- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Islamokracia dhe islamofobia
Sat 12 Oct 2013 - 18:54
Shkruan: Milazim KRASNIQI, Prishtinë
Në Kosovën e pasluftës dhe veçmas në Kosovën e pavarur (2008 e këndej), feja është bërë tema më e keqkuptuar (për shkak të naivitetit të shumë njerëzve) dhe më e keqinterpretuar (për shkak të keqdashjes së shumë të tjerëve.) Disa nga debatet më idiote që janë zhvilluar ndonjëherë në këtë vend, kanë pasur të bëjnë veçmas me fenë islame, përkatësisht me “rrezikun islamik”, i cili prej injorantëve është shndërruar në një gogol, me të cilin ata trembin veten e tyre. Këto debate idiote kanë prodhuar “njohës” të çështjeve fetare, që në të vërtetë janë batakçinj, që nuk kanë as formimin elementar fetar e as intelektual, ndërsa kanë marrë përsipër të interpretojnë çështjet fetare dhe të propozojnë, me një lehtësi tipike që buron nga formimi stalinist, masa represive ndaj muslimanëve e masa restriktive ndaj fesë islame, në një vend ku është në funksion e në zhvillim të sforcuar demokracia liberale, ndërsa në censusin e vitit 2012 mbi 95 për qind e popullsisë janë deklaruar muslimanë!
Opinionet e lexuesve, që zakonisht shoqërojnë me shumicë këso debatesh e tekstesh dhe që sipas gjasash janë të dirigjuara nga qendra të caktuara, përbëhen nga fyerjet më barbare ndaj fesë islame e ndaj ndjenjave të besimtarëve muslimanë. Egërsi të tillë të fyerjeve nuk bën vaki të hasen për asnjë fushë tjetër të debatit, që do të thotë se islamofobia është në tensione të larta në këtë vend dhe që ajo sponsorizohet nga qarqe të ndryshme. Nuk dihet saktësisht se a janë po ato qendra që e sforcojnë demokracinë liberale apo janë ato që janë kundër saj. Por, basti më shumë bie në të parat, pra që sponsorizuesit e demokracisë liberale janë porositësit/urdhërdhënësit e restriktioneve ndaj lirive fetare. Kjo gjë paraqet një absurd të llojit të vet, sepse të stimulosh demokracinë liberale dhe në të njëjtën kohë të cenosh të drejtat elementare fetare të shumicës absolute të popullsisë, është një situatë shumë absurde dhe që, në instancë të fundit, e kërcënon edhe vetë demokracinë.
Kosova si shtet fetar ortodoks!
Askush nuk e di saktësisht se si shpërtheu gjithë kjo islamofobi në Kosovë, veçmas pas pavarësimit të vendit, kur shpresohej se të gjithë banorët e saj do të gjenin mirëkuptimin dhe paqen e nevojshme, pas vuajtjeve të jashtëzakonshme nën pushtimin sermomadh. Por, ai mirëkuptim dhe ajo paqe nuk janë arritur ende dhe as që shihen kund në horizont, as në rrethanat e avancimit të demokracisë liberale.
Shpërthimi i islamofobisë menjëherë pas pavarësimit të vendit ishte si shpërthimi i një abscesi që ka mbledhur qelb për një kohë të gjatë dhe që ka akumuluar një virulencë të lartë. Ka disa supozime lidhur me shkaqet që sollën këtë virulencë e të cilat e kanë brenda vetes farën e rezonit logjik. E para ka të bëjë me bisedimet e Vjenës dhe me mënyrën se si i dizajnua shteti i ri nga aktorët ndërkombëtar, të cilët duke e propozuar që Kosova të bëhej e pavarur, e futën brenda një mbikëqyrjeje afatgjatë ndërkombëtare, ushtarake dhe civile në të njëjtën kohë! Pra, formuan njëfarë kreature kuazi shtetërore, e cila më parë do të mund të quhej Ahtisaristan sesa Kosovë. Në bisedimet e Vjenës, përkatësisht me Planin Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit, Ahtisaristani (Kosova) u konceptua si shtet fetar, me fenë ortodokse serbe si fe shtetërore ose, më saktë, me Kishën Ortodokse Serbe si shtet brenda shtetit. Krijimi i zonave të mbrojtura të kishave dhe manastireve serbe, dhënia e lehtësirave doganore për këtë kishë dhe një numër i madh i koncesioneve të bëra nga shteti i ri, e ka bërë Kishën Ortodokse Serbe që të jetë tërësisht jashtë juridiksionit të Kosovës. Në këto koncesione bie edhe lejimi i mësim-besimit në shkollat në gjuhën serbe, përderisa është në fuqi ndalimi i mësim-besimit në shkollat në gjuhën shqipe!
Për të evituar çfarëdo kërkese të Bashkësisë Islame të Kosovës për një status më të avancuar në kuadër të shtetit të ri dhe për më shumë liri e të drejta të muslimanëve në këtë shtet, është orkestruar presioni mbi muslimanët, që të minimizohen kërkesat e tyre dhe bile që të mos realizohen as kërkesat minimale. Kështu, nga presioni i madh dhe permanent, është dashur të harrohej statusi i privilegjuar i Kishës Ortodokse Serbe dhe i bashkësisë ortodokse në Kosovë, gjë që tashmë edhe ka ndodhur. Kisha që fton besimtarët e vet për hakmarrje (parulla e famshme “Osvetiti Kosovo!”) bën çfarë të dojë, madje u uzurpon edhe pronat fshatarëve, por as shteti e as qytetarët nuk guxojnë të bëjnë as edhe një deklaratë tamam.
Nga ana tjetër, edhe Kisha Katolike i ka realizuar disa favore për veten e saj, gjë që po ashtu është parë si diçka “e vetëkuptueshme” në një shtet kukull, ku nuk vendos vullneti i shumicës së popullsisë. Mirëpo, nuk duhet të shmanget nga vëmendja fakti që edhe Kisha Katolike administrohet direkt nga një shtet tjetër, nga Vatikani, prandaj as ajo nuk varet nga humori i institucioneve shtetërore të Kosovës. Meqë katolicizmi nga ana e kuaziintelektualëve islamofobë është patentuar si “tharmi i shqiptarizmit”, kjo ka bërë që kjo kishë të marrë njëfarë statusi të privilegjuar edhe në sytë e institucioneve të shtetit të ri, gjë që e dëshmon më së miri ndërtimi i katedrales në qendër të Prishtinës dhe uzurpimi prej saj edhe i një pjese të territorit, bile pa ua varur fare vendimeve të komunës së Prishtinës. Pra, realisht, vetëm Bashkësia Islame e Kosovës dhe fatet e muslimanëve varen nga ligjet e shtetit të ri, prandaj ndaj tyre edhe janë aplikuar masat restriktive të këtij shteti, i cili vetë është i mbikëqyrur nga të tjerët!.
Aktorët që provokojnë tjetërsimin e muslimanëve
E dyta, adresa e aktorëve që ushtrojnë presionin mbi muslimanët në Kosovë, duket si enigmë, meqë luhet si me top të pingpongut ndërmjet institucioneve vendase dhe atyre ndërkombëtare. Kur institucioneve të vendit u duhet t’i fshehin veprimet e veta islamofobike, lëshojnë fjalë se këto masa po i kërkuakan “miqtë tanë”, kryesisht amerikanë. Dhe, ashtu e fshehin dorën e vet, edhe nëse me të e kanë hedhur gurin. E treta, segmente me ndikim të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, duket se ushtrojnë vërtet presion mbi institucionet e vendit për të mbajtur nën presion fenë islame nga paranoja që kanë se gjoja liria më e madhe e besimtarëve muslimanë mund të prodhojë ekstremizëm. Në një rast të tillë ata konsumojnë përvoja nga vende e kultura të tjera, kryesisht të Azisë e të Afrikës, por që realisht nuk kanë asnjë bazë në zhvillimet në vendin tonë. E katërta, vetë organizimi dhe funksionimi i Bashkësisë Islame të Kosovës nuk ka krijuar kapacitetet e nevojshme që të shihet e të pranohet si partner i besueshëm nga ana e institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare. Modeli i organizimit të saj vazhdon të jetë ai që ka qenë edhe në ish Jugosllavinë komuniste dhe në kohën e okupimit të vendit, pa aplikuar asnjë reformë në rrethanat e reja të lirisë së tij. Edhe zhvillimet e fundit në këtë bashkësi, lidhur me ndërrimin e termave të dokumentit bazë të organizimit, për ta çimentuar mosndryshimin, janë një zhvillim që e rrit dyshimin dhe mosbesimin në qëllimet e krerëve të saj. Prandaj, në këtë sfond të muzgët, ku statusi i privilegjuar i ortodoksëve serbë duhet të maskohet, i katolikëve të afirmohet si “patriotik”, ndërsa organizimi i institucionit përfaqësues të muslimanëve është shndërruar në një front të luftës për pushtet, ku përdoren edhe elementë ekstremistë, liritë dhe të drejtat fetare të shumicës së besimtarëve duken potencialisht të cenuara. Në këtë ambient psikologjikisht represiv është lansuar ideja se kjo shkallë e lirive dhe e të drejtave fetare që i gëzojnë muslimanët në këtë shtet është dhuratë nga zemërgjerësia e jomuslimanëve, e nuk janë ato liri dhe të drejta që atyre u takojnë në mënyrë të patjetërsueshme nga kushtetuta e vendit dhe ligjet e tjera të këtij shteti. Kjo është mënyra e menduar nga strategët islamofobë, për ta imponuar tjetërsimin e muslimanëve, për t’ua imponuar kompleksin e inferioritetit dhe prej andej për ta hapur ndonjë kapitull të ri të konvertimit të tyre.
“Islami politik”- një sfidë e panevojshme
Injorimi institucional i statusit dhe i nevojave të shumicës së besimtarëve, në këtë rast të besimtarëve muslimanë, pati filluar të prodhojë frustrimet e para lidhur me ndërtimin e Katedrales në oborrin e gjimnazit “Xhevdet Doda”, por u bë më dramatik për shkak të mosdhënies së një trualli për një xhami në qendër të kryeqytetit, si dhe lidhur me bartjen e shamisë nga nxënëset në shkollat e mesme. Protestat për shaminë dhe për truallin e xhamisë, hodhën edhe farën për daljen në skenë të të ashtuquajturit “islam politik”. Kësisoj, injorimi i disa kërkesave elementare të besimtarëve, prodhoi një konflikt nga i cili tashmë ka lindur edhe ideja e përdorimit të fesë islame në terrenin politik. Po të ishin zgjidhur me kohë e në partneritet më Bashkësinë Islame të Kosovës çështja e shamisë, e edukimit fetar në shkollat publike dhe e truallit të xhamisë së re të Prishtinës, në vendin tonë nuk do të kishte kurrfarë agjende për të ashtuquajturin “islam politik”. Por, tashmë ai ka lindur, sigurisht edhe falë ambicieve politike e pushtetore të personave të caktuar, por që ato ambicie i kanë legjitimuar në sytë e një pjese të publikut, duke u mbështetur në injorimin që u është bërë kërkesave elementare dhe minimale të besimtarëve muslimanë në këtë vend. Tash jemi në këtë pikë, ku do të testohet edhe energjia e të ashtuquajturit islam politik. Ka qenë e panevojshme dhe është e padobishme gjithë kjo sfidë!
Mund të jetë krejt e parëndësishme se çfarë mendoj unë për këtë punë, por gjej rastin të konfirmoj se personalisht jam kundër përdorimit të fesë islame në sferën partiake, pra, jam kundër të ashtuquajturit “islam politik.” (Arsyet besimore dhe teorike të këtij qëndrimi shpresoj t’i eksplikoj në ndonjë rast tjetër.) Por, këtu dëshiroj të bëj një shpjegim të shpejtë lidhur me keqpërdorimin e këtyre zhvillimeve nga injorantët e shumtë, të cilët këto zhvillime i paraqesin, qoftë nga naiviteti ose nga keqdashja, si zhvillime të vetë fesë islame. Ndërsa, e vërteta është se këto zhvillime, që nga lojërat me truallin e xhamisë së re, bartja e shamisë nga vajzat adoleshente në shkolla e deri te formimi i partive me cilësimin “islame”, nuk kanë të bëjnë esencialisht me vetë fenë islame. Këto janë lojëra dhe politika të subjekteve konkrete, të njerëzve konkretë (qoftë të atyre të veshur me pelerina e çallma, qoftë të atyre me kollare), që fenë e përdorin për arritjen e qëllimeve të veta profesionale, materiale ose edhe politike. Disa politikanë duan të ngrenë profilin e tyre të varfër moral, intelektual e politik duke sulmuar aspekte të jetës fetare islame. Ndërsa, disa hoxhallarë po ashtu duan ta ngrenë profilin e vet modest intelektual e politik, duke e luajtur rolin e viktimës ose duke u kërcënuar se do të bëjnë hatanë me të ashtuquajturin “islami politik”. Këtyre u bashkohet me një iso banale edhe një grup i të vetëquajturve analistë, që po ashtu duan të fitojnë pikë politike ose grante nga angazhimi i tyre kundër “gogolit islamik”.
Çka është esenciale në mësimet e fesë islame?
Shtrohet pyetja më e thjeshtë në botë: çka në të vërtetë mbrojnë këta hoxhallarë “trima” dhe çka sulmojnë këtë politikanë e analistë po ashtu “trima”? Nga sa unë kuptoj, të parët mbrojnë interesat e veta materiale, vendet e punës, duke përfshirë këtu edhe të ardhurat që i marrin nga këndimi i mevludeve, nga përgatitja e xhenazeve, nga kelimet dhe nga aktivitetet komerciale me kaseta, me disketa e me plasime në FB e në youtube. Brenda këtij spektri të angazhimeve bien edhe lokacionet për xhami (ndodhë që i nisin pa leje ose rrënojnë edhe objekte të trashëgimisë kulturore) për të ngritur xhami “me dugaja”! Dhe, flasin me zë të lartë se si ata janë mbrojtës të fesë islame, se si janë mbrojtës të paepur të lirive të muslimanëve në këtë vend. Por, ata i mbrojnë ato liri, të cilat realisht nuk janë të cenuara fare. Të cenuara realisht dhe tragjikisht në këtë vend nuk janë adetet që paketohen si “fe islame”. Bëj sa të duash mevlude e kelime dhe askush në këtë vend ato nuk i ndalon. Por, në këtë vend janë të cenuara e të rrezikuara seriozisht vlerat themelore të njeriut, të cilat mund t’i mbrojë feja islame. Është i cenuar e shumëkund edhe i rrënuar morali. Po rrënohen vlerat e familjes, nuk ka drejtësi shoqërore, njerëzit e kanë humbur paqen shpirtërore, e kanë humbur shpresën, nuk arrijnë ta kuptojnë ndërlidhninë e kësaj jete me jetën tjetër (për shkak të diskontinuitetit të mësimeve të mirëfillta islame që nga pushtimi sllavë i fillimshekullit e veçmas nga periudha e sundimit komunist.) Me një fjalë, mungojnë mësimet e vërteta, me stil e me metoda moderne të prezantimit, për fenë islame si fe e shpëtimit të njeriut nga vuajtja në këtë botë dhe në botën tjetër, si fe e lartësimit moral dhe si fe e paqes. Mungon mësimi esencial që feja islame është fe universale, që integron brenda vetes edhe judaizmin e krishterimin (si shpallja e fundit që është), se këto tri fe e kanë të njëjtin burim, për çka quhen fe abrahamike dhe se e ardhmja është në përafrim, bashkëpunim, mirëkuptim e paqe universale. Mungon mësimi esencial që do t’ua shpjegonte njerëzve të këtij vendi se feja islame nuk ka të bëjë asgjë me terrorizmin, me ekstremizmin ose me çfarëdo forme të intolerancës dhe të dhunës. Zoti ka shpallur qartë në Kur’an se në fe nuk ka dhunë. Kjo është një aksiomë që do të duhej t’u mësohej edhe fëmijëve. Mungon mësimi i vërtetë i fesë islame, në kontekstin tonë kohor, të shekullit XXI dhe të kontekstit gjeografik në zemër të Evropës. Mungon mësimi esencial që feja islame ia ofron besimtarit mundësinë e çlirimit nga frika, për faktin se ai është nën mbrojtjen e Krijuesit të vet. Pra, mungon mësimi aq i nevojshëm islam sipas të cilit feja nuk e mban besimtarin në ankth permanent, në frikë permanente, por e mban me stabilitet e shpresë permanente. Njeriu i kohës sonë ka nevojë për këto mësime e udhëzime.
Lartësimi moral, paqja shpirtërore dhe shpëtimi i njeriut
Ndërkaq, interpretimet e bazuara në dije të tejkaluara, në konkludime të dijetarëve të para shumë shekujve, të sjella nga zona që përjetojnë dekadencë të gjatë kulturore, si Jemeni, Sudani, Arabia Saudite, Egjipti ose cilido vend tjetër arab, krijojnë huti, prodhojnë frustrime e potencialisht edhe konflikte, fillimisht brenda vetë komunitetit musliman. Por, hierarkët e institucioneve fetare rrezikun nga dija e tejkaluar dhe që vjen nga vende kulturalisht të prapambetura, nuk e vërejnë, sepse formimi i shumicës prej tyre është i kufizuar.
Përderisa të parët, në fakt shumica e hoxhallarëve, mbrojnë interesat e veta të profesionit e të punës, atakuesit ndaj fesë islame, një dorë politikanësh e një dorë analistësh dhe një mizëri “opinionistësh të portaleve”, sulmojnë këto veprime e bëma, por duke mos pasur njohuri të duhura, i identifikojnë me fenë islame. Vërtet, duhet të jetë njeriu fort injorant, nëse një veprim të një hoxhe ose, nëse doni, edhe të një bashkësie fetare të tërë, e paraqet si “fe islame”. Sjelljet dhe veprimet e njerëzve, pra edhe të njerëzve të fesë, janë vepër e vetë atyre, e jo element i Shpalljes Hyjnore (edhe nëse ata duan të maskojnë si të tillë, gjë që e bëjnë shpesh). Por, Shpallja Hyjnore, fjala e Zotit, mbetet përjetësisht e pacenuar nga veprimet njerëzve, kushdo qofshin ata. Fjala vjen, kur terroristët ulërijnë “Allahu ekber!” (Allahu është i madh!), ata e keqpërdorin një formulë besimi, lutjeje, meditimi, ndërsa vetë formula mbetet e pacenuar nga krimi i tyre, ajo mbetet e pastër, mbetet gjithmonë një thirrje e besimit dhe e meditimit të besimtarit paqësor. Ulërima e askujt që bën krim nuk mund të fshihet pas kësaj formule ose të amnistohet prej saj dhe të asnjë tjetre.
Për këtë arsye, politikanë, analistë e opinionistë islamofobë do të bënin mirë të çliroheshin nga ankthi se feja islame paraqet rrezik për stabilitetin e shoqërisë. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Nëse ndodhin probleme, trazira, ose çka do qoftë, ato mund të jenë vepra të njerëzve që duan ta përdorin fenë për qëllimet e veta materiale, politike ose çfarëdo qofshin ato. Por, feja islame si Shpallje Hyjnore nuk do të ketë të bëjë aspak me ta. Ajo do të vazhdojë të ofrojë shpresë, siguri e paqe për njeriun në këtë botë dhe shpëtim për botën tjetër. Lartësimi moral, paqja shpirtërore dhe shpëtimi i njeriut, janë produktet e vërteta të fesë islame. Njerëzit duhet të rikthehen në këto mësime e të gjejnë në to kuptimin e jetës së vet. Duhet të rikthehen vetë e të mos presin se dikush me çallmë në kokë t’ua tregojë rrugën, meqë secili individ është përgjegjës për veten e vet. Por, as nuk duhet të stepen nga ebulehebët e sotëm, që duan t’u vënë ferra në rrugë.
Ndërsa, shumësia e individëve – besimtarëve të ndriçuar nga besimi esencial, pra, të shkëputur nga adetet që shiten si “fe islame” dhe nga lojërat politikaneske që paketohen si “mbrojtje nga gogoli islamik” – do të çarmatosnin edhe islamokratët e edhe islamofobët. Nëse nuk ndodhë kjo përtëritje, që na distancon nga klerokracia dhe nga islamofobia, ekziston rreziku që islamokratët dhe islamofobët të luftojnë kundër njëri-tjetrit deri në muslimanin e fundit të këtij vendi. Ky edhe mund të jetë objektivi i strategëve të vërtetë të islamofobisë. Për fatkeqësinë e tyre e për fatin e mirë tonin e të njerëzimit mbarë, ky objektiv është i parealizueshëm, as në Kosovë e as në botë. Por, dëmet mund të jenë të konsiderueshme, nëse, pra, nuk kuptohet me kohë dhe drejt hileja e hileqarëve, që luajnë lojën me hile në të dyja anët. Kosova pas vitit 1999 e, veçmas pas vitit 2008, kur u bë e pavarur (ndonëse mbeti e mbikëqyrur, ndoshta pikërisht për këtë shkak), është poligon i kësaj loje. Na pëlqen a s’na pëlqen, kështu del rezultati. Pikë muhabeti.

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Sat 12 Oct 2013 - 19:05
O ju................ e dime qe arma juaj eshte "islamofobia" por mos na perrallisni shume se kemi 500 vjet qe s'u tremb syri i shqiptarit prej harramit tuaj, cfare keni qe e zgjasni?!
kujdes i nderuar nese ke per te than dicka thuaje emos ofendoni
kujdes i nderuar nese ke per te than dicka thuaje emos ofendoni
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Sat 12 Oct 2013 - 21:52
JU inderuar edhe pse nuk meritoni me ju than inderuar, as qe ekeni lexuar, por vec po ofendon vetem se kur te sheh dicka qe shenon ( ISLAM) me vjen keq per injorancen tuaj .. nji keshill modeste lexoni qe mos te vdisni injorant..Luan_Valikardi shkruajti:O ju................ e dime qe arma juaj eshte "islamofobia" por mos na perrallisni shume se kemi 500 vjet qe s'u tremb syri i shqiptarit prej harramit tuaj, cfare keni qe e zgjasni?!
kujdes i nderuar nese ke per te than dicka thuaje emos ofendoni
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Sat 12 Oct 2013 - 23:46
Princo shkruajti:JU inderuar edhe pse nuk meritoni me ju than inderuar, as qe ekeni lexuar, por vec po ofendon vetem se kur te sheh dicka qe shenon ( ISLAM) me vjen keq per injorancen tuaj .. nji keshill modeste lexoni qe mos te vdisni injorant..Luan_Valikardi shkruajti:O ju................ e dime qe arma juaj eshte "islamofobia" por mos na perrallisni shume se kemi 500 vjet qe s'u tremb syri i shqiptarit prej harramit tuaj, cfare keni qe e zgjasni?!
kujdes i nderuar nese ke per te than dicka thuaje emos ofendoni
Nuk ja ke idene per respektin qe tregoj ndaj fese Islame sepse ju nuk njihni me teje se hunda juaj...
http://www.engjujtshqiptare.com/t37919-gjendja-aktuale-fetare-shqiptare#636576
Se pari, meso SHQIP qe te dishe per Zotin tend...
Se dyti, i nderuar apo jo i di shume mire kerkesat turke "Shqiperia krahine e Turqise" gje qe verteton vetem vazhdimesine e armiqesise se saj aq me teper kur nuk pranon sundimin qe ka kryer...
Se treti, nje gje eshte e sigurt se do vdes SHQIPTAR dhe jo sic mendoni ju...
- W0rldV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 570
Hobi : Muzika,leximi&stervitja
Vendndodhja : In Your Dreams!
Anetaresuar : 14/04/2013
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Sun 13 Oct 2013 - 9:42
Per mua do ngelet ajo shprehja e famshme...
Feja e Shqiptarit,eshte Shqiptari'a !
Feja e Shqiptarit,eshte Shqiptari'a !
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Sun 13 Oct 2013 - 17:39
-kjo eshte genjeshter dhe mashtrim nuk ka "fe shqiptare"...Emiljano shkruajti:Per mua do ngelet ajo shprehja e famshme...
Feja e Shqiptarit,eshte Shqiptari'a !
Sai per ket temes sigurisht se e njihni autorin.. nuk jan keto fjal te princo-s..
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Sun 13 Oct 2013 - 17:45
Me sa duket nuk e paske lexuar mire cka te them me siper qe te kuptosh cka eshte genjeshter e cka e vertete...Princo shkruajti:-kjo eshte genjeshter dhe mashtrim nuk ka "fe shqiptare"...Emiljano shkruajti:Per mua do ngelet ajo shprehja e famshme...
Feja e Shqiptarit,eshte Shqiptari'a !
Sai per ket temes sigurisht se e njihni autorin.. nuk jan keto fjal te princo-s..
Feja e Shqiptarit eshte ShqiptariaLuan_Valikardi shkruajti:Nuk ja ke idene per respektin qe tregoj ndaj fese Islame sepse ju nuk njihni me teje se hunda juaj...Princo shkruajti:JU inderuar edhe pse nuk meritoni me ju than inderuar, as qe ekeni lexuar, por vec po ofendon vetem se kur te sheh dicka qe shenon ( ISLAM) me vjen keq per injorancen tuaj .. nji keshill modeste lexoni qe mos te vdisni injorant..Luan_Valikardi shkruajti:O ju................ e dime qe arma juaj eshte "islamofobia" por mos na perrallisni shume se kemi 500 vjet qe s'u tremb syri i shqiptarit prej harramit tuaj, cfare keni qe e zgjasni?!
kujdes i nderuar nese ke per te than dicka thuaje emos ofendoni
http://www.engjujtshqiptare.com/t37919-gjendja-aktuale-fetare-shqiptare#636576
Se pari, meso SHQIP qe te dishe per Zotin tend...
Se dyti, i nderuar apo jo i di shume mire kerkesat turke "Shqiperia krahine e Turqise" gje qe verteton vetem vazhdimesine e armiqesise se saj aq me teper kur nuk pranon sundimin qe ka kryer...
Se treti, nje gje eshte e sigurt se do vdes SHQIPTAR dhe jo sic mendoni ju...
Fjala e Shqiptarit eshte fjala Shqipe
Besa e Shqiptarit eshte besimi Shqip
Kjo eshte feja e Shqiptarit i nderuar, Shqiptaria dhe jo turk-arabishtja qe perrallisni ju...
Studjoje mire Islamin se prej gjuhes Shqipe eshte thurrur...
Luan_Valikardi shkruajti:Nje nder cudite me te medha njerezore eshte NJERIU...
Vazhdimisht studijoj mbi gjuhen Shqipe dhe fjalet e saj dhe gjithmone dal i bindur per lashtesine dhe origjinen qe njeriu ka patur filluar prej saj, gjuhes Shqipe te ciles sot nuk i njihet kjo e vertete...
Te shumte jane shembujt ne te cilet shfaqet deformimi i gjuhes Shqipe...
Ne mundimin tim te zbuloj kuptimin dhe prjardhjen thurrese te fjales "Islam", shpjegimet e dhena tregonin se eshte feja perdrejt Zotit dhe se profetet e saj ishin Abraami, Noja, Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi...
Ndersa vete fjala ka lidhje me fjalen "Allah", por qe nuk shfaqej me qarte sqarimi i dhene...
Me beri cudi qenia renditese po e vertete te profeteve dhe ndarja e feve, kur mbi shpjegimin e fjales "Islam" qendron bindja e besimit ndaj Zotit, ndersa shume fe e kane kete drejtim...
Per me qarte i mbeshtetur mbi gjuhen Shqipe per te arritur kuptimin qe si gjithmone ai del i pagabuar, shume kohe kam kushtuar per te zberthyer prejardhjen thurrese te fjaleve "Islam", "Allah" dhe "Kuran"...
Fjala "Allah" qe ne shpjegimin e thjeshte kupton "Zotin", ne shprehjen arabe ajo perdoret si "Al i lah" po me te njejtin kuptim, por mbi bindjen e pamposhtur se gjuha Shqipe e ka krijuar njohurine qe njerezimi sot e trashegon ne shume menyra (gjuhe) te deformuara (shqipe), zbulohet me se SHQIP (FMORMIMI) i fjales "Allah"...
-ALLAH = AL I LAH = A I LA = Asht i La = At i La = Zot i La
Pra, fjala Shqip e thurrur Zot i Larte eshte deformuar ne fjalen Al i lah...
Fjala "Islam" qe ne shpjegimin e thjeshte shprehet mbeshteur mbi fjalen "Allah", i pergjigjet thurrjes se saj prej gjuhes Shqipe...
-ISLAM = IS LAM = ISH LAM = Esh i Lamt = Eshte i Larte = Zot i Larte...
Pra, fjala Shqip e thurrur Zot i Larte eshte deformuar po ashtu ne fjalen Islam...
Fjala "Kuran" qe ne shpjegimin e thjeshte kupton "Ligjeraten e Zotit", eshte po ashtu e thurrur nga gjuha Shqipe...
-KURAN = KERYN = Kryer = Qe eshte = Qartesim = Qortim = Sqarim = Shquarim = SHQUAR = SHQIP...
Atehere, pse te demtohet e verteta?!
Atehere, pse te demtohet gjuha Shqipe?!
Sepse dikush pajtohet me shume me profetin Jezus se sa me profetin Muhamed, apo e kunderta?!
Fjala "Fe" qe ne shpjegimin e thjeshte kupton tregimin ndaj besimit te thurrur, eshte plotesishte Shqipe...
-FE = FEJA = FEJALA = BEJA = BETIMI = BESIMI = BESA...
Atehere, cila eshte feja e shqiptarit dhe e mbare njerezimit?!
Gjuha Shqipe, e cila na drejton ta kuptojme Zotin...
Pra o Vellezer Shqipetare, t'i Nderojme njeri-tjetrit Krenarine e mbrojtur nga Lashtesia e me Zot, qe te mund te Cmohemi prej Zotit Shqip ashtu si Ai na krijoi...
(E.J.K)
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Sun 13 Oct 2013 - 17:52
-Nuk mund te debatoj dhe te komunikoj me nji person qe nuk din te flash dhe te shenoj dicka tjeter vetem se duke ofenduar duke shar dhe duke permend fjal te ndytura ndoshta (Feja juaj Shqiptare ) qe nuk ekzizton jua meson keshtu te folni..Luan_Valikardi shkruajti:Me sa duket nuk e paske lexuar mire cka te them me siper qe te kuptosh cka eshte genjeshter e cka e vertete...Princo shkruajti:-kjo eshte genjeshter dhe mashtrim nuk ka "fe shqiptare"...Emiljano shkruajti:Per mua do ngelet ajo shprehja e famshme...
Feja e Shqiptarit,eshte Shqiptari'a !
Sai per ket temes sigurisht se e njihni autorin.. nuk jan keto fjal te princo-s..Feja e Shqiptarit eshte ShqiptariaLuan_Valikardi shkruajti:Nuk ja ke idene per respektin qe tregoj ndaj fese Islame sepse ju nuk njihni me teje se hunda juaj...Princo shkruajti:JU inderuar edhe pse nuk meritoni me ju than inderuar, as qe ekeni lexuar, por vec po ofendon vetem se kur te sheh dicka qe shenon ( ISLAM) me vjen keq per injorancen tuaj .. nji keshill modeste lexoni qe mos te vdisni injorant..Luan_Valikardi shkruajti:O ju................ e dime qe arma juaj eshte "islamofobia" por mos na perrallisni shume se kemi 500 vjet qe s'u tremb syri i shqiptarit prej harramit tuaj, cfare keni qe e zgjasni?!
kujdes i nderuar nese ke per te than dicka thuaje emos ofendoni
http://www.engjujtshqiptare.com/t37919-gjendja-aktuale-fetare-shqiptare#636576
Se pari, meso SHQIP qe te dishe per Zotin tend...
Se dyti, i nderuar apo jo i di shume mire kerkesat turke "Shqiperia krahine e Turqise" gje qe verteton vetem vazhdimesine e armiqesise se saj aq me teper kur nuk pranon sundimin qe ka kryer...
Se treti, nje gje eshte e sigurt se do vdes SHQIPTAR dhe jo sic mendoni ju...
Fjala e Shqiptarit eshte fjala Shqipe
Besa e Shqiptarit eshte besimi Shqip
Kjo eshte feja e Shqiptarit i nderuar, Shqiptaria dhe jo turk-arabishtja qe perrallisni ju...
Studjoje mire Islamin se prej gjuhes Shqipe eshte thurrur...Luan_Valikardi shkruajti:Nje nder cudite me te medha njerezore eshte NJERIU...
Vazhdimisht studijoj mbi gjuhen Shqipe dhe fjalet e saj dhe gjithmone dal i bindur per lashtesine dhe origjinen qe njeriu ka patur filluar prej saj, gjuhes Shqipe te ciles sot nuk i njihet kjo e vertete...
Te shumte jane shembujt ne te cilet shfaqet deformimi i gjuhes Shqipe...
Ne mundimin tim te zbuloj kuptimin dhe prjardhjen thurrese te fjales "Islam", shpjegimet e dhena tregonin se eshte feja perdrejt Zotit dhe se profetet e saj ishin Abraami, Noja, Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi...
Ndersa vete fjala ka lidhje me fjalen "Allah", por qe nuk shfaqej me qarte sqarimi i dhene...
Me beri cudi qenia renditese po e vertete te profeteve dhe ndarja e feve, kur mbi shpjegimin e fjales "Islam" qendron bindja e besimit ndaj Zotit, ndersa shume fe e kane kete drejtim...
Per me qarte i mbeshtetur mbi gjuhen Shqipe per te arritur kuptimin qe si gjithmone ai del i pagabuar, shume kohe kam kushtuar per te zberthyer prejardhjen thurrese te fjaleve "Islam", "Allah" dhe "Kuran"...
Fjala "Allah" qe ne shpjegimin e thjeshte kupton "Zotin", ne shprehjen arabe ajo perdoret si "Al i lah" po me te njejtin kuptim, por mbi bindjen e pamposhtur se gjuha Shqipe e ka krijuar njohurine qe njerezimi sot e trashegon ne shume menyra (gjuhe) te deformuara (shqipe), zbulohet me se SHQIP (FMORMIMI) i fjales "Allah"...
-ALLAH = AL I LAH = A I LA = Asht i La = At i La = Zot i La
Pra, fjala Shqip e thurrur Zot i Larte eshte deformuar ne fjalen Al i lah...
Fjala "Islam" qe ne shpjegimin e thjeshte shprehet mbeshteur mbi fjalen "Allah", i pergjigjet thurrjes se saj prej gjuhes Shqipe...
-ISLAM = IS LAM = ISH LAM = Esh i Lamt = Eshte i Larte = Zot i Larte...
Pra, fjala Shqip e thurrur Zot i Larte eshte deformuar po ashtu ne fjalen Islam...
Fjala "Kuran" qe ne shpjegimin e thjeshte kupton "Ligjeraten e Zotit", eshte po ashtu e thurrur nga gjuha Shqipe...
-KURAN = KERYN = Kryer = Qe eshte = Qartesim = Qortim = Sqarim = Shquarim = SHQUAR = SHQIP...
Atehere, pse te demtohet e verteta?!
Atehere, pse te demtohet gjuha Shqipe?!
Sepse dikush pajtohet me shume me profetin Jezus se sa me profetin Muhamed, apo e kunderta?!
Fjala "Fe" qe ne shpjegimin e thjeshte kupton tregimin ndaj besimit te thurrur, eshte plotesishte Shqipe...
-FE = FEJA = FEJALA = BEJA = BETIMI = BESIMI = BESA...
Atehere, cila eshte feja e shqiptarit dhe e mbare njerezimit?!
Gjuha Shqipe, e cila na drejton ta kuptojme Zotin...
Pra o Vellezer Shqipetare, t'i Nderojme njeri-tjetrit Krenarine e mbrojtur nga Lashtesia e me Zot, qe te mund te Cmohemi prej Zotit Shqip ashtu si Ai na krijoi...
(E.J.K)
Pastaj kur thoni se ekzizton feja shqiptare bile edhe me larg keni shkuar kur thoni dhe jo turk-arabishtja qe perrallisni ju...
Studjoje mire Islamin se prej gjuhes Shqipe eshte thurrur... Kjo ma e tregon se sa ju e njihni se cfar dmth fe . e cfar dmth komb e tj etj..
- W0rldV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 570
Hobi : Muzika,leximi&stervitja
Vendndodhja : In Your Dreams!
Anetaresuar : 14/04/2013
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Sun 13 Oct 2013 - 18:42
E perbashketa e madhe eshte mosrespektimi i dinjitetit te njeriut, mosrespektimi i lirise se tij. Cdo njeriu Perendia i ka dhene vullnet te lire, te zgjedhi te besoje apo te mos besoje, te besoje ne nje fe si Krishterimi apo Islami. Disa njerez as nuk e njohin kete liri, as nuk e respektojne ate, perkundrazi, keta kujtojne se e kane per detyre qe tu diktojne shqiptareve ne menyre te sforcuar se cfare duhet te besojne, si duhet te sillen, si duhet te falen, ke duhet te zgjedhin ne krye te komuniteve te tyre fetare, e me rradhe.
E perbashketa tjeter e madhe dalluese eshte se keta njerez vuajne nga nje ndjenje e theksuar inferioriteti. Kjo ndjenje inferioriteti lind nga raporti i imazhit te vendit te tyre me imazhin e popujve te tjere te botes. Dhe po te germosh thelle thelle tek keta njerez, do te kuptosh qe esenca e kesaj ndjenje inferioriteti e ka burimin tek kriza e tyre e identitetit: identitetit familjar, identitetit fetar te komunitetit qe i perkasin, identitetit shqiptar ne rang kombetar. Keta nuk e dine se nga vijne dhe se kush jane, por dine vetem se ku duan te shkojne.

- Kushtrimi4Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19845
Hobi : fudball
Vendndodhja : linc ne austri
Anetaresuar : 15/01/2011
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Tue 15 Oct 2013 - 17:37
BIBLA ESHT LIBER E SHAJTIT KA FJAL TE ZOTIT AMA KURANI ESHT LIBER E SHAJTIT SI TE GJITH NJERZIMI MER KSHILLA NGA KURANI SEPSE ESHT E GARANTUAR NE ZOTI
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Tue 15 Oct 2013 - 17:37
Na ndrite...
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Wed 16 Oct 2013 - 10:52
Me falni akeni argument per kete se bibla na qenka liber i shaj...... ( sedi cfar ke dash me than) edhe bibla ka qen libr i Zotit po njerzit ndjeks te deshirave te veta dhe ne basjkupunm me djallin kan ber ndryshime nfa dhjata e r vjeter pastaj ne ate te re.. etj etjKushtrimi4 shkruajti: BIBLA ESHT LIBER E SHAJTIT KA FJAL TE ZOTIT AMA KURANI ESHT LIBER E SHAJTIT SI TE GJITH NJERZIMI MER KSHILLA NGA KURANI SEPSE ESHT E GARANTUAR NE ZOTI
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Wed 16 Oct 2013 - 19:12
Re: Islamokracia dhe islamofobia
Fri 18 Oct 2013 - 20:14
Hajde de hajt mos ja futni kot edhe ju feja e shqiptarit Shqiptari, e gjermaninit gjermania, e angiz anglia, feja e amerikanit amerikania, e arabis arabija e tyrqis turqizia..... sa i vobeket dukesh...Luan_Valikardi shkruajti:
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi