Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Dy fjale per bektashizmin

prej Wed 3 Nov 2010 - 17:22
Bektashismi duhet te kete lindur ne viti 1249 ne Nishabur ne Anadoll dhe themeluesi i ketij sekti ishte Haxhi Bektash Veliu. Kur Haxhi Bektashi ishte rreth 18 vjec vendosi qe ti dedikonte jeten e tij Zotit dhe beri disa udhetime ne Kine, Indi dhe Tibet ku ra ne kontakt me besime te ndryshme si Induism dhe Budismi. Aty ra ne kontakt me idete e tyre Panteike dhe filloi te kundershtonte idete strikte te Sunni Muslims. Pas ketyre udhetimeve Haxhi Bektashi shkoi ne Meke (ku mori dhe emrin titullin Haxhi) dhe gjithashtu vizito dhe Jeruzalemin dhe varrin e Krishtit. Keto udhetime influencuan shume ne besimin e Haxhi Bektashit. Kur u khtye mbrapsht ne Anadoll me idete per nje trup dhe shpirt paqesor filloi te formonte nje interpretim te Islamit me shpirteror dhe me liberal. Ne Anadolli ndertoi dhe teqen e pare. Idete e tija liberale paten shume sukses ne zonat e Ballkanit , Shqiperi, Bullgari, Greqi dhe Bosnjen e sotme. Misionari i pare Bektashi qe erdhi ne Shqiperi ishte rreth viteve 1370 dhe quhej Sari Satllik. Ky erdhi ne Shqiperi nga Korfuzi dhe per te kaluar me kollaj vishej me rrobat e priftit Orthodox. Bektashismi ne Shqiperi u perhap me shume ne kohen e jenicereve, te Krishteret Shqiptare e kishin me kollaj te ktheheshin ne Bektashinj sepse te pakten kjo fe ishte me shume e perngjashme me Krishterimin. Myslimanet Sunni nuk e pelqyen faktin qe sekti Bektashi kishte sukses midis besimtareve te Krishtere jenicar ne Ballkan keshtu qe ne 1825 Sulltan Mahmud II filloi represioni kundra jenicereve bektashinj edhe sektit Bektashi gjithashtu. Shume besimtar Bektashinj u detyruan te linin Stambollin ku ishte dhe qendra e tyre dhe te leviznin ne Shqiperi dhe Bosnje.
Ne Shqiperi ate gjeten suport nga Ali Pashe Tepelena, Shqiperia u be vendi i dyte me numrin me te madh te Bektashinjeve dhe me vone u be qendra e Bektashizmit ne bote. Qe u mbyll ne komunizem dhe u rihap ne vitet 90.
Z. Moikom Zeqo e quan Bektashizimn si nje herezi Islamike dhe thote "Bektashizmi, lindi si nje heresi e besimit Islamic, dhe u be nje "modus vivendi" ne menyre per te krijuar nje ure lidhje midis Krishterimit dhe Islamit."
Ashtu si Kishterimi, Bektashismi eshte nje besim trinitar i cile perbehet ne Allah, profeti Muhamet dhe Imam Aliu. Por Krishterimi beson ne njesin e Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte, Bektashismi beson se Allahu eshte fuqia e madhe dhe Muhameti dhe Imam Aliu jane te pandare dhe te njefuqishem. Kjo bazohet ne nje theni te Muhametit, "Une jam qyteti i mesimit dhe Aliu eshte dera ne te cilen mund te hysh ne qytet."
Libri i tyre kyresor eshte Kurani. Aliu eshte djali i adoptuar i Muhametit qe me vone u martua me te bijen e tij Fatma. Aliu fitoi Kalifatin 656 dhe ne 661 u vra nga nje shigjete e helmuar. Bektashinj besojne se kur profet Muhameti ishte ne prag te vdekjes ne meditimet e tij kryeengjelli Gabriel i tregoi se Aliu do ishte pasardhesi i tij dhe Aliu do ishte imami i madh dhe pas tij do vinin 12 imam te tjere qe duhet te respektoheshin sepse do ishin te vertet dhe pa mekate. Thuhet se kryenegjelli Gabrile i tregoi gjithashtu dhe emrat e Imameve. Emrat e imamve jane ; Imam Ali, Hasan, Huseyin, Zeynelabidin, Mohamed Bakir, Jafer Sadik, Musa Kazim, Ali Riza, Mohamed Taki, Ali Naki, Haseni Askeri, and Mehdi dhe gjithashtu pjestar te kesaj familje te shenjte jane dhe 14 te pafajshem. keta te 14 jane femijet e Imameve qe jane vrare si martir.
PO te shkosh ne Teqe atje ka piktura dhe ikona njelloj si ne kishe


Njgashmerite e bektashismit me krishterimin.
Si e permenda me lart bektaashismi eshte nje besim trinitar ashtu si krishterimi sigurisht me ndryshime te medhaja. Bektashinjte besojne ne Allahun ne qiell, profetin Muhamet qe ishte I derghuari I Zotit, dhe Aliun qe ishte pasardhesi I Muhametit. Kjo e ngjashme me Atin, Birrin Jezusin, dhe Shpirtini e Shenjte ne Krishterim. Nje ngjashmeri teter eshte numeri 12 imave I njgashm me 12 apostujt e Krishtit. Gjithashtu bektashinjte I kushtojne rendesi Hatixhese mamase se Aliut, ashtu si te krishteret Shen Marise qe solli ne jete Kirshtin.
Bektashinjte kane nje ndarje hierarkike ashtu si kasha orthodokse ne kleriket e vet. Shkalla e pare a klerikut bektashi eshte ashiku qe eshte I ngjashem me dhjakun ne kishen orthodokse dhe me e larta DEDE e ngjashme me ate te kryepeshkopit.
Njgashmeri te tjera midis bektashismit dhe orthodoksis gjenden ne praktika dhe ceremonite e ndryshme qe ata kane. Ashtu si te krishteret kushtojne rendesi ne lindjen e Krishtit ose krishlindjet me mire dhe bektashinjte kushtojne rendesi te madhe lindjes se Aliut qe eshte ne 9 Mars. Tjeter feste e rendesishme per sektin Bektashi eshte dita e Hashures. qe behet si perkujtimore e vdekjes se Hysenit. Ne ate dite besimtaret mblidhen ne teqe per te pergatitur Hashuren duke kenduar kenge dhe thene lutje dhe pastaj ashurja ndahet nga babai I teqese per te gjithe besimtaret. Ceremonia e ashures eshte e ngjashme me ate te nxerrjes se grurit ne kishen orthodokse per te kujtuar ata qe kane ndrurar jete.
Nje tjeter ceremony e perngjashme eshte ajo e pranimit ne sektin Bektashi qe eshte e ngjashme me ate te pagezimit ne kishen Orthodokse. Kandidati qe do pranohet disa jave para ceremonies meson nga babai I teqes teologjine e besimit bektashi. Ky kandidat mund te jete mashkull ose femer. Zakonisht kjo ceremony behet kur sapo fillon te eresohet. Vetem pjestar te sektit Bektashi jane te lejuar te marin pjese ne kete ceremony. Ceremonia drejtohet nga babai I teqese. Pasi babai I teqese lutet, kandidati per pranim I puth kemben babait dhe kjo si shenje peruljeje. Pastaj babai I hedh uje kandidatit ne duar, fytyre, kember duke u lutur pa nderprejerje per larjen e mekateve te keteij personi. Kjo larje e mekateve me uje eshte shume e ngjashme me pagezimin e krishter. Pas larjes ndizen qirinje per Allahun, Muhametin, Aliun dhe 12 Imamet. Pas kesaj happen dyert dhe per jo besimtaret Bektashinj.
Pas ceremoniese se pranimit eshte nje sherbese tjeter qe eshte e njgashme me ate te kungimit ne kishen orthodokse (buke dhe vere- trupi dhe gjaku I Krishtit). Babi I teqese ka nje kupe me vere dhe e drejton drejt qiellit duke u lutur me ze te ulet. Pi I pari nga kjo kupe dhe pastaj te gjithe antaret e sektit me rradhe nga e njejta kupe. Ndryshe ne myslimanet Sunni, bektashinjte pine alkool por njesoj si ata nuk hane mish deri.
Ka gjithashtu tradita te tjera te vogla qe jane njesoj si ato orthodokset, psh lyerja e veseve te kuqe per Sulltan Novruz eshte e njgashme me vezet e Pashkeve ne kishen Orthodokse. Veza ne te dyja besimet simbolizon jeten. Bektashinjte ndezin qirinjte ne vende te shenjte ku prehen dervishet qe kane ndruar jete, dhe kjo eshte e njgashme me ndezjen e qirinjve ne kishen orthdokse dhe neper vendet e shenjtoreve orthodoks.
Sot ka rreth 10 milion bektashinj ne bote dhe qendra e tyre eshte ne Shqiperi. Shpesh here Bektashismi eshte pare se nje ure mardheniesh midis Islamit dhe Krishterimit.


Dy fjale per bektashizmin Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Re: Dy fjale per bektashizmin

prej Mon 5 Mar 2012 - 23:49
Duke qene qe Naim Frasheri ishte sekt i bektashizmit: Pse ka shenuar vepren Qerbelaja duke i paraqitur shiitet dhe sunite ku thuhet qe shiitet i paraqet si engjuj ndersa sunitet si djaj,kam lexuar vepren kam bere spejgim por akoma nuk mund t'a kuptoj se ciles i perkas kur une vetem e di qe jam muslimane asgje me shume..



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi