Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeveria, KESH do të marrë 40 milionë kredi për të blerë energji Empty Qeveria, KESH do të marrë 40 milionë kredi për të blerë energji

Thu 11 Oct 2012 - 0:21
Qeveria, KESH do të marrë 40 milionë kredi për të blerë energji KeshTIRANË- Këshilli i Ministrave autorizoi sot KESH-in të marrë kredi 40 milionë euro, për importin e energjisë dhe për të blerë energjinë që prodhojnë hidrocentralet e reja në vend.

Kryeministri Berisha u shpreh se "Qeveria autorizon sipërmarrjen e KESH-it të marrë kredi prej 40 milionë eurosh, për dy qëllime kryesore. Qëllimi i parë që të bëjë import të energjisë, pasi këtë detyrim ligjor kontraktual kompania CEZ nuk e ka përmbushur. Në këto kushte, për të përballuar situatën e krijuar nga mospërmbushja e këtij detyrimi shumë të rëndësishëm, autoritetet shqiptare duhet të autorizojnë KESH-in për të importuar energji dhe, natyrisht, të garantojnë edhe shumën e domosdoshme për importin e saj".

Ne, vijoi Berisha, "jemi të përcaktuar që, për sa kohë të ketë energji të treg, shqiptarët nuk do të mbeten pa energji. Ky është përcaktimi ynë. Një pjesë të kësaj kredie, KESH është i autorizuar ta përdorë për të blerë energjinë që prodhojnë hidrocentralet e reja, të cilat kanë bërë investimin dhe tani janë shndërruar në një burim të rëndësishëm furnizimi me energji të vendi. Një burim gjithnjë në rritje, KESH-i do të shlyejë detyrimet që ka ndaj këtyre kompanive".

\Shekulli Online\Përgatiti E.Sh\
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Qeveria, KESH do të marrë 40 milionë kredi për të blerë energji Empty Re: Qeveria, KESH do të marrë 40 milionë kredi për të blerë energji

Sat 20 Oct 2012 - 15:46
Po keta jane t'i mare e t'i haje djalli mo!!!

Krejt Greqia mbahet me energji elektrike vetem nga Shqiperia dhe ne Shqiperi rron sketerra!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi