- VizitorVizitor
Shkrimtari Dritëro Agolli: “Ismail Qemali po errësohet për Zogun”.
Tue 27 Nov 2012 - 9:56
NTERVISTE EKSLUZIVE/ Shkrimtari i njohur flet për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë: “Ahmet Zogu glorifikohet për të errësuar figurën e Ismail Qemalit. Po harrohen transformimet e 50 viteve të komunizmit”. Dritëroi ironizon therjen e deshve e qengjave: “Zakon mesjetar, imitim i Kurban Bajramit”
Patriarku thyen heshtjen dhe flet për festimet e 100-vjetorit.
Dritëroi: Ahmet Zogu po glorifikohet për të errësuar Ismail Qemalin.
“Zogu do qeshte po të dëgjonte gjithë ato lëvdata. Rivarrimi në një ditë me çlirimin e Tiranës, provokim”
Dritëroi: Duhej komision me përfaqësues të të gjitha partive për festimet.
“Therrja e qengjave, imitim i Kurban Bajramit”
“Nipi më tha: Do mbajë xhaxhi Saliu fjalim para kasapëve?”
Ngjarjet e fundit, festimet me rastin e 100-vjetorit, vlerësimet e figurave të njohura historike i kanë prishur qetësinë njeriut të letrave shqipe dhe jo vetëm, por dhe i kanë mprehur fjalën dhe mendimin. Në formë të mirë fizike, me plot humor dhe me mendje të freskët, Dritëroi duket se është ngacmuar sidomos me rivlerësimin e figurës së Ahmet Zogut. Sipas tij, bëhen përpjekje për të errësuar figurën e Ismail Qemalit dhe glorifikuar atë të Ahmet Zogut.
Për të, ceremonia me protokoll të lartë shtetëror ishte e tepruar. Shkrimtari i njohur është i prekur dhe për mënyrën se si po zhvillohen festimet e 100-vjetorit. Ai e konsideron kthim prapa, si një ritual të Kurban Bajramit, therjen e 1000 qengjave dhe 1000 deshve, siç është lajmëruar për Ditën e Pavarësisë.
Profesor, si po i përjetoni këto ditë festash ku si në Tiranë, por dhe në Vlorë, kanë nisur aktivitete të ndryshme?
Të gjithë ata që kanë një koncept të historisë, kanë një ndërgjegje të këtyre ngjarjeve të 100 viteve të shpalljes së pavarësisë, qofshin ata që një pjesë të madhe e kanë jetuar këtë periudhë, sepse kam parasysh ata që janë në moshën time, por dhe ata që janë mbi mua me moshë, të gjithë këta bien në mendime dhe qoftë në vetvete, pa publik, në shtëpi ku janë apo me miq që takohen dhe flasin, apo dhe në biseda përpara publikut pyesin: Vallë që nga shpallja e pavarësisë dhe deri tani a është plotësuar ëndrra e atyre që ngritën flamurin, por dhe e atyre që përgatitën ngritjen e flamurit? E marrë kjo në kohezion historik, qoftë ata që bënë Lidhjen e Prizrenit, që ishte parapërgatitje e pavarësisë apo dhe para saj, ata që bënë konsultat në Stamboll, që ishte kryeqyteti i perandorisë së madhe që nga Vaso Pasha, apo vëllezërit Frashëri e të gjithë me radhë apo dhe kryengritjet e mëdha në Kosovë. Ka qenë një lëvizje e madhe dhe e shtrirë në vite, se Ismail Qemali nuk erdhi vetvetiu. Ndoshta edhe Ismail Qemali ka qenë në këto mbledhje, dhe pse nuk ka dokumente. Të gjitha këto ngjarje se si do të jetë kjo Shqipëria pas shpalljes të sjellin në mendime një pyetje: A janë realizuar këto ëndrra të rilindësve?
Ju në ç’konkluzion dilni rreth kësaj pyetjeje, që çdokush ia bën vetes?
Një pjesë e atyre ëndrrave janë arritur, se sidoqoftë ne kemi një shtet të lirë, të përfaqësuar në të gjitha hallkat ndërkombëtare që nga OKB-ja, tani po hyjmë në BE, marrim pjesë në ngjarjet e ndryshme ndërkombëtare, apo dhe në konferenca të ndryshme globale, pra jemi një pjesë brenda trupit të kësaj bote, nuk jemi një xhungë nën lëkurë. Kjo është një pjesë e ëndrrës që ata donin. Ëndrra tjetër ishte bashkimi kombëtar. Paraëndrra në këtë pikë është arritur, Kosova është bërë shtet më vete dhe kur je me një gjuhë, je në një kufi mes dy shteteve shqiptare, kjo është më afër ëndrrës së rilindësve, që do të arrihet për të qenë një shtet shqiptar. Është edhe një ëndërr tjetër që është realizuar, që shqiptarët kur të arrinin pavarësinë e plotë, se ngritja e flamurit ishte vetëm shpallja e pavarësisë, të dinë ta mbrojnë atë. Edhe kjo pas gjithë këtyre lufëtrave që janë bërë, kemi dalë fitimtarë dhe e kemi mbrojtur vendin tonë.

- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Shkrimtari Dritëro Agolli: “Ismail Qemali po errësohet për Zogun”.
Tue 27 Nov 2012 - 9:58
kalon tek Letersia Shqiptare
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi