi
Që veç poetët çmendte po t’i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,
Poetët u lajthitën pas një nate.

Filluan të kopjonin veç një varg,
Të kishin të përbashkët veç një metaforë
Për shembull: “Jam Homeri, jam bust në park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorë.

Jam rrugë vetëtimash e rrufè
Jam dhe kostelacion në qiell,
Jam rrap me rrënjët pleksur nëpër dhè,
Jam udhëtar që kam në sup një diell…”

Po nga ky shi s’u lag veç një poet
Se ishte fshehur në një pyll të dendur,
Poetët e lajthitur në qytet
E qeshnin dhe i thoshin: “Je i çmendur!”

Dhe u mërzit poeti në vetmi
Se talleshin të çmendurit, poetët,
Dhe luste zotin që të binte prapë ky shi
Që dhe ai të çmendej si të tjerët.
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 30 May 2011 - 16:45


POÇARI

Vajta në Stamboll të bëj pazar,
për kujtim të ble një vazo balte:
- Paqe dhe selam, usta poçar,
Vazon më të mirë po e pate
Paqe dhe selam, usta poçar!

Vazoja nga dora shkau e ra
Dhe m'u bë njëzet e pesë copë,
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m'u hap dyqani turk si gropë,
Më erdhi rrotull deti Marmara.

Pa më shau poçari keq turqisht,
Unë e shava shqip e mend i rashë;
Për çudi poçari nuk u ligsht,
Veç dy lotë në sytë e kuq i pashë,
Për çudi poçari nuk u ligsht!

Mos u çmend ky turk, ky musliman?
Unë e shaj, ai me duar në qafë!
Poçe tjeter mori në dyqan
Dhe më tha: " Më shaj, për besë, prapë!"
Poçe tjetër mori në dyqan.

Psheretiu si unë: " Jam shqiptar,
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar,
Në dyqan ka vjet që s'e kam ndjerë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar!"

Ikën nga dyqani burra e gra,
Unë e një poçar e tjetër s'kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poçari shqip u fliste,
vazot mbushte deti Marmara...
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 30 May 2011 - 16:48

Sikur S'jetoj në Vendin Tim

Më ndodh sikur s'jetoj në vendin tim
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe të lagët.

Çuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s'ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma bën jetën

më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi ato çaste me njëri-tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam ç'të them
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend më duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet
Pastaj do tundet toka në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshet

I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvish
më bën të qaj si nxënës prapa derës.
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 30 May 2011 - 16:49
LETRAT

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Kur tretesha e digjesha per ty,
Nga njeri tjetri letrat vinin vone
Kalonte dhe nje muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjalle
Se zjarrin mbanin letrat ne udhetim
Me biciklete a mushke a me kale
Ne vape e shi, debore e thellim.

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim neper dhoma telefone
Dhe ne enderr s'kishte faks dhe internet.

Megjithate me mire qe nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjale e nisur shpejt dhe mund te vriste
Nje dashuri te vjeter , per nje cast.
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 30 May 2011 - 16:50

Malli per heronjte

S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.

S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.

C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mon 30 May 2011 - 16:50

Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Poezi nga Dritero Agolli

Mon 8 Oct 2012 - 16:39
Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
Sponsored content

Poezi nga Dritero Agolli  Empty Re: Poezi nga Dritero Agolli

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi