Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

SHBA, debati Biden-Ryan Empty SHBA, debati Biden-Ryan

Fri 12 Oct 2012 - 9:54
SHBA, debati Biden-Ryan Biden-ryan

Kandidatët për zëvendës/President të SHBA-ve, Joe Biden dhe Paul Ryan janë përballur në të vetmin debat që do të zhvillohet mes tyre, teksa sondazhet tregojnë një rezultat të ngushtë.

Debati u hap me ceshtjen e sigurisë kombëtare, politikat ekonomike, taksat dhe shëndetësinë.

Në fillim, zoti Biden mbrojti me vigorozitet trajtimin e administratës së Obamës gjatë sulmit në konsullatën e Bengazit, si dhe karakterizimin e pasaktë të incidentit që shkaktoi reagim ndaj një video anti-Islame të bërë në SHBA.

Z. Biden nuk ngurroi për të sulmuar zotin Romney, duke thënë se vendimi i Republikanëve për të mbajtur një konferencë politike për shtyp në mëngjesin

Teksa ai tha: “Kritikat e Ryan për veprimet e administratës ishin "një tufë me shpifje".

Demokratët shpresojnë të ndryshojnë rrjedhën pas asaj që u pa gjerësisht si një performancë të dobët e Presidentit Barak Obama në debatin me Mitt Romneyn javën e kaluar.

Nga ana tjetër Obama tha të mërkurën se ai ishte treguar “shumë i sjellshëm” me rivalin e tij, Mitt Romney.

Ekipi i fushatës të zotit Obama ka akuzuar zotin Romni, një republikan, biznesmen i njohur dhe guvernatori i Massachusetts, se ka zhvendosur qëndrimet e tij politike për të apeluar ndaj votuesve të moderuar dhe se ka gënjyer në debatin e zhvilluar mes tyre javën e kaluar në Denver të Colorados.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi