Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kur mendja s’mendon! Empty Kur mendja s’mendon!

Sun 14 Oct 2012 - 21:08
“Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” – Kur’an, 39:9

Shkruan: Avni Tafili


Po, mendjet e ndritura duhet të interpretohen. Fjalët e tyre janë thesar! Mund të zgjidhin çështjesh, që për shumë të tjerë mund të jenë të panjohura dhe të pazgjidhshme. Por, megjithatë, kur mendja e njeriut që i interpreton, nuk i mendon, atëherë edhe mendjet e ndritura e fjalët e tyre mund të mos kuptohen drejtë.

Njerëz që s’mendojnë. Zakonisht ata që mbyllen në vetvete, që lexojnë pak e sipërfaqësisht, ndërsa logjikës drynin ia vejnë. E më tepër ata që s’veprojnë, merren me dy fjalë: tha e thuhet. Ky një ves i njerëzve me mendje e zemra që koten. Kush mendon, të paktën thotë, unë mendoj a them. E sidomos ata që më pak flasin, e më shumë veprojnë, rrallëherë rrëfejnë se ç’thonë të tjerët, e ç’thuhet për të tjerë a për diçka.

Këta njerëz njihen që në shikim të parë. Flasin shumë dhe e teprojnë, qeshin dhe e teprojnë, e çdo herë kur diçka seriozisht bisedohet, ndërhyjnë dhe e ndryshojnë temën. Nuk mund të qëndrojnë brenda temës. E kalojnë bisedën sa prej një kodre në kodër tjetër. Sepse këta nuk përqendrohen me mendjen e tyre, por në atë që të tjerët “thanë” dhe në atë që për të tjerë a diçka “thuhet”.

Gjuha është krijuar për të folur, për të shprehur, për të interpretuar. Kur fjala që thuhet, është fjalë që meditim a studim kërkon, apo është fjalë e paprekshme, siç është fjala e Zotit dhe të Dërguarit të Tij, s’do mend, se gjuhët duhet madje të thonë: tha e thuhet. Por, për njerëz që kanë gjuhë e mendje, të thonë se ç’thotë gjuha dhe mendja e të tjerëve, pa e thënë atë që thotë mendja e tij, është diçka që duhet riparuar.

Zoti nuk i krijoi njerëzit të mendojnë për njerëz të tjerë. Secilin njeri e pajisi me intelekt që të mendojë i pavarur nga tjetri. Dëshmi kemi mënyrën sesi Kur’ani i komunikon njeriut. Aty kur njerëzit thërriten që të mendojnë, thërriten të gjithë, një nga një, e jo vetëm një grup i veçantë i njerëzve. Gjithsesi, të veçantët mund të jenë njerëzit që mendjen e shfrytëzojnë!

Është bërë parim: një të mendojë në njëqind vetë. Nëntëdhjetë e nëntë merren me thashetheme, ndërsa një merret me trurin e vet. Mendjesh që vetëm inçizojnë, e gjuhë që imitojnë. As të afta për të menduar e as për t’u shprehur të pavarura. Këta janë ata njerëz që vërtetë kacafyten: jo për mendimet e tyre, por mes vete për mendimet e të tjerëve.

Fjala është e gjykuar që kur interpretohet prej një gjuhe në tjetrën, të ndryshojë, veçse fjala që Zoti ka përcaktuar të mos pësojë ndryshim! Njerëzit që flasin me fjalë të njerëzve tjerë, që fjalët e tyre nuk janë të siguruara nga ndryshimi, bëjnë që ato fjalë të shndërrohen në thashetheme që nxisin keqkuptime dhe hutime.
Ata njerëz që kanë prirje që tërë kohën të merren me thashetheme, tha e thuhet, harrojnë vetveten. Këta njerëz janë të qortuar. Dinë vetëm të flasin, e s’ia kanë idenë të veprojnë. Ka prej njerëzve që thonë: besoj, jam i bindur, jam i pastër, jam i drejtë, jam rregullues, jam përmirësues! Por shumë prej tyre “që thonë” janë të kundërtit.

Po, mendjet e ndritura duhet të interpretohen. Fjalët e tyre janë thesar! Mund të zgjidhin çështjesh, që për shumë të tjerë mund të jenë të panjohura dhe të pazgjidhshme. Por, megjithatë, kur mendja e njeriut që i interpreton, nuk i mendon, atëherë edhe mendjet e ndritura e fjalët e tyre mund të mos kuptohen drejtë, apo me fjalë të tjera, të mos zgjidhin asgjë, e të mbesin thjesht fjalë që përgojohen e nuk jetësohen.

Njerëzit që interpretojnë pa menduar, janë pikërisht ata njerëz që shumë flasin, e pak veprojnë. Pasi, kur diçka nuk mendohet, është e vështirë të mishërohet në qenien e njeriut. Është dukuri mbresëlënëse, sesi këta njerëz megjithëse trurin e tyre e kanë vënë në pauzë, bëhen kokëfortë dhe të ngurtë në atë që thotë se është thënë a thuhet. Kapen fortë për mendimet e tjerëve, e kur dikush ua thotë ndonjë mendim tjetër, pa hezitim e përjashtojnë. Madje, aq larg mund të shkojë ky përjashtim, saqë edhe ndillet urrejtje.

Jo, njerëzit gabojnë, përveç ata që Allahu i Madhëruar i ka ruajtur nga rënia në gabimet e rëndomta njerëzore. E të tjerët, duhet të merren thjesht mendime të lira e të pavarura. Po qoftë edhe mendim që të pëlqen, e ty të duket ideal dhe i paprekshëm nga gabueshmëria, prapë dije se, për dikë tjetër ai mendim duket i papërshtatshëm, mos të them mund t’i duket edhe mendim i gabuar. Kur njerëzit e kuptojnë këtë, arrijnë të shkëmbejnë në paqe mendimet dhe përvojat e njëri-tjetrit e të ndikojnë e të ndikohen për më të mirën.

Mund të anojë njeriu në diçka që e ndjen si të drejtë, por të mos kalohet në ekstremitet, e ngushtësi, pasi, ashtu siç janë shijet e njerëzve të llojllojshme, ashtu janë edhe mendimet dhe perceptimet e tyre. Një fakt që pak a shumë nuk mund të mohohet: kur njeriu interpreton pa menduar, është më shumë emocional e më pak racional. E animi emocional e bën mendjen të mos mendojë.

Vetëm e vërteta e vërtetë është diçka që duhet pranuar dhe pasuar, e ajo është fjala e Allahut të Madhëruar, Kur’ani, dhe trashëgimia e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit salAllahu alejhi ve selem. Por edhe Fjala e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij për t’u pasuar, kërkohet të meditohet, që pasimi të jetë ndershmërisht dhe i drejtë, ashtu siç ishte i gjeneratës së parë, Sahabëve radijAllahu anhum!
Allahu e di më së miri!

Allahu na i ndriçoftë mendjet tona, e na bëftë prej atyre që vazhdimisht thonë: O Zoti im, më shto dituri!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi