Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeveria ndryshon rregullat, vizitë te psikologu për të marrë patentën Empty Qeveria ndryshon rregullat, vizitë te psikologu për të marrë patentën

Sun 2 Feb 2014 - 12:48
Qeveria ndryshon rregullat, vizitë te psikologu për të marrë patentën Trafik-Tirane_31Janë në total 53 masa që do të ndërmerren në mënyrë të përshkallëzuar, nga më emergjentet te më pak problematiket, për të zgjidhur çështjen e sigurisë në rrugë.

Gazeta “Panorama” ka siguruar planin e plotë të këtyre masave, që u miratuan nga Komiteti Ndërministror i Sigurisë Rrugore, i prezantuar pak kohë më parë. Kjo paketë masash fillon me inspektimin e akseve më problematike në vend, ku ka edhe një frekuencë të lartë aksidentesh, e deri në ndërmarrjen e fushatave mediatike për ndërgjegjshmin e qytetarëve.

Të gjitha masat që parashikon paketa e miratuar tashmë dhe që do të zbatohet nga një sërë ministrish e institucionesh vartësie, përfshijnë ndërhyrje dhe korrigjime, por disa prej tyre janë më specifike. Kështu, një prej këtyre masave është ajo e kontrollit mjekësor që do të bëjnë ata që duan të marrin një leje drejtimi. Ky kontroll nuk do të jetë më thjesht një procedurë, por shumë i rëndësishëm dhe vlerësimi do të bëhet si përsa i përket pjesës fizike, edhe asaj mendore të të interesuarit.

“Kryerja nga institucioni shëndetësor i njësive vendore publike apo private të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë i kontrollit mjekësor për kërkesat fizike dhe mendore për marrjen e leje-drejtimit të mjetit rrugor nëpërmjet testimit psikofizik me metoda të akredituara të BE-së”, thuhet në masën numër 35 të paketës.

Një hap tjetër që do të mbikëqyret në mënyrë specifike është edhe pjesa e testimit të kandidatëve. “Kontrolli i procesit të testimit të kandidatëve për drejtues mjeti nëpërmjet sistemit online për vlerësimin e kandidatëve, regjistrimin dhe administrimin e gjithë procesit në autoshkolla”, thuhet në masën numër 25.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi