- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
JANET JACKSON KALON NE ISLAM - MARTOHET SIPAS SHERIATI
Fri 12 Oct 2012 - 11:24
Janet Jackson dhe i fejuari i saj, pasaniku Wissam Al Mana, thuhet se po planifikojnë që të martohen vitin e ardhshëm në Doha (Katar), në vendlindjen e Wissamit.
Është interesante se Janet dhe Wissam do të martohen sipas sheriatit, raporton “emirates247”.
Shkrimtari turk Adnan Oktar (i njohur si Harun Yahya), gjithashtu tha se 46-vjeçarja Janet Jackson, motra e mbretit të ndjerë të muzikës pop, Michael Jackson, ka pranuar islamin.
Burime të informuara mirë thonë se martesa e çiftit në vitin 2013 mund të jetë një nga dasmat që do të mbahen mend, ngjarja më e madhe dhe më ekstravagante e këtij lloji në historinë më të re.
Për “National Enquirer” burimi shtoi se ende nuk është caktuar një datë e saktë e dasmës. Megjithatë, në publik kanë rrjedhur edhe disa informata në lidhje me ceremoninë, në të cilën do të ftohen 500 mysafirë, ku Wissam secilit të ftuar do t’i japë nga një orë dore “Rolex” në vlerë prej 10 mijë dollarësh në shenjë mirënjohje për pjesëmarrje.
Kujtojmë, sipas raporteve të medias, Janet dhe Wissam janë fejuar vitin e kaluar, kur milioneri të zgjedhurës së tij i dha një unazë mahnitëse me diamant prej 15-karatësh. Familja e dhëndrit është pasuruar në saje të bizneseve me pasuri të patundshme dhe industrisë së medias.
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: JANET JACKSON KALON NE ISLAM - MARTOHET SIPAS SHERIATI
Fri 12 Oct 2012 - 12:53
normale qe do martohet si te dojne...ska lujt menc me hup tan at pasanik
Re: JANET JACKSON KALON NE ISLAM - MARTOHET SIPAS SHERIATI
Fri 12 Oct 2012 - 13:11
Po jo mi c'ne,e ka nga adhurimi e besimi ndaj fese ndaj e po merr ate per burre,e sikur mos te ishte pasanik ajo njejte do kishte vepruar Epo tani u be si ajo roba e perdorur e vjetersuar (plake) qe si kalon me boja ne profesionin qe kish e si pleher "vipe" ja shet shpirtin e djallit per nje pasanik te cfare do rraceje
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi