“Fëmijëria e Jezusit", libri i ri i Papës Ratzinger
Wed 10 Oct 2012 - 1:12
ROMË – Titullohet “Fëmijëria e Jezusit” libri i ri i Papa Benediktit XVI, volumi i tretë i triologjisë mbi Jezusin e Nazaretit. Shtëpia botuese Rizzoli është duke shitur ndërkohë të drejtat e botimit në gjithë botën dhe do ta paraqesë librin në panairin e Frankfurtit. Në çelje të panairit jemi në tratativa për të drejtat e autorit - nga origjinali në gjermanisht - me 32 vende në 20 gjuhë mes të cilave frëngjisht, anglisht, spanjisht, polonisht dhe portugalisht. Në Itali del për Krishtlindje.
Në këtë volum Papa Benedikti analizon tekstet ungjillore dhe fton lexuesin të drejtojë edhe pyetje vendimtare: "A është e vërtetë kjo që është thënë? Më përket pikërisht mua? Dhe, nëse më përket, në ç’mënyrë?". Janë pyetje me të cilat hapet libri, i cili rikthehet në kohën e Pilatit: "Ti, nga vjen?".
Pyetja që shoqëron historinë e njeriut të çdo brezi, të njëjtën që bënin edhe dijetarët e Lindjes, Magjistarët, filozofët dhe astrologët e yjeve, në përfaqësimin e shqetësimit të zemrës njerëzore në kërkim të së vërtetës, që jep vetëm gëzim të thellë. Në Ungjillin e fëmijërisë, Joseph Ratzinger-Benedetto XVI "vërteton rrënjët teologjike të gëzimit dhe na çon të zbulojmë, se si Ungjilli nuk është një histori e të shkuarës, por i përket të tashmes së njeriut modern”.
E ndërsa autori fut lexuesin në faqet e Lajmërimit të Marias të Lindjes në varfërinë e një shpelle apo të vizitës së Magjistarëve, që kundrojnë Fëmijën dhe nënën e tij, sot pyesim mbi kuptimin e këtij takimi, se si një grua mund t’i thotë “Po” Zotit dhe t’i bësojë tërësisht Atij.
"Është për atë që beson - komenton ende botuesi -, një stimul për të njohur në thellësi arsyet e fesë. Në të njëjtën kohë, Joseph Ratzinger-Benedikti XVI flet miqësisht me gjithë ata, që si magjistarët janë në shqetësimin e kërkimit dhe pyesin: “Jezusi nga vjen?".
/ANSA/Shekulli Online/M.Alla/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi