- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Islamofobia Kosovare Zbret në Rrugë!!!!??
Mon 15 Oct 2012 - 16:39
Lexojmë në gazetën Express se në qytetin e Ferizajt në Kosovë, janë shfaqur graffiti kundra myslimanëve ashtu si dhe kundra kryeministrit Thaci:
Burime policore kanë thënë se grafitet ishin shkruar në dy objektet publike, dy në objektin hekurudhor me përmbajtje “O Hashim turku, Avni Rrustemi ka plumba edhe për ty” dhe tjetri ” Poshtë xhamia e re”, ndërsa në murin e Gjykatës komunale grafiti me slloganin “Luftë Vahabistave Prokurori”.
Sigurisht që është për tu përshendetur fakti se policia ka deklaruar se po e trajton si akt kriminal që bie ndesh me ligjet e vendit. Duhet tërhequr vëmendje, sidoqoftë, se kjo retorikë anti-myslimane e anti-turke, ashtu si dhe shpërdorimi politik i kësaj retorike duket se ka zbritur në grafititë e mureve nga gjuha e gazetave dhe deklarimet e politikanëve – nga presidentja e duke zbritur poshtë në hierarkinë shtetrore e mediatike kosovare.
Duhet përshëndetur një zë i rrallë kthjelltësie parë në artikullin e zv. Ministrit të Jashtëm, z. Petrit Selimi, që shkruante në gazetën Express se:
…ata që kundërshtojnë lidhjet e Kosovës me Turqinë por edhe me shtetet e Gjirit, si dhe vizitat e KM Thaçit, duke pretenduar në “okupimin pesë-shekullor mysliman”, përqafojnë teza ekstreme dhe të papranueshme. Kosova nuk ka qenë e “okupuar” 500 vjet dhe Turqia e sotshme nuk është Turqia e Sulejmanit të seriave televizive. Turqia e sotme është mike e jashtëzakonshme e popullit të Kosovës, përkrahëse fundamentalisht e rëndësishme e proceseve politike, diplomatike dhe ekonomike. Nga Turqia mund të mësojmë edhe se si shteti, edhepse sekular, ka menaxhuar dhe rezistuar ekstremizimin e diskursit fetar. Shqiptarët që kanë dhënë me dhjetëra vezirë, që kanë qenë pjesë esenciale e Perandorisë Osmane dhe ushtrisë së kësaj perandorie, shqiptarët që kanë dhënë pashallarë e mbretër prej Egjiptit e deri në Liban, nuk kanë se pse të ju vjen turp për kontributin që kanë dhënë në këtë Perandori. Si është e mundur se ne sot e kësaj dite nuk kemi një monografi për mijëra shqiptarë e kosovarë që kanë jetuar, punuar në Stamboll me shekuj të tërë? Turqia është partner strategjik i Kosovës dhe turqit përkundër episodeve historike të dhembjes emocionale (e fundit ka qenë dëbimi i shqiptarëve në vitet e 1950′ta) sot kanë marrëdhënie vëllazërore me Turqinë. Është poashtu interes nacional i Kosovës të mban lidhjet e forta me shtetet e Gjirit Persik.
Politika kosovare duhet të marë përgjegjsinë për retorikën e urrejtjes anti-turke dhe islamofobisë. Këto graffiti nuk janë gjë tjetër vetëm se gjuha që ka vite që gatuhet nga politikanë e mediat mainstream të Kosovës dhe nuk mund të jenë vetëm se të dëmshme për Kosovën.
Re: Islamofobia Kosovare Zbret në Rrugë!!!!??
Mon 15 Oct 2012 - 17:17
Politika kosovare duhet të marë përgjegjsinë për retorikën e urrejtjes anti-turke dhe islamofobisë.
Eshte qesharake kjo,te marre masa thote per urrejtjen anti-Turke...oo mortja juve qe su shuan....per ne kush do marr masa qe po lejojme te percahemi,te humbim kulturen,gjuhen,e kombesine e vendit..!!!
ZOT JEP MEND ATY KU SKA!!
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Islamofobia Kosovare Zbret në Rrugë!!!!??
Mon 15 Oct 2012 - 17:19
ZOT JEP MEND ATY KU SKA!![/quote]
Amin O Zot Pranoje
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi